Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
AktualitetKronike

Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre

Published: September 30, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës akuzon për shpërdorim detyre ish-administratorin e Agrokredit, Dashamir Qeli, ish-zyrtarë të Këshillit Mbikqyrës dhe kryetaren Ilda Malile për shkelje në procedurat e prokurimeve.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën më 29 shtator përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të një çështjeje penale në ngarkim të ish-administratorit të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit, FAF sh.a.; ish-kryetares dhe ish-anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në procedurat e prokurimeve. FAF, që akutalisht ka emërtimin Agrokredit sh.a., është një institucion financiar e zotëruar plotësisht nga Ministria e Financave dhe me degë në gjithë Shqipërinë, që ofron kredi për individë dhe biznese të vogla.

Procedimi penal për këtë çështje është filluar bazuar në të dhënat e evidentuara prej Kontrollit të Lartë të Shtetit në disa procedura prokurimesh. Nga hetimet ka rezultuar se procedurat e ndjekura për blerjen e një automjeti, janë realizuar pa miratimin e Ministrit të Financave. Po ashtu, në dosje nuk është gjetur argumentimi i kritereve të veçanta për kualifikim, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

- Publicitet -

Për këto paligjshmëri është ngarkuar me përgjegjësi ish-administratori i FAF, Dashamir Qeli; ish-kryetarja e Këshillit Mbikqyrës, Ilda Malile; si dhe gjashtë anëtarët e tjerë të këtij këshilli.

Sipas prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar gjithashtu, se automjeti i blerë ka qenë në pronësi të ish-kryetares së Këshillit Mbikqyrës, Ilda Malile, e cila ka mbajtur më parë dhe funksionin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Hetimet arritën në përfundim se mjeti i blerë nga FAF sh.a., me vendimin e asamblesë në vlerën 1 600 000 lekë me tvsh, që do zëvendësonte punën e 6 mjeteve, nuk mund të përmbushte nevojat për 30 degët në 30 rrethe të Shqipërisë të kompanisë. Po kështu dhe caktimi i një vendi shtesë pune për shofer për këtë mjet të sapoblerë, kur ishin tashmë 6 shoferë të tillë, pa mjete dhe që mernin rrogat, ishte i tepërt dhe në kundërshtim të hapur me ligjin”, vlerëson Prokuroria e Tiranës.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    October 1, 2026 at 3:03 am

    Per ti denuar ja rruani me brisk Rubie,se denimi i hajduteve qeverritare me Ligjin Edi Rama quhet mjet Represiv…Shume shume nje vize ne patente.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?