Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin
AnalizaBoteLajmi i fundit

Tërmet politik në Gjermani: E djathta ekstreme fiton në Meklenburg, e majta e shtetëzimeve merr kryeqytetin, CDU prek fundin

Published: September 21, 2026
Shpërndaje

Harta politika e Gjermanisë po përjeton goditje tektonike pas zgjedhjeve të fundit rajonale, ku poleve ekstreme u është dhënë një mbështetje rekord në dëm të partive tradicionale. AfD kryeson në zgjedhjet parlamentare të landit Meklenburg-Pomerani. Kurse partia E Majta ka fituar bindshëm zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve në Berlin.

AfD i ka fituar me rezultat të ngushtë zgjedhjet për parlamentin rajonal të landit Mecklenburg-Vorpommern. Pas saj renditet Partia Social-Demokrate SPD. Sipas përllogaritjeve më të fundit AfD-ja arrin 37,9 për qind të votave, ndërsa SPD-ja 35,7 për qind, duke humbur për herë të parë pas 28 vitesh statusin e partisë më të fortë në këtë land.

Për CDU-në gjendja është dramatike, sepse mund të mos hyjë në parlamentin rajonal. Edhe Të Gjelbrit duket se e sigurojnë hyrjen në parlament, ndërsa partia BSW ende shpreson.

- Publicitet -

AfD shënon rritje të fortë

Me një rezultat edhe më shumë se dyfishin krahasuar me vitin 2021 AfD-ja arrin rezultatin më të mirë deri tani në landin Mecklenburg-Vorpommern. Gjatë fushatës zgjedhore ajo u paraqi me fjalor më të moderuar, duke premtuar përmirësime dhe lehtësime për qytetarët. AfD-ja duket se ka përfituar edhe nga pakënaqësia e madhe ndaj qeverisë federale.

Me një rezultat edhe më shumë se dyfishin krahasuar me vitin 2021 AfD-ja arrin rezultatin më të mirë deri tani në landin Mecklenburg-Vorpommern. Fotografi: Annegret Hilse/REUTERS

Megjithatë AfD-ja në këtë land nuk arriti një fitore të qartë me diferencë të madhe ndaj partive të tjera, siç ndodhi dy javë më parë në Saksoni-Anhalt.

Lehtësim te SPD-ja, pasiguri te CDU-ja

Me 35,7 për qind SPD-ja ka arritur një rezultat çuditërisht të fortë. Ndonëse socialdemokratët kanë pësuar humbje dhe nuk i afrohen më pothuajse 40 për qindëshit të vitit 2021, tek ta mbizotëron lehtësimi. Muajt e fundit ata arritën të ngushtojnë dukshëm diferencën e madhe që kishin ndaj AfD-së në sondazhe.

Manuela Schwesig (në mes, SPD), kryeministre e landit të Mecklenburg-Vorpommern-it gjatë një aktiviteti me korin “Luv un Lee” nga Rostocku

CDU-ja po përjeton një fiasko. Sipas parashikimeve CDU-ja mund të arrijë vetëm 5,0 për qind të votave. Ky është rezultati më i dobët i CDU-së në zgjedhjet parlamentare të një landi që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë. Me një rezultat të tillë hyrja e saj sërish në parlamentin rajonal është seriozisht në pikëpyetje.

Në Berlin fiton “E Majta”

Partia E Majta (Die Linke) ka fituar bindshëm zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve në Berlin dhe do të hyjë për herë të parë në Bashkinë e Kuqe të Berlinit. Kandidatja kryesore e saj, Elif Eralp, mund të marrë postin e kryetares së qeverisë së landit Berlin.

Sipas përllogaritjeve në zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve të Berlinit, 25,3 për qind e votuesve votuan për Partinë e Majtë, e cila tradicionalisht gëzon mbështetje të fortë në kryeqytet. Ky është rezultati më i lartë në historinë e kësaj partie në Berlin. Rekordi i mëparshëm i së Majtës datonte nga zgjedhjet e vitit 2001.

Kandidatja kryesore e partisë E Majta, Elif Eralp, tani mund të shpresojë se do të udhëheqë në të ardhmen qeverinë e këtij qytet-shteti. 45-vjeçarja me origjinë turke e përqendroi fushatën e saj kryesisht te çështja e strehimit dhe e qirave.

Eralp do kalojë në pronësi publike  shoqërinë e banesave. Kjo është tema e saj më e rëndësishme zgjedhore. Eralp mban shpesh në qafë një varëse të artë me mbishkrimin “Mietendeckel” (tavan për qiratë), simbol i angazhimit të saj për kufizimin e rritjes së çmimeve të qirasë.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman, ARD, ajo njoftoi se tani synon të ndërmarrë hapa për kalimin në pronësi publike të shoqërive private të ndërtimit dhe të menaxhimit të banesave. Ajo tha se dëshiron ta çojë përpara procesin e vendosjes së këtyre kompanive të mëdha të banimit nën kontroll publik.

Protestues në Berlin kërkojnë shtetëzimin e kompanisë së manaxhimit të banesave

CDU-ja pësoi humbje të ndjeshme dhe me shumë gjasa do të largohet nga Bashkia e Kuqe, selia e qeverisë së Berlinit. AfD-ja shënon rritje të votave, ndërsa Të Gjelbrit dhe SPD-ja humbasin vota, në disa raste në mënyrë të konsiderueshme.

Informacioni për këtë raportim është marrë nga agjencitë e lajmeve dpa, afp, Reuters, kna

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Federali says:
    September 21, 2026 at 6:41 am

    polarizim historik i elektoratit gjerman

    Qendra tradicionale po tkurret

    perfytyroni atje me suksesin e madh gjerman dhe votuesit jane merzitur e revoltuar me partite tradicionale qe kan qeverisur dhe kan qen ne krye te ketij suksesi ne dekada.

    Po shqiperia? Nuk u ngop me hajduterin me te njejtat surrete te dhjetorit 90 do vazhdoj jeten e brezave???

    Reply
  • K R says:
    September 21, 2026 at 6:43 am

    Te majtet ne shqiperi ata me kokrra qe kane bindje serioze jo karagjoza kafenesh si poturja i Shurrelit duhet te kuptojn qe Fitorja e partisë “E Majta” në Berlin tregon se përqendrimi i fushatës te problemet sociale direkte prodhon mobilizim dhe rekord elektoral.
    Behuni more Dita 4-5 burra qe nuk i ngulni thiken njeri tjetrit në errësir dhe merrini ne dore fatet e vendit se jemi gjynah per zotin

    Ti kesh te gjitha te mirat dhe te mos gezosh dot femijën ne vendin tend

    Reply
  • Lu says:
    September 21, 2026 at 1:21 pm

    Ne Berlin,Bruksel,Paris,Londer e majta sigurisht qe fiton,aty jane mbedhur te huajt qe marrîn asistenc sociale,sherbim shendetsor falas e te tjera favore pa punuar fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?