Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të rinjtë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të papunëve në vend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të rinjtë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të papunëve në vend
AktualitetEkonomi

Të rinjtë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të papunëve në vend

Published: September 11, 2026
Shpërndaje

Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtësim të tregut të punës.

Përkundrazi, të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i të papunëve 15-29 vjeç është rritur me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, ndërsa punësimi i tyre ka rënë.

Më 1 janar 2026, popullsia banuese e Shqipërisë zbriti në 2,335,930 rreth 27.4 mijë banorë më pak se në 1 janar 2025. Tkurrja është më e dukshme te moshat e reja, ku ndërmjet vitit 2022 dhe janar 2026 kishte të rinjtë në grup-moshën 15-29 vjeç u tkurren me 62 mijë persona ose 13.4%.

- Publicitet -

Por, teksa numri i të rinjve po bie, numri i atyre që kërkojnë punë dhe nuk e gjejnë atë po rritet.

Sipas të dhenavë të INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2026 kishte 36.7 mijë të papunë të moshës 15-29 vjeç, nga 31.6 mijë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Brenda një viti janë shtuar mbi 5 mijë të rinj të papunë, ose 16.1%.

Në të njëjtën kohë, numri i të rinjve të punësuar ra nga 177.4 mijë në 170.3 mijë persona, ose me rreth 7 mijë të punësuar, apo 4% më pak. Forca e punës 15-29 vjeç, që përfshin të punësuarit dhe të papunët, zbriti lehtë nga 209 mijë në 207 mijë persona.

Llogaritjet mbi të dhënat e INSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë tek të rinjtë u rrit në rreth 17.7% në tremujorin e dytë 2026, nga 15.1% një vit më parë, një përkeqësim me rreth 2.6 pikë përqindjeje.

Ecuria e të rinjve bie në kontrast me pjesën tjetër të tregut të punës. Numri i përgjithshëm i të papunëve në vend u ul me 4.2% në një vit, në 104.6 mijë persona. Te grup-mosha 30-64 vjeç, numri i të papunëve ra me 12.1%, ose rreth 9.2 mijë persona. Vetëm te të rinjtë tendenca ishte në drejtim të kundërt.

Si rrjedhojë, të rinjtë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të papunëve në vend. Në tremujorin e dytë 2025, 15-29-vjeçarët përbënin rreth 29% të të papunëve gjithsej, por një vit më vonë pesha e tyre u ngjit në rreth 35%.

Tregu i punës në vendin tonë nuk ka qenë historikisht tërheqës për të rinjtë, mirëpo së fundmi kushtet janë vështirësuar më tej. Sistemi arsimor duket se nuk prodhon profilet që kërkojnë bizneset aktuale. Ka një mbiprodhim të të diplomuarve në degë tradicionale dhe një mungesë të theksuar të specialistëve në fusha teknike, teknologji, apo zanate të specializuara që kërkohen nga sektori privat.

Largimi masiv i të rinjve, veçanërisht i atyre me arsim të lartë apo aftësi të mira, krijon një paqëndrueshmëri në treg. Ndërkohë, shumë të rinj që mbeten ose presin të largohen, ose janë në fazë tranzicioni duke kërkuar punë më të mira, por pa sukses afatgjatë.

p1-1024x471p2

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndryshime në qeveri, Rama: Ti Besfort do vish në Kryeministri, ndërsa Demo do jetë ministër i Brendshëm
  • Nga Al-Kaida te “ujqit e vetmuar” dhe IA, si ndryshoi terrorizmi pas 11 Shtatorit?
  • Të rinjtë po zënë një pjesë gjithnjë e më të madhe të të papunëve në vend
  • Si virusi Krime-Kongo po lidh Gjermaninë dhe Kosovën?
  • Trump dhe Zelensky pritet të takohen në fund të shtatorit në New York

Komentet e Fundit

  1. Berlin on Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor: Çfarë tregon rasti i Kosovës
  2. Detari on Parime apo Interesa?
  3. Dashi on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  4. Detari on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  5. Detari on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?