Me mijëra fitues i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Mjafton të blini një biletë që kushton vetëm 200 lekëpër të qenë ju fatlumët jo vetëm të “Rrogës Telebingo”, ku për dy vite me radhë do të mund tëçoni në shtëpi çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, por edhe të makinës “Fiat”, çmimeve mbi 100,000 lekë, “Bingos së madhe” prej dhjetëra miliona lekësh, si dhe shumëçmimeve të tjera surprizë. Të gjitha këto çmime do tëmbërrijnë tek ju edhe nëçdo të dielë të muajit korrik, ndërkohë që loja do të zhvendoset për t’u zhvilluar në orën 18:00.
Në shorteun e ditës së djeshme kanë qenëtëshumtë fituesit e lojës telefonike që kanë tentuar të gjurmojnë zarfet me tre ndër çmimet e preferuara, që janë: Makina “Fiat”, “Rroga Telebingo”, të cilat ndonëse nuk janë fituardje, do të jenë sërish pjesë e lojës në shorteun e radhës që do të hidhet të dielën e datës 3 korrik.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur Arjanin në kryeqytet si fituesin e parë të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruarplot 70,000 lekë. Loja ka vijuar më së miri edhe për fituesen e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Donikën në Durrës, e cila ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj të preferuara.
Selvia në kryeqytet ishte fituesja e radhës qëka luajtur në lojën telefonike duke çuar në shtëpi 55,000 lekë. Më pas loja telefonike është ndalur në Elbasan, duke shpallur Bukurien si fituese të shumës prej 55,000 lekëve. Një tjetër fitues ka siguruar nga loja telefonike në vijim plot 75,000 lekë. Altini në Fier ka vijuar të luajë me tej duke siguruar 60,000 lekë. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Eduartit, i cili ka fituar 140,000 lekë. Sabria në Tiranë ishte fituesja e fundit e lojës telefonike që ka siguruar shumën 95,000 lekë.
Fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos dhe në vijim me lojën e “Ruletës së fatit”, ku dje janëfituar mbi 4.2 milionë lekëtë vjetra. Në këtë lojë kanë luajtur 9 fituesit e shorteut luajtur 10 fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 19 qershor. Konkretisht nga kjo lojë, Agroni ka marrë shumën prej 27,000 lekësh, Rexhina 24,000 lekë, Lindita 36,000 lekë, Shpëtime 100,100 lekë, Eduardi 30,000 lekë, Ylli 26,000 lekë, Erlindi 27,000 lekë, Paulini 28,000 lekë, si dhe Tonini 100,100 lekë. Gjithashtu janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë tëçmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 3 korrik për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera surprizëtë ruletës së fatit.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,129,700 lekë. Seria e numrave tëpërzgjedhur e ka ndalur nëKorçë këtëçmim, ku dhe rezulton të jetë blerëbileta fituese. Nga shorti i goglave janë përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë20866 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 50 lekësh, ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 555 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron 765 lekë. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë ata lojtarë që kanë numrin 0 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mbi 10 milionë lekë të vjetra është çeku që ka marrë fituesi i çmimit të madh të dy javëve më parë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/.