Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të kërkosh imunitet nga humori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Të kërkosh imunitet nga humori
Komente

Të kërkosh imunitet nga humori

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

Nga Filip Çakuli

Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestuesi: protestuesi që kërkon të rrëzojë qeverinë, por nuk pranon të rrëzohet nga një batutë.

Mjaftoi një humor i Portokallisë për protestën dhe rrjetet sociale shpërthyen. Anonimë e me emër, të indinjuar e të revoltuar: “Sulm qeveritar!”, “Servilizëm!”, “Po talleni me protestën!”

- Publicitet -

Jo, o njerëz. Po bëhet humor.

Po çfarë paska ndodhur me protestën që nuk mund të tallet më askush me të? Që nga momenti që dikush merr mikrofonin në bulevard, a fiton edhe imunitet nga satira?

Përkundrazi. Pikërisht aty fillon materiali i humorit.

Kur një protestues del në bulevard dhe bërtet “Arrestoni Ramën!”, protestuesi ka të drejtë ta thotë. Por humoristi ka të drejtë të pyesë: Po kush e arreston? Turma me mikrofon?

Kjo nuk është tallje me të drejtën për të protestuar. Është tallje me mënyrën se si politika dhe turma nganjëherë e kthejnë mikrofonin në gjykatë, akuzën në vendim dhe brohoritjen në dënim.

Humori nuk ka detyrë të marrë anën e protestës. As të qeverisë.

Ai merr anën e absurdit.

Dhe protesta është pjesë e realitetit. Prandaj është edhe pjesë e satirës. Humori merret me të fortët, me të fuqishmit. Dhe protestuesit të tillë janë, kështu e mbajnë veten. ndaj nuk pajtohem me ca komentues, që shkruan se po merremi me ca hallexhinjë.

Humori ka bërë shaka me mbretër, presidentë, ministra, gjykatës, priftërinj dhe turma. Ka bërë edhe humor me Zotin. Aristofani e kishte kuptuar këtë më shumë se dy mijë vjet më parë. Që atëherë, satira ka pasur një zakon të keq: nuk respekton shumë autoritetin kur autoriteti bëhet qesharak.

Madje, pushteti është shënjestra e preferuar.

Rama mund të jetë kryeministër, por nuk është pronar i imazhit të tij. Berisha mund të jetë lider politik, por nuk është pronar i figurës së tij publike. Një ministër mund të ketë pushtet, por nuk merr bashkë me postin edhe një certifikatë që thotë: “Ndalohet tallja.”

E njëjta gjë vlen për protestuesin. Nëse del në skenën publike, bëhesh pjesë e saj. Dhe pjesa e publikut nuk është vetëm duartrokitja. Është edhe kritika. Është edhe karikatura. Është edhe batuta.

Protesta ka të drejtë të bërtasë. Humori ka të drejtë të qeshë me të. Këto nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, një protestë që kërkon të rrëzojë një qeveri duhet të ketë mjaftueshëm besim te vetja për të duruar edhe një shaka. Një president i njohur Francez nuk ndihej mirëditën që gazetat nuk talleshin dhe nuk karikaturonin atë.

Më kujtohet një histori me Pjetër Arbnorin, që e imitonte bukur Agron Llakaj. Shumë militantë të Partisë nuk e duronin këtë gjë dhe shanin e fyenin Agronin, kudo ku e gjenin. “Si mund të merreni me një të burgosur mbi njëzet e ca vjeçar”, ishin ankesat e tyre. Por, Pjetri vetë, më thotë një ditë: “Kam ditëlindjen pasnesër dhe dua të jetë i ftuar Agroni”. Për një çast mbeta i shtangur, por e përqafova për dinjitetin e tij dhe perceptimin që kishte për humorin.

Të paktën t’i afroheni Arbnorit, në konceptin tuaj për ironinë dhe humorin.

Sepse nëse një batutë të rrëzon, ndoshta problemi nuk është te batuta. Është te brishtësia e protestës.

Dhe kur një shoqëri fillon të vendosë se kush është i shenjtë dhe me kë nuk lejohet të bëhet humor, rruga drejt lirisë nuk mbyllet nga qeveria. Mbyllet nga ata që nuk durojnë dot të qeshin me veten.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?