Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet në rritje me NATO-n/ Putin: Rusia mund të bëjë si SHBA, të përdorim sulme frenuese ushtarake…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensionet në rritje me NATO-n/ Putin: Rusia mund të bëjë si SHBA, të përdorim sulme frenuese ushtarake…
AktualitetBote

Tensionet në rritje me NATO-n/ Putin: Rusia mund të bëjë si SHBA, të përdorim sulme frenuese ushtarake…

Published: December 10, 2022
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se Moska mund të adoptojë atë që ai e përshkroi si një koncept të Shteteve të Bashkuara për përdorimin e sulmeve frenuese ushtarake, duke vënë në dukje se Rusia i ka armët për ta bërë këtë, në një deklaratë të hapur mes tensioneve në rritje Rusi-NATO lidhur me Ukrainën.

“Ne thjesht po mendojmë për këtë. Ata nuk kishin turp të flisnin hapur për këtë koncept gjatë viteve të fundit”, tha presidenti Putin, duke iu referuar politikës së Shteteve të Bashkuara, ndërsa ai po merrte pjesë në një takim në Kirgistan të një aleance ekonomike të ish-vendeve sovjetike të dominuar nga Moska.

Për vite me radhë, Kremlini ka shprehur shqetësimin në lidhje me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar të ashtuquajturën aftësi të Sulmit të Shpejt Global me Armë Konvencionale, që parashikon goditjen e objektivave strategjikë të një kundërshtari me armë konvencionale të vetëdrejtuara me saktësi kudo në botë brenda një ore.

- Publicitet -

“Duke folur për një goditje çarmatosëse, ndoshta ia vlen të mendohet për zbatimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, idetë e tyre për të garantuar sigurinë e tyre”, tha Putin, duke vënë në dukje se një sulm i tillë frenues do të kishte për qëllim të rrëzonte objektet komanduese.

Ai pohoi se Rusia tashmë i ka dislokuar armët hipersonike të afta për të kryer një goditje të tillë, ndërsa Shtetet e Bashkuara ende nuk i kanë dislokuar ato. Ai gjithashtu pohoi se Rusia tani ka raketa me vetëdrejtim që tejkalojnë aftësitë e atyre që zotërojnë Shtetet e Bashkuara.

Ndonëse presidenti Putin dukej se i referohej armëve konvencionale me vetëdrejtim kur foli për imitimin e mundshëm të strategjisë së Shteteve të Bashkuara, ai vuri në dukje në mënyrë specifike se Amerika nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore e para, si mjet frenues.

“Nëse kundërshtari i mundshëm beson se mund të zbatojë teorinë e një sulmi frenues dhe ne nuk e bëjmë, kjo na bën të mendojmë për kërcënimet që paraqesin ide të tilla në pozicionet mbrojtëse të vendeve të tjera”, tha ai.

Në Uashington, këshilltarët e presidentit Joe Biden i panë komentet e Putinit si “kërcënim” dhe një paralajmërim tjetër të mbuluar se ai mund të dislokonte armë bërthamore taktike, tha një zyrtari amerikan që foli në kushte anonimiteti.

Zyrtari vuri në dukje se doktrina ushtarake ruse thotë se Moska rezervon të drejtën për të përdorur e para një armë bërthamore në përgjigje të një agresioni ushtarak në shkallë të gjerë.

John Erath, drejtor i lartë i politikave në Qendrën për Kontrollin dhe Ndalimin e Përhapjes së Armëve, gjithashtu e pa deklaratën e Putinit si një përpjekje tjetër për të ngritur kërcënimin bërthamor.

“Ai nuk thotë se do të lëshojmë armë bërthamore, por ai dëshiron që dialogu në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë të jetë: “Sa më gjatë të vazhdojë kjo luftë, aq më i madh mund të jetë kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore”, tha eksperti John Erat./ VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Snordster says:
    December 10, 2022 at 1:18 pm

    Modeli vet-shpetues per Ameriken Europen, Australin, Zelanden e Re, eshte MODELI RUS.

    Reply
  • Andis says:
    December 11, 2022 at 3:28 am

    Putin eshte mese I izoluar dhe I ka javet e numeruara

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve
  • 21 vatra zjarri vatra në vend, ndërhyhet me dy avionë në Malin e Çikës në Palasë
  • Aksidenti tragjik në Manëz, humb jetën në spital edhe 16-vjeçari, shkon në 4 numri i viktimave
  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  2. Arianit on Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  3. demo on Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  4. Na myten on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. demo on Normalizimi i inkompetencës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?