Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Territorialja shkon në Elbasan, Mazniku: Zgjidhje afatgjatë për 30–40 vitet e ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Territorialja shkon në Elbasan, Mazniku: Zgjidhje afatgjatë për 30–40 vitet e ardhshme
Politike

Territorialja shkon në Elbasan, Mazniku: Zgjidhje afatgjatë për 30–40 vitet e ardhshme

Published: April 28, 2026
Shpërndaje

“Një hap i guximshëm dhe të suksesshme që i dha fund fragmentarizimit me 373 njësi vendore dhe krijoi një sistem me 61 bashki, të cilat sot kanë një rol më të prekshëm në jetën e qytetarëve”, kështu e cilësoi reformën e vitit 2014, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale Arbjan Mazniku, në konsultën publike të radhës që po zhvillohet në Elbasan.

Sipas tij, kjo reformë ka sjellë ulje të shpenzimeve për paga, rritje të investimeve, zgjerim të funksioneve dhe përmirësim të shërbimeve.

“Në vitin 2014 u ndërmor një hap shumë i guximshëm, ku minibashkitë dhe minikomunat që nuk ofronin dot funksionet që duhet t’u ofronin qytetarëve të tyre, kaluam nga 373 njësi të copëzuara drejt një sistemi me 61 bashki, që sot kanë një peshë reale dhe të prekshme në jetën e qytetarëve. Ky ka qenë një hap shumë i dobishëm përpara.

- Publicitet -

Shpenzimet që bashkitë kanë për pagat janë ulur, ndërsa investimet janë rritur, funksionet janë shtuar dhe shërbimet ndaj qytetarëve janë rritur. Në analizën tonë reforma e vitit 2014 ka sjellë një seri vlerash të dobishme. Ndaj sot duhet ta shohim këtë si një proces natyral se si mund të shkojmë dhe të ofrojmë shërbime edhe më të mira.

Këtë bashkëbisedim duhet ta fokusojmë tek funksionet dhe mjetet që u duhen bashkive për të ofruar siç duhet shërbimet”, theksoi ai.

Ai u shpreh se mundësia për të ndërmarrë një reformë administrativo-territoriale, me theksin tek mënyra e menaxhimit të territorit, është një moment i rëndësishëm për të diskutuar mbi jetën e përditshme të qytetarëve. Sipas tij, raporti që qytetarët kanë me shtetin dhe me menaxhimin e qytetit të tyre nis që nga lindja, shkollimi, momenti i krijimit të familjes dhe blerjes së një shtëpie, edukimi i fëmijëve në çerdhe apo shkollë, deri në fund të jetës, duke e bërë bashkinë një institucion të pranishëm në çdo etapë.

Mazniku theksoi se mënyra si funksionon ky mekanizëm është jetike për përditshmërinë e çdo qytetari, ndërsa dialogu në kuadër të kësaj reforme duhet parë si një bashkëbisedim dhe një rrugëtim i përbashkët.

Mazniku nënvizoi se diskutimi duhet të përqendrohet tek funksionet dhe mjetet që u duhen bashkive për të ofruar shërbime cilësore, ndërsa veçoi si element kyç edhe integrimin europian.

Ai theksoi se Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027, çka kërkon bashki më të forta dhe më funksionale, të afta të operojnë sipas standardeve që nuk janë vetëm kombëtare.

“Në vitin 2027 ne mbyllim negociatat dhe brenda vitit 2030 do të bëhemi anëtar. Ndaj ne duhet të kemi bashki të afta të funksionojnë në një koncept që nuk është vetëm shqiptar. Si e ulim diferencën mes zonave, si të pasurojmë bashki eficiente, që kanë burime njerëzore dhe financa të duhura, por edhe afërsi me qytetarin, ku është balanca mes këtyre dy pikave? Si ia ndalim që çdo zonë në Shqipëri të ketë zhvillim të ngjashëm? Mendoj se është kyçe të bëjmë një debat rreth këtyre temave.

Në përfundim, ai theksoi se vetëm përmes një debati të thelluar mbi këto çështje mund të arrihet në një zgjidhje të pranuar dhe të qëndrueshme për 30–40 vitet e ardhshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?