Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara dje në 5 bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. 16% e zgjedhësve me të drejtë vote ishin të grupmoshës 55-64 vjeç dhe 18.4% të grupmoshës mbi 65 vjeç, sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Megjithatë preferenca e tyra për kandidatët që garonin për kryetarë bashkie është vendimtare për rezultatin final të zgjedhje, për shkak të interesit dhe gatishmërisë të tyre shumë më të lartë për të votuar, në krahasim me votuesit më të rinj.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, ndonëse përbënin 34.4% të zgjedhësve në listë, grupmosha mbi 55 vjeç dha 50% të votave në total, ose 15.5 pikë përqindje më shumë se pesha e tyre në totalin e listës së zgjedhësve.
Grupmosha më aktive në votime është ajo mbi 65 vjeç, që dha 27.6% të votave, kur përbën 18.4% të listës së zgjedhësve.
Interesi më i lartë nga kjo grupmoshë ka qenë në Mat e Tepelenë, ku më shumë se gjysma e të regjistruarve mbi 65 vjeç kanë shkuar të votojnë dhe më pak në Vlorë, me 18%.
Grupmosha nga 55-64 vjeç dha 22.3% të votave, kur përbënte 16% të të regjistruarve.
Grupmosha 45-54 vjeç ka ekuilibrin më të lartë mes peshës në listën e zgjedhjeve dhe votuesve, me përkatësisht 16.7% dhe 15.5%.
Tek më të rinjtë, kontributi për votën është dukshëm më i ulët për dy arsye kryesore.
Së pari, për shkak të nivelit të lartë të emigracionit, që ka përfshirë kryesisht moshat e reja.
Së dyti, si rrjedhojë e interesit më të ulët që ata kanë për të votuar, çka bën që dhe ata që janë në Shqipëri të mos u drejtohen qendrave të votimit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se grupmosha nga 18 deri në 44 vjeç përbënin gati gjysmën e listës së zgjedhësve (48.9%), por ata dhanë në zgjedhjet e djeshme 34.6% të votave totale, duke e lënë “fatin” e rezultateve në dorë të votuesve mbi 55 vjeç.
Interesi i të rinjve për të votuar ka qenë sidomos i ulët në Vlorë, ku më pak se 10% e grupmoshës deri në 35 vjeç që kanë të drejtë vote, i janë drejtuar qendrave të votimit, duke dëshmuar dhe për nivelin e lartë të emigracionit të të rinjve në qytetin bregdetar.
Të rinjtë më të zellshëm për të votuar ishin në Mat dhe Tepelenë, ku 20-25% e atyre që kanë të drejt vote nga 18 në 34 vjeç iu drejtuan kutive të votimit gjatë ditës së djeshme.
Zgjedhjet e pjesshme u zhvilluan gjatë ditës së djeshme në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, pas krijimit të vendeve bosh në postet e kryetarëve të bashkive për shkak të dorëheqjeve, shkarkimeve apo marrjes së mandateve të tjera publike nga ish-kryetarët.
Në total, në listën e zgjedhësve në këto bashki kishte 334,539 persona. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së, përqindja e votuesve ishte 18.45% (për 383 qendra nga 472 gjithsej), me interesin që ishte shumë më i ulët në raport me zgjedhjet normale vendore të vitit 2023, kur pjesmarrja totale ishte rreth 38%.
Zgjedhjet ishin planifikuar dhe në kryeqytet, por u anuluan pas Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.


Monitor.al

Ja dhuruan edi drogës , jo bojkotuan.
Sepse jemi si popull hajduta dhe nuk e “hamë punën”
Kërkojnë zgjidhjen e thjeshtë
Fatkeqesisht, te moshuarit jane dhe me te programuarit dhe indoktrinuarit e ketij sistemi teatral. E keqja eshte, se njeriut sa me teper i kalon moosha, aq me i zgjuar duhet te behet, por me shume njerez ndodh e kunderta. Eshte vertet fatkeqesi te shikosh mosha te thyera qe mazallah se hane pyka. Nje jete e tere indoktrinimi eshte veshtire te pastrohet nga supet. Kjo kerkon kurajo, inteligjence dhe disipline individuale.
Arben turku ç’kuptim kanë ato 2-3 rreshta me marrëzira që ke shkruar ? Mbush mirë ti ? Epo turk hesapi , ç’ mund të presësh ?
Ne rregull jane, ate ligj kane bere, sikur dhe tre pensionist te shkojne ne votime, prape te vlefshme quhen. Votuesi ja u dha mesazhin ne menyren me qytetare/civilizuar, por keta poliqen te pa cipe as skuqen as zverdhen.
Sic duket dhe bojkoti nuk qenka zgjidhje per kete klase politike.
Ky fakt tregon se kodi zgjedhore duhet te ndryshoje urgjentisht.Politika shqiptare mund te rinovohet nga kalbesirat 30 vjecare,vetem me maxhoritare te pastert.
