Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të premten mblidhet Këshilli, ‘sherr’ për USB-në me provat për arrestimin e Ballukut! Peleshi e ‘kyç’ në kasafortë: Sekret hetimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Të premten mblidhet Këshilli, ‘sherr’ për USB-në me provat për arrestimin e Ballukut! Peleshi e ‘kyç’ në kasafortë: Sekret hetimor
Lajmi i funditPolitike

Të premten mblidhet Këshilli, ‘sherr’ për USB-në me provat për arrestimin e Ballukut! Peleshi e ‘kyç’ në kasafortë: Sekret hetimor

Published: December 17, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet të premten pa u njohur me dokumentacionin e plotë që ka sjellë SPAK, i cili kërkon arrestimin e Belinda Ballukut. Kuvendi ju ka shpërndarë 10 anëtarëve të Këshillit, vetëm kërkesën e prokurorisë, por jo provat mbështetëse që ndodhen në një USB, siç SPAK i ka dorëzuar, me argumentin se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që këto informacione të ngelen sekret dhe ndalohet publikimi i tyre.

Zyra e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i tha Report TV se gjatë mbledhjes së ditës së premte, ku marrin pjesë edhe prokurorët, do të diskutohet edhe si do të trajtohen këto dokumente sekret hetimor.

“Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut”, thuhet në reagimin e Kuvendit për Report Tv.

- Publicitet -

Edhe pse Peleshi thotë se ka zbatuar rregulloren e Kuvendit dhe urdhrin e prokurorit, këto veprime vihen në pikëpyetje, për sa kohë, Rregullorja e Kuvendit ka këtë parashikim. Neni 118 i rregullores së Kuvendit thotë se “kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.”

Gazment Bardhi dhe më pas Sali Berisha, akuzuan Ramën se po fsheh provat që implikojnë kryeministrin.

“Dosja e sjell nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e para, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave”, shkruan Bardhi.

Të premten do të mbahet seanca e parë për Ballukun në Këshillin e Mandateve. A pandehura mund të vijë vetë ose me avokatë, dhe mund të kërkojë kohë shtesë për tu mbrojtur.

Në mbledhje marrin pjesë dhe prokurorët e SPAK që paraqesin provat se pse duan ta arrestojnë zëvendëskryeministren që ka edhe mandat deputeti.

Në të shkuarën, Këshillit i janë dashur të paktën 2 mbledhje për të shqyrtuar kërkesën.

Rregullorja e Kuvendit nuk ka afat se kur duhet ta mbyllë shqyrtimin. Nga mbledhja e fundit e Këshillit, janë maksimumi 2 javë kohë për hartimin e raportit, i cili duhet të votohet në seancën më të parë.

Ligji ka vetëm një parashikim 3 mujor, brenda të cilit, nëse nuk merret një vendim, kërkesa e prokurorisë rrëzohet.

Socialistët nuk kanë bërë asnjë koment për çështjen, veç reagimit të parë të Edi Ramës që premtoi një vendim të qartë e të denjë, ndërsa ish deputeti Petro Koçi, është i vetmi socialist që publikisht i ka kërkuar dorëheqjen Belinda Ballukut.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • intelektuali says:
    December 17, 2025 at 6:23 pm

    Mire neni famoz 103 ne Kushtetute qe bie ndesh me Kodin Penal shqyptar, me i vjetri ne Bote, fill pas Majmunit, po kjo ne rregulloren fill pas Enverit, cfare KAFSHE eshte?

    “… Rregullorja e Kuvendit nuk ka afat se kur duhet ta mbyllë shqyrtimin…”

    Prandaj e ka mbyllur ne kasaforte Niko Peleshi USB e hajnise TOP SECRET te Belinda Ballukut, qe nuk ka Gjykate Kushtetuese ne Bote qe ta zhbiriloje.

