Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet në Veri të Kosovës, presidenti Begaj telefonon Osmanin: Vendimi i Qeverisë kosovare shmangu provokim të rëndë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensionet në Veri të Kosovës, presidenti Begaj telefonon Osmanin: Vendimi i Qeverisë kosovare shmangu provokim të rëndë
AktualitetPolitike

Tensionet në Veri të Kosovës, presidenti Begaj telefonon Osmanin: Vendimi i Qeverisë kosovare shmangu provokim të rëndë

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas një njoftimi të Presidencës Presidenti përshëndeti vendimin e matur që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët. Kreu i shtetit nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti i Republikës nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacënueshëm. Presidenti i Republikës tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtare për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

- Publicitet -

“Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilietit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.” – nënvizoi Presidenti Begaj gjatë bisedës telefonike me Presidenten Osmani.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    August 1, 2022 at 12:58 pm

    Edhe sa te shtyra te tjera duhen per te FUNKSIONUAR SHTETI KOSOVES NE MITROVICE?
    Tiqe mos e kput,,jane fjalet e Hekuran Isait,.Po sa mbajti shteti”Tiqe mos e kput?
    Kerkohen kriminele,vrases,droge,kontrabande,ne Mitrovice,,dalin serbet bllokojne rruget..Kerkohet te paguhet energjia si gjithe populli,,dalin serbet bllokojne rruget.Reciprociteti?E njejta gje.
    Kesaj Gjendje duhet ti jepet fund,.Qe ti jepet fund kesaj gjendje Aleatet e medhenj Amerikane duhet te armatosin Kosoven. Di kosovari si mbrohet shteti.

    Reply
  • Ppp says:
    August 1, 2022 at 4:26 pm

    Pra kjo eshte llogjika jote e sigurise sa here qe duhet te respektosh kushtetuten si shtet hap syte majtas djadhta se mos ta merr kush per ters?
    Dhe ti si dipllomat qe je thua ne te semes kushtetuta vetem mos u nxeh
    Cdo besh zotrote nqs plani rus ka si qellim konflikt ne kosove ke nje steategji qe hyn ne fuqi sapo te ndodhe?
    Apo aty nuk di gje lalai

    Reply
  • saimir says:
    August 2, 2022 at 1:27 am

    Baromo si ke qene ti mire meshnet, ato robt e shpise ku i ke e si i ke mire.
    Presidenti pff

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, Albin Kurti merr mandatin si kryeministër, prezantohet kabineti i ri
  • Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Komentet e Fundit

  1. 'Antishqiptari' on Pullat, dializa, sterilizimi, Kayo: Shteti po shndërrohet në një kompani gjigande guackë
  2. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  3. MeteH on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  4. Anonymous on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  5. olaola on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?