Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tentuan të hidhnin në lumë 17 thasë me drogë, në pranga tre shtetas në Fier
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tentuan të hidhnin në lumë 17 thasë me drogë, në pranga tre shtetas në Fier
KronikeKryesore

Tentuan të hidhnin në lumë 17 thasë me drogë, në pranga tre shtetas në Fier

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

3 shtetas nga Fieri janë arrestuar ditën e sotme pasi tentuan të hidhnin 17 thasë me lëndë narkotike në lumë dhe pajisje vakumi që shërbenin për përpunimin e tyre.

Policia bëri me dije se si reyultat i operacionit antidrogë të koduar “Baltëz”, janë arrestuar shtetasit Z.(P). V., 44 vjeç, P. V., 22 vjeç dhe E. V., 27 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Baltëz”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier.

Tentuan të hidhnin në lumë, thasët me lëndë narkotike, sapo panë shërbimet e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Në hetim dhe 2 shtetas të tjerë të mitur, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 17 thasë të mbushur me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg, dhe pajisje vakumi që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në inteligjencën informative, për një sasi të madhe lënde narkotike që e posedonte një shtetas, në ambientet përreth banesës së tij, në fshatin Baltëz, u zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Baltëz”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Z.(P). V., 44 vjeç, P. V., 22 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur, 14 dhe 16 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Këta 5 shtetas, në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, që kanë shkuar për kontroll, kanë tentuar të hedhin thasët me lëndë narkotike, në lumë, por janë kapur në flagrancë.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 thasët e mbushur me lendë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 176 kg.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materialet u sekuestruan 2 peshore, gërshërë, 3 aparate celulare dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi hekurudhore në Egjipt, 7 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
  • Identifikohet mekanizmi se si tumori i prostatës çarmatos mbrojtjen imunitare
  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. prehistoriku on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. TIRONA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. Vlora 97 on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Lin Biao on Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?