    Reply
  • Buda says:
    December 17, 2025 at 6:48 pm

    Kerkesa per heqjen e imunitetit te deputetes, ministres dhe zv,kryeministres Belinda Balluku eshte nje veprim normal i SPAK-ut dhe Drejtesise se Re Demokratike ne Shqiperi; por mos kerkimi i heqjes se imunitetit te deputetit Salih Berisha, qe ka 38 akuza publike ne kurriz, do ta veshtiresoje, ne mos ta deshtoje, kete aksion te domosdoshem per pastrimin e kembeve dhe dhembeve te Oktapodit te Korrupsionit Shteteror qe ka mberthyer Shqiperine.

    Reply
  • Aldrinp says:
    December 17, 2025 at 6:50 pm

    Qysh ore sekret Hetimor, ku e ke gjetur kete sekret, te breket e gruas apo te vajzes?
    Eshte vjedhje e pasurise Kombetare, dhe eshte dhe duhet te jete ceshtje e hapur publike.
    Lerini termat e ndyre me te cilet beni dhe fshihni vjedhjet
    Kjo eshte prova me e paster qe PiSat jane te perfshire ne aferat Korruptive te Ramutit
    PiSa duhet te shkrihet.
    Eshte organizate kriminale.
    Nuk ka asnje baze qe te besohet ne institucionet shteterore dhe organizmat e PSse

    Reply
  • Edi says:
    December 17, 2025 at 6:55 pm

    Pe….leshi
    Nje meter DHE nje kanaçe i gjate

    Reply
  • chp says:
    December 17, 2025 at 7:08 pm

    zoti Buda 6:48 pm

    shprehja juaj me poshte eshte brilante:
    (citoj)
    mos kerkimi i heqjes se imunitetit te deputetit Salih Berisha, qe ka 38 akuza publike ne kurriz, do ta veshtiresoje, ne mos ta deshtoje, kete aksion te domosdoshem per pastrimin e kembeve dhe dhembeve te Oktapodit te Korrupsionit Shteteror qe ka mberthyer Shqiperine.( fund citimi)
    *
    Me lejoni te shtoj se falangat makartiste te amerikes dhe raciste te BE te Brekesellit po na kujtojne 4 dhjetorin 1991 kur ish turbokomunisti Usali Serbiberaj kerkoi KOKEN E NEXHMIJES per te prere koken e Ylli Bufit,,,dhe sot ky kriminel qe mbrohet hapur nga LaCipitate e Trampit kerkon koken e Ballukut per te prere koken e Rames…Eshte e tupeshme per USA & BE qe me nje Usali te pa prangosur duan te eksplodojne qeverine Rama….TURP !

    Reply
  • Skypion says:
    December 17, 2025 at 7:45 pm

    Ne paraqitjen e fakteve te reja( sigurisht te servirura nga Spakistet digjitale), qe Doktori beri sot, te komunikimeve te Ballukut me vartesin e saj, te bie ne sy, a me sakte te vret syte, fjalori tejet banal qe perdoret aty.
    Ne reagimin e pare, thua jo, nuk eshte e mundur, duhet te kete ndonje keqkuptim, apo prokurori digjital qe ia ka servirur Doktorit mos ka bere ndonje hile per te banalizuar deklaratat e tij.
    Mirepo, gjithcka eshte e vertete; fjalori banal, etiketimet banale, sharjet rrugacerore, te gjitha nga zv.Kryeministrja e Shqiperise, Belinda Balluku.
    Dhe pastaj, neveri dhe vetem neveri, peshtirosje pafund. Po kjo eshte grua, eshte nene me femije, eshte zyrtare, eshte ministre, eshte zvkryeministre, qe mos qofte.
    A i vjen ndopak rende nga vetja, nga familjaret e vet, nga femijet e vet, me kete fjalor bordellosh qe perdor?! Mirepo, cudi, nuk zgjat shume, tek kujton se keshtu jane te gjithe ne kete parti.
    Jo me kot, vete perversi Rama e pat deklaruar publikisht qe partia Socialiste eshte nje bordello! Konstatim i sakte, i vetmi i sakte i genjeshtarit patologjik; gjeja me me vend qe ka thene keto 3 dekada te perfshirjes ne politike, dhe e vetmja. Vete perversi Rama njihet boterisht per fjalorin e tij rrugaceror; per sharjet grafike ndaj vartesve te tij, sidomos atyre femra.
    Kjo eshte nje norme, pra, ne Bordellon socialiste. Keshtu paskesh qene gjithnje; edhe ne kohen e baballareve e tyre komuniste; mbeta pa fjale, kur mesova se edhe Xhikja, Haxhi Lleshi ( me nji sy), paskesh pasur dashnore nje sekretaren e tij… dhe c’paskesh thene Enveri( nje pervers i ndyre edhe ky) per kete?! – Sikur e ka tepruar pak Xhikja me ate sekretaren…
    Ja ke voton populli socialist: nje tufe rrugecerish e rrugacesh, nje band perversesh te neveritshem.
    Fare e keqe pra.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 17, 2025 at 7:49 pm

