Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë natës një banesë në Lushnjë, tre në pranga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë natës një banesë në Lushnjë, tre në pranga
AktualitetKronike

Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë natës një banesë në Lushnjë, tre në pranga

Published: July 1, 2023
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është parandaluar gjatë natës në një fshat të Lushnjës, ku dy persona kanë tentuar që të grabisnin një banesë.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Bubullimë. Falë informacioneve në kohë, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, Gentian Bajrami, Ramazan Troka.

Po ashtu u arrestua dhe bashkëpunëtori i tyre, Volter Alushaj, që i transportoi me makinë.

- Publicitet -

NJOFTIMI I POLICISE
Të maskuar dhe me armë zjarri, tentuan të vidhnin gjatë mesnatës, në një banesë në fshatin Bubullimë, falë informacioneve të marra nga qytetarët dhe mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, kapen në oborrin e banesës ku synonin të vidhnin dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga edhe një 30-vjeçar i cili transportoi këta shtetas në vendngjarje, dhe priste për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit. Policia sekuestron 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash dhe automjetin që drejtonte 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, mesnatën e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga banorë të fshatit Bubullimë, se kishin parë disa shtetas të maskuar që po lëviznin në drejtim të një banese në këtë fshat, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje për të verifikuar situatën e njoftuar.

Si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve, si dhe ndërhyrjes së organizuar dhe profesionale, në kuadër të operacionit “Momenti”, u bë i mundur parandalimi i një vjedhjeje e cila mund të kishte rezultuar me pasoja për jetën e poseduesve të banesës, pasi njëri nga autorët e dyshuar ishte i pajisur me pistoletë.

Për këtë rast, u kapën në flagrancë në oborrin e banesës ku donin të vidhnin, pa hyrë ende në brendësi të saj, dhe u arrestuan shtetasit G. B., 22 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, të dy banues në Radostinë, Fier. Gjithashtu, u kap dhe u arrestua shtetasi V. A., 30 vjeç, banues në Radostinë, Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka sjellë shtetasit G. B. dhe R. T., në vendngjarje, me automjet, dhe po i priste ata në vendin e quajtur “Rotondoja e Kolonjës”, për t’i marrë sërish, pas kryerjes së krimit.

Në cilësinë e provës materiale, shtetasve G. B. dhe R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike dhe 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “As kontroll banese, as arrestim” për krerët e BSH: Pas zyrtarëve të lartë, projektligji i ri parashikon tjetër ‘kështjellë’ mbi drejtësinë
  • “E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon
  • Konjufca i shkruan Kallas: Deklarata e ministres serbe për “spastrim etnik” kërkon reagim të ashpër nga BE
  • Irani godet bazën amerikane në Bahrein dhe ndalon katër anije në Hormuz, SHBA kundërpërgjigjet
  • DETAJE: 9 plumba ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, autorët dyshohet se u arratisën me skaf

Komentet e Fundit

  1. Detari on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. Detari on Çështja Homerike
  3. Emigranti on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  4. Lulo Saka on “Një fuoristradë më preu disa herë rrugën, pasi filmova marrjen e inerteve nga Shkumbini”
  5. ANA on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?