Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Territorialja nis dëgjesat publike, Mazniku: Fokusi ynë, një proces i shëndetshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Territorialja nis dëgjesat publike, Mazniku: Fokusi ynë, një proces i shëndetshëm
Politike

Territorialja nis dëgjesat publike, Mazniku: Fokusi ynë, një proces i shëndetshëm

Published: April 7, 2026
Shpërndaje

Nisi zyrtarisht faza e parë e dëgjesave publike për Reformën Administrativo-Territoriale, ku ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, prezantoi të dhëna sa i takon arritjeve dhe sfidave që solli në një dekadë reforma e vitit 2014.

Raportimi u shoqërua me tone të ashpra nga anëtarët e opozitës, të cilët më shumë sesa tek procesi, u fokusuan tek numri i ri i bashkive që do të ketë harta e re territoriale, duke e cilësuar reformën aktuale si dështim të qeverisë.

Bashkëkryetari i këtij komisioni, Arbjan Mazniku përpara anëtarëve të opozitës, por edhe ekspertëve ritheksoi edhe njëherë rëndësinë e ndërtimit të një procesi të strukturuar dhe transparent, duke vënë në dukje se puna duhet të mbështetet mbi të dhëna konkrete dhe analiza profesionale.

- Publicitet -

“Le ta facilitojmë komisionin me të dhëna dhe të ndërtojmë një formë përmes së cilës i marrim këto të dhëna. Grupet e ekspertëve duhet të mblidhen dhe të listojnë tipologjinë e dokumenteve, për t’i marrë të dhënat në mënyrë formale. Secili grup të identifikojë qartë informacionin që kërkon, duke garantuar një proces të hapur dhe të plotë,” u shpreh ai.

Mazniku shtoi se besimi tek rezultati final lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e procesit: “Besoj shumë tek procesi. Sa më i shëndetshëm të jetë ai, aq më shumë garanci kemi për një reformë të qëndrueshme dhe funksionale.”

Ministri Demo, prezantoi një analizë të detajuar mbi arritjet dhe problematikat e konstatuara ndër vite, duke theksuar nevojën për një qasje të re që reflekton zhvillimet demografike, ekonomike dhe territoriale të vendit.
Kalendari i punës, dakordësuar nga të dyja palët, do të pasohet me dëgjesa publike, në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë qytetarë, përfaqësues vendorë dhe ekspertë të fushës.

Synimi final ndarjes së re mbetet forcimi i pushtetit vendor, bashki më të afta për të ofruar shërbime dhe thithur investime të huaja më efikase, me financa të qëndrueshme dhe shërbime më cilësore për qytetarët, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe përfaqësimin lokal, si dhe duke garantuar një zhvillim të balancuar në të gjithë territorin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS i vë drynin Kuvendit, seanca për huanë ushtarake 302 mln dollarë me SHBA zhvillohet me dyer të mbyllura
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh
  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament

Komentet e Fundit

  1. Shkodrani on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  2. xxx on Pse heshtin artistët?
  3. Demotakercita on Pse heshtin artistët?
  4. [email protected] on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Dashi on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?