Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh dje u fitua në Elbasan, sezoni i ri do të rikthehet në 11 shtator
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh dje u fitua në Elbasan, sezoni i ri do të rikthehet në 11 shtator
KryesoreTelebingo

Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh dje u fitua në Elbasan, sezoni i ri do të rikthehet në 11 shtator

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Shpërthejnë milionat në Telebingo Shqiptare. Një armatë e tërë fituesish i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme, shorteut të fundit të këtij sezoni, lojës më popullore të fatit në vend, duke siguruar miliona të tëra, përfshirë këtu çmimin e madh të javës, shumat e dala nga loja telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, çmimet e lojës së“Ruletës së fatit”, “100 sekondave në supermarket”, teksa është dhënë edhe makina “Fiat”, e fituar në datën 24 korrik nga Alma në qytetin e Korçës, etj.

Telebingo Shqiptare do të rikthehet me një sezon të ri plotë surpriza të dielën e datës 11 shtator, ku pritet të ketë shumë surpriza të reja, si dhe çmime më të mëdha për të gjithë lojtarët.

Fituesit e përzgjedhur dje!

- Publicitet -

Duke iu rikthyer shorteut të djeshëm, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 kontrabiletave për çmimin prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shortin e sezonit të ri që do të nisë në datën 11 Shtator me “Ruletën e fatit” për të fituar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të kësaj loje. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme në “Ruletën e fatit”,kanë luajtur lojtarët e përzgjedhur në shorteun e datës 24 korrik.  Konkretisht,nga kjo loje dje Nailjaka siguruar shumën prej 26,000 lekë, Gazmendi 32,000 lekë, Vladimiri 27,000 lekë, Edmondi 105,000 lekë, Petriti 26,000 lekë, Majlinda 27,000 lekë, Vladimiri 30,000 lekë, Irma 26,000 lekë, si dhe Islami 105,000 lekë.

Harta e fituesve ka vijuar të zgjerohet edhe më shumë me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Beharin në qytetin e Fierit, i cili ka fituar 50,000 lekë. Loja ka vijuar sërish në qytetin e Fierit, duke shpallur kësaj here Hënën si fituese të plot 105,000 lekëve. Pas Fierit, loja telefonike është zhvendosur në Shkodër duke shpallurYlberin si fitues të 95,000 lekëve. Po të njëjtën shumë ka fituar në vijim edhe Abdyli. Ariani në Tiranë ka vijuar të luajëmë tej me lojën telefonike duke siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe Bardhësnë Durrës, e cila në lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ka fituar 50,000 lekë, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do tëmund tëmarrë të gjitha produktet e saj me të preferuara. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Entelën po në Durrës, e cila me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar plot 85,000 lekë.

Përzgjedhja e fituesve ka vijuar edhe me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh që ka mbërritur në vlerën e 995,000lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 13875 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 281persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1335 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, ku është paraqitur fituesi i çmimit të madh të një jave më parë, i cili ka tërhequr çekun me mbi 7 milionë lekë (të vjetra). Ndërkohë që emocione të veçanta ka sjellë edhe Alma nga Korça, e cila ka marrë edhe makinën “Fiat” të fituar në shorteun e datës 24 korrik.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?