Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet e vendit, u janë gëzuar çmimeve dhe dhuratavetë preferuara të lojës më popullore të fatit, Telebingo Shqiptare, edhe në shorteun veror të ditës së djeshme.
Sikundër është bërë traditë tashmë, përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 17 korrikpër dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, si dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në“Ruletën e fatit” janë fituar mbi 4.3 milionë lekë(të vjetra). Konkretisht në këtë lojë, Sheko ka siguruar shumën prej 36,000 lekë, Vasili23,000 lekë, Josifi 34,000 lekë, Rudina 27,000 lekë, Diamanta 100,000 lekë, Mersini 30,000 lekë, Kujtimi 27,000 lekë, Aureliani 27,000 lekë, një tjetër fitues që ka marrë 32,000 lekë, Bedriu 27,000 lekë, si dhe Drita 103,000 lekë.
Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Shkodrës, duke shpallur Retin si fituesen e parë, e cila ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës makinën “Fiat” dhe“Rrogën telebingo”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.
Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Arditin në Elbasan që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 35,000 lekë, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara.
Bashkimi në Rrogozhinë ishte fituesi i radhës që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Gëzimi në Pogradec, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Leonardi në Shkodër ka vijuar më tej në lojën telefonike duke fituar shumën prej100,000 lekësh. Ndërsa Selvi në kryeqytet ishte fituesja e fundit që ka marrë në lojën telefonike plot 85,000 lekë.
Më pas Telebingo ka vijuar me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,040,850 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve në Berat dhe Korçë, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 520,425 lekësh.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 15752 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 272lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1,445 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, i cili ka tërhequr çekun me mbi 8.6 milionë lekë të vjetra.
Me blerjen e një bilete që kushton vetëm 200 lekë, çdo të dielë të muajit korrik mund të jeni ju një nga fituesit e çmimit të madh prej dhjetëra miliona lekësh, makinës “Fiat”, “Rrogës 2-vjeçare Telebingo”, çmimeve të “Ruletës së fatit”, lojës së “100 sekondave në supermarket”, si dhe shumë dhuratave dhe surprizave të tjera.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

