Një armatë e tërë fituesish të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend, i janë bashkuar edhe ditën e djeshme lojës më popullore të fatit, Telebingo Shqiptare.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku janë fituar 450 mijë lekë nga dhjetë fituesit e përzgjedhur në shorteun e datës 17 shtator, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të fituar dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh. Dje në Rrotën e Fatit, Albana ka fituar 25,000 lekë, Shyqyriu 36,000 lekë, Aurora 23,000 lekë, Sotiraqi 40,000 lekë, Ylli 101,000 lekë, Mirela 106,000 lekë, Koço 28,000 lekë, Xhevdeti 23,000 lekë, Davidi 32,000 lekë, si dhe Floriani 36,000 lekë. Në këtë lojë janë përzgjedhur edhe 10 fitues të tjerë, të cilët do të luajnë sërish të dielën për të fituar çmimet tradicionale të kësaj loje.
Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike Fabiolën në Pogradec, të cilës fati i ka ecur më së miri. Kjo pasi me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 105,000 lekë.
Fatmiri në Durrës ishte tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin tre “Rrogat Telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ka fituar shumën prej 85,000 lekësh. Një tjetër fituese, ku kësaj here bëhet fjalë për Luizën në kryeqytet ka luajtur me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke siguruar 55,000 lekë. Po kaq ishte dhe shuma e fituar në vijim nga Elvira.
Ndërsa Bashkimi në kryeqytet ka siguruar në vijim 75,000 lekë. Një tjetër fitues i është bashkuar lojës duke siguruar 50,000 lekë. Admiri ishte fituesi radhës, i cili ka siguruar nga loja telefonike 75,000 lekë. Në vijim Siari ka siguruar 100,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,088,350 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndahet ndalet në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësisht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 16711 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 386 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo shumën prej 935 lekësh. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6 të përcaktuar si numër fati.
Vitore Çapeli ishte fituesja e çmimit të madh të shorteut të datës 17 shtator, e cila mori nga Telebingo 850,000 lekë.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.