Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tetë hetues financiarë i bashkohen SPAK, Yuri Kim: Po e ndihmojmë ne. DEA me zyrë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Tetë hetues financiarë i bashkohen SPAK, Yuri Kim: Po e ndihmojmë ne. DEA me zyrë në Shqipëri
KryesorePolitike

Tetë hetues financiarë i bashkohen SPAK, Yuri Kim: Po e ndihmojmë ne. DEA me zyrë në Shqipëri

Published: September 30, 2022
Shpërndaje

“SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe tetë hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato”.

Kështu është shprehur ambasadorja Yuri Kim mbrëmjen e djeshme në një intervistë për “Opinion”.

Duke folur me superlativa për Prokurorinë Speciale Shqiptare, ku Amerika është investuar shumë, Kim tha se tashmë puna ka nisur dhe ka rezultate.

- Publicitet -

Më tej, diplomatja amerikane ka treguar se DEA, një nga agjencitë më të forta kundër trafikut të drogës në botë do të ketë së shpejti zyrën e saj në Shqipëri.

“Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet”, vijoi Yuri Kim.

Pjesë nga intervista e Yuri Kim për emisionin Opinion:

Por në fillim po ju pyes, mendoni ende se SPAK mund t’ia dalë?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Jeni e sigurt?

Ambasadorja Kim: Po!

Sepse shumë njerëz mendojnë se SPAK bën diçka sa për fasadë, por jo gjërat reale. Le të themi, drejtësi selektive. Kërkojnë njerëzit që nuk janë më në pushtet dhe nuk shohin ata që janë vërtet të fuqishëm në Shqipëri në këtë kohë.

Ambasadorja Kim: Epo, çfarë do të thuash me këtë, Blendi? Po të intervistoj unë tani ty. Çfarë do të thuash me njerëz jo në pushtet? Kush duhet të jetë në burg dhe mbi ç’bazë përpara se njerëzit të mendojnë se reforma në drejtësi është reale?

Po, absolutisht, njerëzit që kanë pushtet në Shqipëri.

Ambasadorja Kim: Okay, deri tani, po të jap disa…

Por jo drejtësi publike, drejtësi me fakte dhe ligj.

Ambasadorja Kim: Okay, po të jap disa të dhëna. SPAK deri më sot ka një përqindje dënimesh 90%. Me fjalë të tjera, kur padisin dikë, dhe e çojnë atë person apo ent në gjyq, 90% të kohës, vendimi është për fajtor, i merren asetet, dhe njerëzit shkojnë në burg. Për 12 vitet përpara vitit 2019, sistemi i drejtësisë, prokurorët e posaçëm këtu kishin kapur diçka tek 20 milionë euro asete, dakord? Për mbi 10 vjet.

Po.

Ambasadorja Kim: Prej reformës në drejtësi, nga dhjetori 2019, dhe gjatë gjithë vitit 2021, SPAK ka mundur të marrë 70 milionë euro asete. Shtatë, zero. Shtatëdhjetë million euro. Kjo përfshin ndërtesa, biznese, para në banka. Deri më sot, në 2022…

Të ngrira përkohësisht apo…

Ambasadorja Kim: Jo, po flas për…

…përfunduar, le të themi, vendimi përfundimtar…

Ambasadorja Kim: Po, po. Deri më sot, kanë sekuestruar diku tek… për shembull vetëm në korrik, ishte një rast me mbi 10 milionë euro asete të kapura.

Cili rast?

Ambasadorja Kim: Nuk e kam emrin e rasttit por është mbi 10 milionë euro asete. Dhe, me këtë prirje, mendoj që në këtë vit 2022, do të arrijnë mbi 70 milionë, dhe me siguri do jetë më afër 100 milionëve. SPAK tani ka 60 hetues me kohë të plotë dhe të gjithë kanë marrë trajnim të posaçëm nga FBI e SHBA në Kuantiko. SPAK po merr edhe 8 hetues financiarë të dedikuar. Pra, këta do të shohin se ku janë fshehur asetet në mënyrë që prokurorët t’i kapin ato.

Po ndihmoni ju për këtë?

Ambasadorja Kim: Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët tek xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:
    September 30, 2022 at 8:53 am

    Ne kete rrumpall qe e futen politiqenet shqiperine,nuk ka bir kurve ta rregulloj.
    Arkitektet kryesor te rrumpalles jane qe nga ramiz alia qe orientoi sali shpellarin si te veproj e fatos nanon dhe te tjeret ndoqen te njejten linje.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    September 30, 2022 at 10:49 am

    Po te bashkohen edhe me tete ekonomiste dhe fincjere shqipatare,qe na pushuan nga puna se nuk nenshkrunim vjedhjet,shume me pune te sakta do te benin anerikanet.

    Reply
  • Avokati me formim juridik anglo -sakson, Taku says:
    September 30, 2022 at 11:03 am

    Aaaaaa…, zotërinjë, drejtësia anglo-saksone e SPAK nuk të fal. Keni për të parë, në shtator do të kemi arrestime peshqish VIP, ju lutem shumë, kam dhjet vjet që po them që në shtator do bëhet raprezalje nga drejtësia anglo-sksone dhe ju nuk më besoni.

    FLM Dita

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?