Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të rrezikshme dhe të papranueshme!” Rama reagon ashpër për kërcënimet serbe ndaj Malit të Zi: E ardhmja jonë, Europa e madhe…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Të rrezikshme dhe të papranueshme!” Rama reagon ashpër për kërcënimet serbe ndaj Malit të Zi: E ardhmja jonë, Europa e madhe…
KryesorePolitikeRajoni

“Të rrezikshme dhe të papranueshme!” Rama reagon ashpër për kërcënimet serbe ndaj Malit të Zi: E ardhmja jonë, Europa e madhe…

Published: August 21, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërcënimeve të ministrit të Mbrojtes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Rama i quan “të rrezikshme” dhe “të papranueshme” deklaratat e Vuçeviç për mediat serbe, ku tha se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi “nuk do jenë të qeta” edhe pse janë pjesë e NATO-s.

Vuçeviç shprehu qefmbetjen me dy shtetet e rajonit për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Rama thotë në reagimin e tij se rajoni ka ecur përpara gjatë dekadës së fundi aq sa s’mund të imagjinohej.  “Jemi të përkushtuar plotësisht ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se “Evropa e Madhe është e ardhmja” e vetme.

Reagimi i Ramës:

- Publicitet -

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”.

Çfarë deklaroi ministri serb i Mbrotjes Milosh Vuçeviç:

Gjatë një deklarate për media, Vuçeviç tha se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë “ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë” duke njohur Kosovën.

“Ato kanë bërë një gabim që do t’i përndjek përsëri, ashtu siç po i ndjek të gjithë në rastin e Ukrainës, që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ato kanë hapur kutinë e Pandorës”, tha Vuçeviç.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Skenë lufte pranë Kryeministrisë, hidhen molotovë dhe ujë, protestuesit i vënë flakën një automjeti
  • VIDEO: Moment paqeje dhe përqafime mes protestuesve dhe policisë në Elbasan
  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. detto tra noi on VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  3. Kris Pano on “Duart e huaja”
  4. Aldrin on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda
  5. Aldrim on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?