Në të gjitha vëndet demokratike , nuk ka rëndësi pjesëmarrja në votime , mund të jetë edhe 2% dhe votimet quhen të vlefshme , fiton kush ka më shumë vota , individ apo parti qoftë . Në vëndet skandinave 18-20% e pjesëmarrjes quhet e kënaqshme , por në përgjithësi në Evropë , pjesëmarrja në votime është e ulët . Ndryshe ndodh në Shqipëri ku pjesëmarrja ka qënë gjithmonë mjaft e lartë , ndërsa këtë rradhe e ulët , por që është e justifikueshme . E kam shkruar edhe diku tjetër . Himagjinoni të luajë futboll Reali me një skuadër të kategorisë së tretë spanjole , sa veta mund të shkojnë në stadium ? Shumë pak ; dhe kanë të drejtë , se edhe ndeshja , sipas parashikimit , përfundoi 5 me zero .
Mos te kishin marr pjes fare do ish akoma me mire per keto klasa politike bucash.
Pavarsisht se ka plot akoma te verber si puna e ca vrromave qe komentojn ketu.
Dashi, fiks ashtu si thua ti eshte. Ndeshjet derbi,
kete rezultat kane: Shallvarja e Surrelit, kunder Lugut te Zi te Vicidolit( 5-1)……e kishte parashikuar edhe Diella(VAR-i ne rastin konkret) prandaj Salihi, me te drejte, ka dicka per t’u qurravitur. Te presim komisionin e disiplines cdo te thote. Spektatoret kete radhe, preferuan t’a ndjekin super-derbin nga shtepia, “shenje e mire”!!
Edhe mbas zbulimit të Noc Rrokut mashalla të kusaris prej 50 miljon eurosh që kusari, “palloshi” kryeministër dhe kryeministri “pallosh” Edi Rama i rrasi thellë shqipëtarëve në vrymjen e Pallukut posht Llogaras, prap na Vlora janë nja 9% të votuesve, shumica pleqë, që përjetojn orgazmën zgjedhore kur palloshi u rras thell e më thell Noc Rrokun e kusaris.
Shyqyr që janë 9% që i thon palloshit që në qoftë se ke edhe më na e fut më thell NocRrokun e kusaris dhe
shyqyr që 91% të vlonjatëve nuk pranojn Noc Rrokun e Palloshit të Pallukes. Jooooo…. nuk janë vetëm të rinjtë, jan shumica jo të rinjë ata që nuk kanë votuar në Vlorë.
Pozitive është që vlonjatët nuk pranojnë të votojnë jo vetëm hajdutët në qeverisje të Palloshit por edhe hajdutët në pseudo opozitë të polikriminelit, kolegut në kusarin kombçfarosëse të Palloshit, Sali Berisha.
Mbasi u fshehën ca kohë , Palloshi dhe Pallukja e tij dolën nga vrymja ku ishin fshehur, përsëri bashkangjitur si në makinën kur demostruan inspektimin e një rruge në Vlorë, dualën përsëri të sforcuar në shoun e radhës sikur nuk kishte ndodhur asgjë, duke hedhur mbi fekalet e kusaris së Llogaras që u kullon në surrat ca parfum mediatik special gebelsian me panele fotovoltaik dhe stacione karikim makinash elektrike…….. megjithëatë të kot e kanë,
dukej që larg , megjith përpjekejet që bën për tu dukur të lirshëm e të qetë në shou, që
janë mender të dy të zhyer kokë e këmbë si palloshë e kurva që janë sikurse pohohet vetë nga ata në bisedat e sinqerta zbuluar nga hetuesit në telefonat e tyre.
Zgjedhjet treguan se PD eshte ne shtratin e vdekjes.Te rinj te shkolluar me parime te se Djathtes duhet te punojne per zgjedhjet e 2029.Duhet ta fillojne tani.Saliu e filloi shkaterrimin e PD ne shtator 2021 dhe ne nentor 2025 e groposi.Mospjesemarja ne zgjedhjet e pjesesheme te nentorit ishte funerali.Ne 2029 edhe fizikisht nuk do kete mundesi te garoje.Ndjekesit e tij besnike do perjashtohen nga politika.
Ne dhjetor 1991,kur Sali Berisha rrezoi qeverine e koalicionit dhe nje vit me vone versuli katundaret e koprativave malore kodrinore mbi Tokat e demos,u betova te punoj vetem per te rrezuar pushtetin e Berishes.Edhe me Djellin do bashkpunoj ta shoh 0 fare kete parti bishash grabitqare dhe ja arrita kesaj dite.Bashkemoshataret e mi,me pjekurine e moshes kane votuar kunder Katastrofes Zi te Lugut te Zi. Me Edi Ramen merruni vete.