Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të pamotivuar dhe të keqpaguar, shqiptarët të pestët në botë për stresin në punë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të pamotivuar dhe të keqpaguar, shqiptarët të pestët në botë për stresin në punë
AktualitetShoqëri

Të pamotivuar dhe të keqpaguar, shqiptarët të pestët në botë për stresin në punë

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Një punëtor i stresuar është më pak fitimprurës për biznesin dhe shqiptarët janë ndër më të stresuarit në botë.

Nuk është vetëm një rrogë e mirë që mjafton për të motivuar një punonjës, pasi gjithmonë e më shumë një ambient i qetë dhe respektimi i të drejtave në punë po kthehen në elementë kyç.

Mosplotësimi i këtyre kushteve për shqiptarët ndikojnë më pas në uljen e produktivitetit deri në braktisjen e punës.

- Publicitet -

Një raport i kompanisë amerikane të sondazheve Gallup për vitin 2022, tregon se Shqipëria është përkeqësuar renditjen e 166 shteteve, duke u pozicionuar e 5-ta në botë, me 47% të punonjësve që raportojnë stres të përditshëm.

Trajnuesit e bizneseve pohojnë se keqmenaxhimi i burimeve njerëzore po ndikon në braktisjen dhe emigrimin e tregut të punës.

“Humbjet më të mëdha në produktivitet, nuk vijnë më nga produkti, nga klienti apo tregu ku je. Vijnë ngaqë punonjësi që ti ke, që të lidh ty me produktin me tregun është i pakënaqur. Askush nuk largohet nga puna se ka marrë një rrogë më shumë apo më pak. Njerëzit largohen për shkak të kulturës vrastare, negative, ju thith të gjithë energjinë e ditës”, shprehet ekspertja e burimeve njerëzore Elida Motro.

Rritja në karrierë, trajnimet por dhe respektimi i kontratave të punës janë disa nga gjërat që punonjësit dëshirojnë t’i ndryshojnë në ambientin ku punojnë.

“Kur unë shkoj në kompani dhe bëj skanimin e produktivitetit të kompanive më të mira, gjej një shifër tek 49% dhe jo më shumë, gjithë pjesa tjetër është antiproduktivitet. Sigurisht që do jemi keq e më keq. Mendimi im është tek edukimi, tek ngritja e ndërgjegjshmërisë, duhet patjetër me drejtuesit e ekonomisë të punojmë me formën që rritja e angazhimit të njerëzve bëhet rritjen e menaxhimit të cilësisë së tyre”.

Pavarësisht rritjeve ekonomike ndër vite, shtimit të eksporteve dhe uljes së papunësisë, produktiviteti në vend, thënë vlera e shtuar për çdo punonjës ka rënë në pjesën më të madhe të kompanive. Një situatë e tillë, jo vetëm krijon biznese më të dobëta, por ul ndjeshëm mundësitë për rritje pagash, duke krijuar një rreth vicioz të stresit dhe produktivitetit të ulët./a2

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive
  • Konfirmohet rasti i parë me ethet e Nilit në Shqipëri, pacienti diagnostikohet në Korçë
  • Aksident me vdekje në Golem, humbin jetën dy persona pas përplasjes së motorit
  • HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  • Çfarë ndodhi me Ronaldon pas takimit me Infantinon?

Komentet e Fundit

  1. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. Mentori on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  3. Mentori on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  4. Shqiptari realist . on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Ganua on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?