Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të përfshirë dhe biznesmenë”, detajet që jep policia nga aksioni i goditjes së grupeve kriminale në Elbasan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Të përfshirë dhe biznesmenë”, detajet që jep policia nga aksioni i goditjes së grupeve kriminale në Elbasan
AktualitetKronike

“Të përfshirë dhe biznesmenë”, detajet që jep policia nga aksioni i goditjes së grupeve kriminale në Elbasan

Published: June 29, 2023
Shpërndaje

 

 

Kreu i Policisë së Elbasanit Ilir Proda, dha detaje për aksionin e zhvilluar në këtë qark nga i cili u ndaluan 45 persona dhe shtatë të tjerë u shpallën në kërkim. Sipas tij, janë shoqëruar shpërndarës droge, drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale. Ai shtoi se në mesin e personave të ndaluar ka edhe biznesmenë dhe mosha e tyre varion nga 20-65 vjeç.

- Publicitet -

“Për asnjë nga personat e arrestuar nuk është marrë asnjë deklarim. Janë shoqëruar shpërndarës, drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale. Hetimet janë në vazhdim edhe për disa subjekte të tjerë. Midis tyre ka biznesmenë, ka persona me arsim të lartë, të mesëm apo dhe të tjerë. Kryesisht janë në moshës mbi 20-65 vjeç”, theksoi ai gjatë një konference për mediat.

Gjatë analizës kriminale të shtetasve për të cilët sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit, si dhe të personave të shpallur në kërkim, rezulton se:
-11 prej tyre kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
-25 prej tyre kanë qënë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.
-Vlen të theksohet fakti që 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.
-Si rezultat, është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjera kriminale.
-Hetimi i thelluar është në vijim, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, u shpreh se do të goditen të gjitha rastet abuzive, me fokus të veçantë çmontimin e rrjeteve shpërndarëse të drogave pranë ambienteve të shkollave dhe lokaleve të qytetit.

Kreu i Polcisë njoftoi se në operacion kanë marrë pjesë 490 efektivë dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ballukut
  • Shezlongët e vjedhur në Itali, shfaqen në Kepin e Rodonit
  • Çështja Homerike
  • Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  • Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla

Komentet e Fundit

  1. Sa turp!! on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
  2. K R on Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku
  3. K R on VIDEO: Arrestohet pasi protestoi pranë makinës së Kryeministrit
  4. K R on Një klithmë e heshtur për mënyrën se si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  5. Vlora 97 on Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?