Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët ikin, të huajt vijnë! Shifrat e jashtëzakonshme të turizmit këtë vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqiptarët ikin, të huajt vijnë! Shifrat e jashtëzakonshme të turizmit këtë vit
EkonomiKryesore

Shqiptarët ikin, të huajt vijnë! Shifrat e jashtëzakonshme të turizmit këtë vit

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

Shqipëria po përjeton këtë vit sezonin më të mirë turistik në historinë e saj. Nga jugu në veri, të huajt po shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare.

Shtimi i numrit të të huajve që po vizitojnë vendin po përkthehet dhe në më shumë të ardhura për ekonominë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga udhëtimet arritën në një nivel prej 624 milionë euro, që është rekordi më i lartë historik dhe pothuajse dy herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, përpara pandemisë dhe 52% më shumë se tremujori i parë i 2022-t.

- Publicitet -

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në tre muajt e parë të 2023 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të Bankës për shumën e shpenzuar nga ata që udhëtojnë në Shqipëri dhe të INSTAT për numrin e shtetasve të huaj, rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 580 euro për kohën e qëndrimit në Shqipëri.

Ikin dhe shqiptarët

Ndërsa gjithnjë e më shumë të huaj po e preferojnë vendin tonë, edhe shtetasit shqiptarë po “pushtojnë” Europën, duke lënë gjithnjë e më shumë para jashtë vendit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit në janar-mars 2023 ishin 435 milionë euro, sërish një nivel rekord, me një rritje prej 35% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tremujorit të parë 2023, është 1.394.250, duke u rritur 32,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e kombinuara të Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT tregojnë se shtetasit shqiptarë shpenzojnë më pak kur dalin jashtë vendit, mesatarisht 311 euro për person, gati sa gjysma e një të huaji.

Ekonomisë i mbeten neto 189 milionë euro

Deri në vitin 2014 vendi kishte një bilanc neto të udhëtimeve negativ, që nënkupton që shqiptarët që udhëtonin jashtë shpenzonin më shumë sesa të huajt që vinin në Shqipëri.

Por, vitet e fundit, bilanci është pozitiv dhe gjithnjë në rritje. Në tre muajt e parë 2023, sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomisë vendase i mbetën neto nga udhëtimet 189 milionë euro, niveli më i lartë rekord.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • K R says:
    June 13, 2023 at 7:32 am

    Lajmi i pare i mire eshte se sipas te gjitha gjasave Shqiperia po shkon drejt nje sezoni rekord turizmi kete vit. Ne maj, te huajt qendruan 100 mije nete me shume ne Shqiperi se sa maji i vitit te kaluar.

    Lajmi i dyte i mire eshte se kapacitetet akomoduese te vendit po rriten.

    Lajmi i trete i mire eshte se vlera qe Shqiperia perfiton nga nje turist po ashtu po rritet. Dhe ketu duhet sqaruar dicka per cmimet. Sot nje punetor turizmi ne Shqiperi prodhon 2 deri ne 3 here me pak vlere se vendet e rajonit. Kjo ndodh per shkak se cmimet tona ne turizem jane me te uleta se vendet e tjera, ndaj rritja e cmimeve ne segmentin e larte te tregut turistik eshte inkurajuese.

    Lajmi i katert i mire eshte se oferta po diversifikohet, nderkohe qe ka ende shume potencial per te rritur sherbimet dhe vleren qe perfitohet nga turistet.

    Lajmi i peste i mire eshte se turizmi eshte valvula qe shfryn presionet per fluske ne ndertim.

    Lajmi i gjashte i mire eshte se me gjasa turizmi do jete faktori kyc qe nuk do e lejoje ekonomine te bjere ne recesion kete vit.

    Lajmi i shtate i mire eshte se fotot me shezllonet bosh dhe britmat me cmimet, perfshire ato te kryeministrit, i ka marre era nderkohe.

    Reply
  • Ana tjeter e medaljes says:
    June 13, 2023 at 7:34 am

    Kush po e spastron bregdetin tone nga shqiptaret e zakonshem?

    Sipas nje shkrimi te Dites 50% e hoteleve ne plazhet e Jugut jane bosh ne kulmin e sezonit.

    Sipas Barometrit te Ballkanit 60% e shqiptareve do rrijne ne shtepi kete vere.

    Pra nga njera ane kemi hotele pa turiste, dhe nga ana tjeter kemi shqiptare qe do te donin te ishin turiste, por nuk i perballojne dot cmimet e ketyre hoteleve.

    Ne nje ekonomi te paster, renia e fuqise blerese do sillte renie te cmimeve te hoteleve, sepse nje fitim i vogel eshte me mire se zero fitim.

    Por turizmi jone eshte infektuar nga parate e droges, qe hidhen ne bregdet per tu lare, dhe jo per te gjeneruar fitim. Per pasoje, pronaret e hoteleve me mire i mbajne bosh, se tu sherbejne shqiptareve te zakonshem.

    Se dyti, ne nje shtet normal kostot e dhomave do te perfshinin vetem shpenzimet dhe investimin e bere nga bizneset.

    Por ne nje administrate te korruptuar, si kjo e jona, biznesmenet e hoteleve, restoranteve apo shezlongjeve duhet te paguajne edhe nen dore bashkine, ministrine, policine dhe inspektoret.

