Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ajo do të njihet me akuzën që është ngritur ndaj saj, atë të ‘shpërdorimit të detyrës’, pas një kallëzimi të ngritur ndaj saj nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera.
Qato mbërriti mëngjesin e sotëm në SPAK me avokatin e saj dhe pritet që pas daljes nga institucioni, të ketë një deklaratë për mediat e pranishme.
Kjo është hera e dytë që Qato është paraqitur në SPAK.
Arsyeja e parë që Qato u thirr në SPAK lidhet me një kallëzim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe e dyta për tenderin Kardhiq-Delvine. Në janar të vitit 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallëzim në prokurori për ish-Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Sonila Qato dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Sipas KLSH-së, ata shkelën procedurat e tenderimit për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë me vlerë 19 milionë euro, i cili u anulua në gusht 2019 pasi kompania Gjoka Konstruksion ishte skualifikuar 2 herë.
Asokohe, ish-drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzonte median për spekulim mbi procedurat e ndjekura. Qato u dorëhoq nga detyra në shtator të vitit 2019.
j.l./ dita

FATKEQSI PËR SPAK.Që vazhdon të godasi në mënyrë SELEKTIVE MAJTAS për..Shpërdorim detyre,kur në të djathtë berishistët mbi 1000 i kan lyer duart me gjak që nga 2 prilli 1992 Shkodër e deri 21 prill 2021 Elbasan…mbi 20.000 të vrarë nën qeverisjen e PD-bandë.
-Turp për SPAK..TURP PËR ATA QË DREJTOJNË SPAK + GJKKO+ GJK..dhe Ata që i zgjedhin nga kursi 6 mujor i Plepave.
-Sa të jet Sb gjallë nuk ka drejtësi.
-Tashmë përgjegjësia do bjerë edhe mbi SHBA që monitoron DREJTËSINË E “RE” me xhaketa të vjetra,që jan kthyer në shkop haleje të Sb.
kolonel P mos je ethem lalaj ti?
pse na thua kot të majtë e të djathtë.
ktu të tër jan specialistë hajduta dhe hajnie. me fajdet dhe borxhet janë mjeshtra.
nuk burgosrt saliu. kot i mban shpresat. se saliun e mbron amerika dhe serbia.
gjithashtu dhe ramën.
sa për ramën dhe ditën servile të tij po thsksoj: pse. e mbyllëy hapësirën e komentimit te shkrimi i shaban muratit?
apo ju djeg që ramuti është bashkuar me saliserbin për ta shitur shqipërin te serbogreku