Të shtëna me armë zjarri në Tiranë. Mesohet se vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku me kunatën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Islam Alla”, pranë ‘Rrugës së Kavajës’.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes apo se cilët janë personat që kanë mbetur të vrarë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur shiritin e verdhë. Edhe autoambulanca ndodhet në vendngjarje.
Priten të dhëna zyrtare nga Policia e Shtetit.

Është në kuadrin e sezonit turistik, i takon çdo ditë nga një vrasje, për të mbështetur dhe përshëndetur raportimet e Edi Ramës për intervistat me turistat e huaj në Shqipërinë e turizmit elitar me breshërinë e kallashnikovëve që vrasin tani jo një e nga një por dy e nga dy. e më tepër në rrugët e Shqipërisë.
Mendoj që turistët kur të vijnë në Shqipërinë turistike të Edi Ramës, të veshin jelekë antiplumb dhe në kokë helmeta lufte dhe jo me makina por të vijnë me autoblinda se, sikurse po ven punët , mund të jenë nën zjarrin e përqëndruar të kallashnikovëve të shqipëtarëve që vrasin njeri tjetrin pa u lodhur e non stop.
Dikur , në vitet 60 , tronditej Italia dhe bota nga një vrasje mafioze që bëhej një herë në vit, në Sicili, në Shqipërinë që duam të Edi Ramës, nuk po na bën përshtypje më krimi i vrasjes se qeverisja e Edi Ramës arriti ta bëj vrasjen pjesë normale të jetës së përditëshme, krim që është intensifikuar tani që po na kërkohen plotsimi i kushteve mbas hapjes së negociatave. Mos vall BE ka nevoj për këtë lloj Shqipërie? A nuk është krimi i vrasjes një tregues i rëndësishëm për cilësinë e qeverisjes, gjëndjen politke, ekonomike , morale të një populli dhe nivelin e institucioneve ligjzbatuese të një vëndi? A nuk i bën përshtypje krimi i përditshëm i vrasjes ambasadores së BE Hofmann? Po ambasadores Kim?
Rrofsh o Edi Rama se na ke çuar, me qeverisjen, tënde në “maja të papara”aq të larta sa ka ngelur vetëm një hap që të bjem në humnerën e zezë të kombçfarosjes.
I rekomandoj edhe kryeministrit Edi Rama që të udhëtoj me autoblindë dhe të mos harroj pa veshur jelekun antiplumb dhe pa vën helmetën se me këto vrasje jemi njëlloj si në situatë lufte dhe të paktën të mos ngelemi, larg qoftë, pa kryeministër se
gati janë kolegët e tij me të cilët ka bashkpunuar, polikrimineli Sali me polikusarin Ilir.
Aman more komentuesi @!!? , se nuk po na pritet sa te shohim ne krye te vendit kryebanditet mafjoze , vrases , kusare te pa ngopur , antishqiptare deri tek ta , se “vdiqem” me kete k/minister qe tenton te beje shtet , ligj e drejtesi !