Vendet evropiane po përshpejtojnë përgatitjet për një plan rezervë mbrojtjeje në rast se Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga NATO, raporton Wall Street Journal, mes shqetësimeve në rritje për qëndrimin e presidentit Donald Trump ndaj aleancës transatlantike.
Sipas raportimit, zyrtarë evropianë po punojnë mbi një skenar të njohur jozyrtarisht si “NATO Evropiane”, i cili synon të ruajë strukturat ekzistuese të aleancës, por me një rol shumë më të madh të vendeve evropiane në komandë, logjistikë dhe drejtim ushtarak.
Plani ka marrë vrull të ri pas mbështetjes së Gjermanisë, e cila historikisht kishte kundërshtuar çdo ide për një autonomi më të madhe evropiane në mbrojtje, duke preferuar SHBA si garantuesin kryesor të sigurisë së kontinentit.
Sipas Wall Street Journal, ndryshimi i qëndrimit në Berlin lidhet me shqetësimet mbi besueshmërinë afatgjatë të Washington-it si aleat.
Raporti thekson se diskutimet janë intensifikuar pas deklaratave të Trump, i cili ka ngritur mundësinë e largimit të SHBA-ve nga NATO dhe ka kritikuar aleatët evropianë për refuzimin e mbështetjes ndaj fushatës amerikane në Iran.
Mes çështjeve kryesore që po diskutohen janë mënyra se si Evropa do të menaxhonte mbrojtjen ajrore dhe raketore të NATO-s, logjistikën ushtarake, korridoret e përforcimit drejt Evropës Lindore dhe komandën e operacioneve në rast të tërheqjes së oficerëve amerikanë nga strukturat drejtuese të aleancës.
Megjithatë, sipas raportit, sfida më e madhe mbetet zëvendësimi i rolit amerikan në inteligjencë strategjike dhe ombrellën bërthamore, duke qenë se asnjë vend evropian nuk ka aktualisht kapacitetin për të marrë i vetëm rolin udhëheqës që mban Washingtoni në NATO.
Për këtë arsye, zyrtarët evropianë po shqyrtojnë edhe zgjerimin e rolit bërthamor të Francës dhe Britanisë së Madhe si pjesë e strategjisë së re mbrojtëse të kontinentit.
j.l./ dita

Ethem Lalajn mos ma ngani
Se iu bëj si bythë tigani
E do Partia edhe vatani
Që mos luajë nga istikami.
Ethem Lalaj o burrë me mend
Duhet të ishe në Kuvend
Se flet hapur si levend
Dhe pi duhan të zgjedhur blend.
Anonimsat ti injoroji
Berishistat masakroji
Rroftë PS! – iu thuaj përherë
Edhe pi një gotë verë.
Rroftë Partia, Rroftë Enveri
Se Mehmeti desh na therri
Tha një rom me emrin Neri
Kur po qethej te berberi.
Rroftë Partia Socialiste
Ish Partia Komuniste
Me operacione plastike
Duket si çupë nazike.
Rroftë Palloshi pallimtar
I Partisë flamurtar
Me Ethemin përparimtar
Flokë bardhë e zemrën zjarr.