Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
AktualitetKronike

​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën

Published: October 15, 2026
Shpërndaje

Tensione të rënda dhe përplasje fizike janë regjistruar gjatë orëve të fundit në qytetin e Durrësit, ku një protestë e rinjsh, studentësh dhe gjimnazistësh ka agravuar në dhunë përpara godinës së Postës Shqiptare.

Të rinjtë e revoltuar janë drejtuar drejt pikës qendrore të postës në qytet, duke goditur godinën me sende të forta. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë efektivët e forcave “Shqiponja” për të neutralizuar turmën dhe për të ndaluar me forcë protestuesit.

Gjatë ndërhyrjes, situata ka ikur nga kontrolli: një prej punonjësve të policisë ka kapur një të ri dhe e ka goditur me shkop gome, ndërsa të rinjtë e tjerë i janë kundërpërgjigjur me shpejtësi duke e goditur efektivin me sende të forta.

- Publicitet -

Zgjedhja e këtij objekti nga ana e protestuesve nuk duket të jetë e rastësishme. ​Bëhet fjalë për vendin ku ish-drejtoresha e degës, Elisabeta Mataj, u akuzua për përvetësimin dhe vjedhjen e qindra mijëra eurove (fondet e destinuara për pensionet e të moshuarve dhe ndihmat sociale), mjete që sipas hetimeve dhe denoncimeve janë shpërdoruar në lojëra fati e kumar.

Sikur të mos mjaftonte skandali me vjedhjen e parave të pensionistëve, revolta e të rinjve është ushqyer edhe më tej nga veprimet e institucioneve. Pavarësisht hetimeve të hapura dhe skandalit në postë, bashkëshorti i ish-drejtoreshës, Fetah Mataj, u emërua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit (si përgjegjës për evadimin e mbetjeve), përpara se të arrestohej gjithashtu më vonë nën akuzat për kanosje e gjobëvënie ndaj vartësve.

Lirimi i ish-drejtoreshës nga qelia dhe kalimi i saj në “arrest shtëpie” pas vetëm dy muajsh është një nga ato ngjarje mes shumë të tjerash që ushqejnë ndjenjën e pamundësisë dhe pabarazisë para ligjit.

Revoltat e klëtyre ditëve reflektojnë edhe mllefin e grumbulluar ndaj pandëshkueshmërisë, korrupsionit zyrtar dhe emërimeve politike me precedentë kriminalë.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për shoqërimin e personave të përfshirë në përplasje, ndërsa situata në qendër të qytetit mbetet e nderë.

Nga Durrësi për Dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, 6 policë dhunojnë protestuesin
  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
  • “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  • Protestë edhe në Korçë, studentët dhe gjimnazistët sulmojnë Drejtorinë e Arsimit

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?