Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëshmitë e vrasësit të penduar: Ku i mora dy makinat për vrasjen e vëllezërve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëshmitë e vrasësit të penduar: Ku i mora dy makinat për vrasjen e vëllezërve
AktualitetKronike

Dëshmitë e vrasësit të penduar: Ku i mora dy makinat për vrasjen e vëllezërve

Published: 11 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy personazhe të njohur të botës së krimit, janë përmendur nga Nuredin Dumani, si njerëzit që e kanë ndihmuar për dhënien e makinave, të cilat ai dhe miqtë e tij, i kanë përdorur më pas në dy ngjarje të rënda kriminale.

Bëhet fjalë për Xhevdet Troplinin, i njohur ndryshe në Durrës me nofkën “Poja”, ndaj të cilit në mëngjesin e 21 Majit oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë së Shtetit, ushtron një kontroll në biznesin dhe shtëpinë e tij.

Ndërsa emri i dytë është ai i Plaurent Derivishaj nga Durrësi, por aktualisht qëndron në Dubai, për shkak të ekzistencës së një mase sigurimi “arrest në burg” që SPAK ka vendosur ndaj tij, si i dyshuar në vrasjen e Klodian Saliut.

- Publicitet -

Dumani, tregon se në përpjekjet për të vrarë Lulzim Mashën, me Skerdi Tasin dhe Enrik Hoxhaj, ka qënë dhe një person tjetër që e thërasin “Çami”, i cili ka një lokal në bllok, por nuk është arrestuar nga SPAK. Troplini dhe Dervishaj, nga policia e Durrësit konsiderohen si kundërshtarë me njëri-tjetrin, ndërsa në dokumentat e SPAK, del se të dy këta mbajnë një marëdhënie njohjeje, me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani. Sipas këtij të fundit, për të siguruar një makinë që do përdorej për vrasjen e Lulzim Mashës, Dumani ka biseduar në telefon me “Mirin e Pojes”, duke i kërkuar një makinë për atentat.

“…mbaj mënd se Henrik Hoxhaj, ka ardhur dhe njëherë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë, ku ishte së bashku me nipçen. Në këtë takim i kam dhënë dhe një pistoletë, pasi organizimin e vrasjes së Lulzim Mashës, e ka bërë vetë Riku. Gjatë kohës që isha në Kosovë, flisja në telefon me Rikun, i cili më ka kërkuar një makinë, për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës “Wilson”.

Për këtë unë i kam shkruar Mirit të Pojës, i kërkova një automjet për punë atentate, që aim und të kishte gjëndje. Miri, më tha se kishte një “Golf 4” që nuk i hynte në punë, duke më thënë se makina bën 1200 euro. Rama dakord që ta merrnim makinën dhe më pas ka shkuar për ta marë Makinën, Riku, Nipçja, (Skerdi Tasi) dhe Çami, që ka një lokal në bllok.

Makina është “Golf 4”, blu e errët. Këtë makinë Riku, e ka marë dhe e ka sjellë në Tiranë, duke më thënë se është në një garazh por nuk e di se ku konkretisht. Kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Henrik Hoxhaj, ndërsa pagesën për këtë makinë, ia ka bërë Riku, personi i cili ka dalë me një “Jeep Cheroke…”-tregon Nuredin Dumani.

Ndërsa në rastin e Plaurent Dervishaj, Dumani shprehet se ai i ka ndihmuar me makinën tip “Toyota”, që ata përdorën në muajin Prill 2020 kur ezkekutuan në Durrës, vllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia. Sipas të arrestuarit, Dervishaj, nuk e dinte se kush do vritej dhe kush do e bënte vrasjen. Kjo pasi dijeni për vrasjen e vëllezërve Haxhia, kishte vetëm Festim Qoli, i cili ka biseduar me Plaurentin për punën e makinës.

“…makinën “Toyota” që përdorëm tek vrasja e vëllezërve Haxhia e kam marë nga shtetasi Plaurent Dervishaj. Më konkretisht me Plaurentin, ka folur Festim Qoli, duke i thënë që do ti jepte një mjet për një vrasje, por pa i treguar emrat që do vriteshin.Festimi ka qënë në dijeni të vrasjes së vëllezërve Haxhia. Makinën tip “Toyota”, e ka sjellë një person tek pazari i Rrogozhinës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët
  • Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Fredi Beleri kërkon dorëheqjen e Berishës: Duhet të mbajë përgjegjësi
  • Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë
  • Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  • Protestë masive në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Komentet e Fundit

  1. Remo në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  2. Ethem Lalaj në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  3. Ethem Lalaj në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  4. Devolli në Dosja ‘Partizani’, GJKKO jep vendimin: Berisha dhe Malltezi shkojnë në gjyq
  5. Dashi në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?