Tensione gjatë seancës plenare në parlament ditën e sotme. Kuvendi u ndërpre pas përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës dhe shkak u bë një kërkesë për replikë nga kreu i PD, Sali Berisha.
Ai kërkoi replikë pas përmendjes së emrit nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla, që i kujtoi non gratan e SHBA dhe akuzat për korrupsion.
Por nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, që drejtonte seancën sot, nuk ia dha fjalën.
Deputetët e opozitës nuk pranuan të mbanin “fjalën për procedurë” duke kërkuar që Berisha të fliste nga Foltorja.
Kjo solli debate të forta dhe akuza, deri në ngritjen e deputetëve të opozitës duke zënë Foltoren bashkë me Berishën.
Në fund Spahiu e ndërpreu. U desh ndërhyrja e Gardës që të shmangej përplasja fizike.
Deputeti Blendi Himçi ka akuzuar Spahiun, teksa ajo i dha vërejtje:
“Ju kujtoj rregulloren që për miratimin e ligjit duhet të ishte ministri kundërfirmues, ku është ministrja? Çfarë është kjo ministre? Vjen juristi e flet këtu për lëndët psikotrope e flet me gjuhën e mjekut, ky është banaliteti më i madh që po bëni këtu. E shkelët si procedurë, nuk thatë se cilat janë pyetjet për një projektligj, e shkelët procedurën dhe rregulloren.
Dhe tjetra ka të drejtën zoti Berisha për kundërreplikë. Kur i përmendet emri ka të drejtë për replikë. Por ju po e shkelni edhe njëherë rregulloren”, tha ai.
Spahiu u përgjigj:
“Nuk ka replikë mbi replikë, kjo është rregullorja. Zoti Himçi, do më dëgjoni. Ju tërheq vëmendjen, kthehuni në vend. Për sot ju tërheq vërejtje, uluni në vend…”.
Në këto momente tensionet u rritën dhe Spahiu e ndërpreu seancën për pesë minuta pushim.
j.l./ dita




Bledi Himci me breke t`kuqe
Mos u shit gangsterr me huqe
Benju burre moj palluqe
Mos u fryj si gjel fushe.
Ne 2021,Ambasadorja e USA paralajmeroi se kush shkonte pas Nongrates do te hante bar,aktualisht po hajne bar.
O Berisheee! Sara Milla,,Ajo e burgjeve,,Doli sot me Metafora,Na ka habit fare,cfare ka thene per ty;
Europa nuk eshte tribune e Non Grates,,Nuk eshte Monolog,por eshte Orkester,ku non gradat pa partiture,ju pritet fjala,
Booo,Kjo ere, kjo Princesha burgjeve.
O Berishee,Prandaj i mbajne Celularet neper burgje keta votuesit e Sara Milles,se degjojne Muzike Simfonike.