    @chp SHAHISTI:

    PO EDI RAMA NDODHET NE POZICIONIN “ZUGZWANG” NE LOJEN E TIJ POLITIKE ME SPAK

    qe:

    Do te thote se cfaredo levizje te beje ketej e tutje e humbet lojen me Drejtesine, ti na flet per Saliun qe ka rene nja 10 here MAT ne lojrat e tij si shahit ordiner.

    Reply
  • demo says:
    December 17, 2025 at 8:38 pm

    Edi Rama,dorzo hajdutet ne Parlament! Leri pergjigjet e tua,se osht faaa ky popull me barsaletat e tua.
    Lshoi nje fershellime edhe Ergysit te Bardhyl Agasit,edhe Beqirit te Bajrom Beqirit te dalin nga brima ku i ke fshefe.

    Reply
  • capi says:
    December 17, 2025 at 10:11 pm

    Nuk shtyhet ushtria me te ber shurren

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 18, 2025 at 5:44 am

    Parlament dhe shtet me kurva dhe bythqira ka vetem ne mutistan. Niko evgjit peleshbythe mos fustanin spiro.

    Reply
  • Skypion says:
    December 18, 2025 at 7:14 am

    Po ti hedhesh nje sy seksionit te komenteve ne portalet qe mbeshtesin regjimin, mund te vesh re me lehtesi nje zemerim te madh ndaj korrupsionit te qeverise socialiste; por ajo qe bie me shume ne sy, eshte se shume prej tyre jane socialiste; dukemeqenese socialistet jane me shume militante se demokratet, ky eshte nje tregues i qarte se ne c’pike fundore ka arritur qeverisja socialist, dhe se ne c’kulm te larte eshte korrupsioni i konsumuar prej saj.
    Erdhem ne diten, kur edhe trushpelaret nga propaganda, po neveriten prej babezise se hajduteve socialiste, qe jane aty ku jane, edhe per shkak te votes se tyre; kaq e madhe eshte vjedhja, domethene.
    Per raste te tilla, si ky i kycjes se dokumenteve ne kasaforte, qe perndryshe duhej tu jepeshin deputeteve te certifikuar dhe anetare te komisionit te posacem, ju ftoj vetem te beni krahasimin me ate cka ndodhur me pare ne raste te tilla; ka qene nje praktike krejt normale, qe as vihej ne diskutim qe dokumente te tilla tu jepeshin deputeteve perkates.
    Ky do te ishte skandal vite me pare; por jemi ne regjim, ne narkoregjim, prandaj edhe nuk skandalizohemi aq shume, meqe fenomene te tilla jane krejt normale ne nje regjim.
    Nikon e shkret kot ta shash; aq i mjere eshte; ai eshte thjeshte nje kukull qe Rama e ka vene atyre, per ta perdorur si t’i doje qejfi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?