    Keto kosto ata pastaj ua transferojne klienteve, duke rritur cmimet pertej asaj qe eshte e perballueshme prej shqiptareve te zakonshem.

    Arsyeja e trete jane monopolet. Nese ne Shqiperi do te kishim nje treg te lire, cmimet e hoteleve do te ishin nje pikeprerje mes gatishmerise te turisteve per te paguar dhe nevojes se bizneseve per te qendruar konkurues ne treg.

    Por Shqiperia ka nje turizem te monopolizuar. I gjithe bregu yne eshte i dominuar nga politikane, oligarke dhe trafikante, te cilet kane zaptuar pjeset me te mira te Shqiperise.

    Dalengadale ata e kane perdorur shtetin per ta spastruar bregun nga bizneset e vogla, familjare, shpesh te drejtuara nga banoret e zones, qe ishin ngritur naryrshem ne keto 30 vjet.

    Dhe duke mbetur te vetem ne breg ata i vendosin cmimet ne stratosfere, sepse nuk ka kush t’i konkuroje me me cmime me te lira. Nje turist ose shkon tek ata ose nuk ben pushime ne Shqiperi.

    Ne keto kushte shqiptari i zakonshem i lihen tre zgjedhje: ose te marre kredi per te bere pushime ne Shqiperi, ose te shkoje jashte shtetit, ose te qendroje ne shtepi.

    Dhe kjo eshte shume e trishte: Te kesh disa nga plazhet me te bukura ne Evrope dhe te mos arrish dot t’i shijosh, vetem sepse nje grusht horrash me pushtet nuk kane te ngopur…

    E nderkohe qe bregdeti yne spastrohet perdite nga shqiptaret e zakonshem, ne vazhdojme te punojme qe me parate tona te bejne pushime politikanet e korruptuar dhe oligarket e tyre.

    Reply
  • Vlora 97 says:
    June 13, 2023 at 7:35 am

    Sh mire qe po vijne, po Shqiperia.a eshte gati?? Se po lexojme perdite vdekje turistesh ne male e lumenj e hotele qytetesh

    Reply
  • Emigranti says:
    June 13, 2023 at 7:37 am

    Nje ekspres = 3 euro
    Nje uje = 60 cent
    Fature taze ne qender te Santorinit.
    Ishulli me i frekuentuar nga turistet ne Evrope.
    Logjika e turizmit te qendrueshem dhe qe ruan barazine sociale.
    Ketu, cmimet, une kam 10 vite qe jetoj ketu, nuk ndryshojne.
    Kafene mund ta gjesh me te njejtin cmim si ne qender, si ne det. Mund ta gjesh me te njejtin cmim si ne dimer, si ne vere. Logjika e turizmit grek eshte qe se pari cdo grek duhet te kete mundesine te beje pushime.
    Nje ekspres ketu mund te jete pak ‘shtrenjte’ per nje shqiptar, por jo per nje grek apo turist te huaj. Por edhe per nje shqiptar me rroge le te themi te mire, eshte mese e perballueshme. Ajo qe dua te them dhe te pyes eshte nese nje grek mesatar e perballon me rrogen e vet nje pale pushime ne vendin e tij, ne ne Shqiperi nje pensionist apo shumica e popullsise me rroge deri ne 400-500 apo edhe 600 mije leke a mundet ti perballoje pushimet me cmimet e bregdetit shqiptar? Se do thoni, jo po kafja aty 3 euro, po pra po aty ne bregdetin shqiptar nuk pi dot uje, se te duhet nje buxhet me vete. Dhe tjetra, ketu ne plazh nuk te kontrollon kush termusin.

    Reply
  • SPAK says:
    June 13, 2023 at 8:26 am

    Te Nuk mund te behet Shqiperia pa emigracionin i dhimbshem apo jo!oria qe Shqiptaret ikin eshte me qesharakja dhe me armiqesorja nga njeres injorante por edhe dashakeqe! Ikin vine ne te gjithe boten! Ne nuk kemi hallin e Enverit qe thoshte beni sa me shume femije ushtare te Partise! Pse na i solli “Saliu vizat”? Do saliu tani te rine ne Shqiperi dhe te mos punojne “per familjen time” Berishes! Njerezit shkojne atje ku mendojne se u behet me mire! Menodni se Saliu i qan hallet popullit?! Jo Saliu jeton ne shekullin e 20te akoma nuk e di se jemi ne 2023!

    Reply
  • demo says:
    June 13, 2023 at 9:56 am

    Kur edvini ngjyen FURCEN,,ruhuni se ka Lajm. Turizmi eshte Prioriteti n-1 i Qeverrise se Furces dhe per kete shqiptaret e mbetyr duhet te pregatiten,se do te kete perdite vershime turistesh nga te kater anet e Botes.
    Industrine qe prodhon te ardhura e rrafshoi te tere.Edhe ato rafineri qe la pa shkaterruar maloku.
    Bujqesise i ka vene pengesa te pakalueshme,si nafta sa ne Paris,Taxat e paperballueshme,Vershimi i Importit Skarco, .Qe Asnje shqiptar mos te gjeneroje te ARDHURA NGA PUNA.
    Vetem Parazitizmi turistik prodhon te Ardhura. I braktisi kinemate 3D,,Loja e Re e edvinit eshte Turizmi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?