Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të tjera sekrete ‘dalin në shesh’/ Hakerat publikojnë e-mailet e Çuçit, Peleshit e Karçanajt!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Të tjera sekrete ‘dalin në shesh’/ Hakerat publikojnë e-mailet e Çuçit, Peleshit e Karçanajt!
KronikeKryesore

Të tjera sekrete ‘dalin në shesh’/ Hakerat publikojnë e-mailet e Çuçit, Peleshit e Karçanajt!

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Numra telefoni të qytetarëve dhe dokumente të klasifikuara sekret të policisë, ministrive dhe vetë qeverisë shqiptare, janë publikuar së fundi në rrjet nga autorët e sulmit kibernetik ndaj platformës e-albania.

Ndryshe nga çfarë deklaruan institucionet se databaza shtetërore nuk ishte prekur, dosjet e publikuara nga organizata Home Land Justice përmbajnë e-maile dhe dokumente të ministrave Bledi Çuçi, Niko Peleshi, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë dhe drejtoreshës së AKSHI-t.

Dokumente të klasifikuara, e-maile të ministrave, shkresa të institucioneve dhe një databazë e re me numra telefoni të shtetasve shqiptarë, janë publikuar nga grupi Home Land Justice që mori përsipër sulmin ndaj platformës e-albania pak javë më parë. Ndryshe nga çfarë deklaruan institucionet shqiptare se të dhënat ishin të sigurta, në fakt, rezulton se gjithçka është kopjuar nga autorët e sulmit kibernetik. Ata kanë publikuar së fundi e-mailet e ministrave Bledi Çuçi, Niko Peleshi dhe madje edhe vetë drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

- Publicitet -

Databaza e publikuar përmban gjithçka ka mbërritur në postën elektronike të ministrave Çuçi e Peleshi, por edhe email-et që ata kanë dërguar, e madje, edhe materialet që ata kanë dashur të fshijnë. Në listën e dokumenteve të vjedhura janë shkresat ku policia komunikon me ministrin e brendshëm në shumicën e rasteve me dokumente të klasifikuara sekret, apo edhe letërkëmbimi i kreut të dikasterit të kryeministrinë.

Sikurse raporton ‘Ora News’, vjedhjes së të dhënave nuk ika shpëtuar as email-i i drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Dosja me emrin e saj përmban gjithë shkresat që ajo ka marrë e dërguar nga vartësit Brenda institucionit por edhe dokumentet që ka shkëmbyer me qeverinë, ministritë dhe institucionet e tjera të vendit.

Prokuroria e Tiranës thotë së është njohur të dhënat sensitive të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë të cilat po qarkullojnë në rrjet e ndërsa shton se edhe ky akt do ti bashkëngjitet për hetim dosjes së hapur në korrik pas sulmit ndaj platformës e-albania. Pavarësisht nisjes së hetimeve një muaj më parë, dhe bashkëpunimit me ekspertë të huaj, autoritetet shqiptare ende nuk kanë deklaruar kush kanë qenë autorët e sulmit kibernetik dhe cili ka qenë qëllimi i vërtetë i tyre.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Microsoft nuk është i sigurtë says:
    August 30, 2022 at 3:17 pm

    Ai specialist që thotë se Microsoft Operation System është i sigurtë dhe mund të vihen të dhënat sensitive, gënjen dhe mashtron. Vetën UNIX Operation System është i sigurtë, por i vështirë për t’u përdorur. Në vendet e tjera merren masa suplementare, që të mbrojnë mosndërhyrjen, ndërsa ju e paraqisni si sukses, pa e ditur se çfarë po bëni. Natyrisht, kjo është çështje e specialistëve, që në këtë rast nuk kanë kryer detyrën.

    Reply
  • Pilo Lala says:
    August 30, 2022 at 4:14 pm

    Te gjitha keto , jane pjese e strategjise se revolucionit te Sali Berishes dhe Ilir Metes ne Shtator.
    Keshtu filloi edhe ne 2019, me Babalen, per te shkarkuar Fatmir Xhafen nga Minister i Brendshem, pastaj protestat e Studenteve ne Fakultetin e Argita Berishes, e me rradhe.
    Nuk duket njesoj strategjia? Ne fillim atakohet Drejtori Policise , qe te trembet Policia, tani dalin emailet e vjedhura nga Rusi dhe Irani, keto do pasohen me ndonje vrasje Ministrash…
    Taktike e studjuar qe 3 muaj me pare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet
  • Protesta e të rinjve, çfarë iu tha Rama ministrave në mbledhjen e qeverisë
  • Protesta në Tiranë, policia ndërhyn me autobot për shuarjen e zjarreve
  • E rëndë në Shkozë, 35-vjeçari i vë flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, humbin jetën burrë e grua
  • Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?