Duke kapërcyer edhe kufijtë jashtë vendit, loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare, edhe për javën që lamë pas ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra të përzgjedhur si fitues jo vetëm në lojën telefonike me shumat dhe dhuratat e fshehura në zarfe, por edhe në lojën e “Ruletës së fatit”, si dhe shorteut të goglave të hedhura për çmimin e madh që kësaj here ka mbërritur në 1,193,550 lekë.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojen e “Ruletës së fatit”. Fillimisht janë përzgjedhur 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 19 qershor për të fituar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të rezervuara nga kjo lojë. Ndërkohë që miliona të tëra, dje janë fituar edhe nga dhjetë lojtarët e kësaj loje të përzgjedhur në shorteun e datës 5 qershor. Kështu, dje në “Ruletën e Fatit”, Ibrahimi ka fituar 30,000 lekë, Marjeta ka fituar 25,000 lekë, Fatime ka fituar 27,000 lekë, Valbona 26,000 lekë, Lefteri 101,000 lekë, Valentina 34,000 lekë, Jaku 35,000 lekë, Ligori 28,000 lekë, Kaltrina 27,000 lekë, si dhe Përparimi 106,000 lekë.
Surprizat kanë qenë të shumta edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku gjithnjë e më shumë fitues kanë tentuar të gjejnë se në cilat prej tyre mund të fshiheshin makina “Fiat”, “Rroga 2-vjeçare Telebingo”, fituesi i të cilës për dy vite me rradhë siguron çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh.
Vladimiri në Selanik ishte fituesi i parë i lojës telefonike që ka tentuar të godasë në shenjë këto çmime, por me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai është shpallur fitues i shumës prej 100,000 lekësh. Një tjetër fituese e përzgjedhur në kryeqytet ka vijuar të luajë me çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar po ashtu 100,000 lekë. Loja telefonike është zhvendosur më tej në qytetin e Kuçovës, duke përzgjedhur Aronin si fitues të 80,000 lekëve.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Vangjelin në kryeqytet, i cili në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, është shpallur fitues i 90,000 lekëve. Më tej, Reina në Vlorë ka fituar nga loja telefonike 60,000 lekë. Katerina në Vlorë ishte një tjetër fituese e lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh. Ndërsa Nafile ishte edhe fituesja e fundit e lojës telefonike që ka siguruar një ndër çmimet e preferuara që është loja e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj më të preferuara.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,193,550 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Durrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 12560 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 55 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 205 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,195 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të shpallur në shorteun e datës 5 qershor, e cila ka tërhequr çekun me afro 10 milionë lekë (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.