Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: The Economist: Shqipëria bën përmirësim në Indeksin e Demokracisë për të tretin vit radhazi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > The Economist: Shqipëria bën përmirësim në Indeksin e Demokracisë për të tretin vit radhazi
EkonomiKryesore

The Economist: Shqipëria bën përmirësim në Indeksin e Demokracisë për të tretin vit radhazi

Published: February 2, 2023
Shpërndaje

Shqipëria është vlerësuar si një nga 10 performuesit më të mirë në Indeksin e Demokracisë së vitit 2022, të sapopublikuar nga The Economist.

Shqipëria renditet në vendin e 64 nga vendi i 68, që ishte në vitin 2021 dhe 71 në 2020-n, me 6.41 pikë. Më mirë në rajon vijon të mbetet Mali i Zi në vendin e 61 (i pandryshuar).

Përkeqësim ka shënuar Serbia, që ka zbritur në vendin e 68 (-5). Maqedonia është përmirësuar me një pikë, duke u ngjitur në vendin e 71. Demokracinë më të ulët në rajon e ka Bosnjë-Hercegovina, në vendin e 97.

- Publicitet -

Kosova nuk përfshihet në këtë renditje.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës).

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride (kombinim i regjimit politik që shpesh krijohet si rezultat i një kalimi jo të plotë nga një regjim autoritar në një regjim demokratik). Grupi i parë është ai i demokracisë së plotë dhe i katërti i ai autoritar.

Në vitin 2022, rezultatin më të lartë Shqipëria e ka në treguesin e lirive civile me 7.35 pikë.

Treguesi i dytë me pikëzimin më të lartë është procesi zgjedhor dhe pluralizimi (7 pikë), i ndjekur nga funksionimi i qeverisë (6.43) dhe kultura politike (6.25).

Treguesi me rezultatin më të dobët është ai i pjesëmarrjes politike, me vetëm 5 pikë.

Pak përmirësim i demokracisë në botë në 2022

Në vitin 2022 në botë nuk u shënua përmirësimi i Indeksit të Demokracisë, ndryshe nga sa pritej për shkak të lehtësimeve të kufizimeve pas pandemisë.

Sondazhi vjetor vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende në bazë të pesë treguesve, (procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë civile) që kanë një rezultat maksimal prej 10 pikësh.

Sipas raportit, pothuajse gjysma (45.3%) e popullsisë së botës jeton në një lloj demokracie, ndërsa më shumë se një e treta (36.9%) jetojnë nën sundim autoritar. Rezultati global prej 5.29 nga dhjetë, një rritje prej vetëm 0.01 nga viti i kaluar, përfaqëson stanjacion dhe jo tendencë përmirësimi.

Një arsye pse pritej një përmirësim ishte heqja e kufizimeve të lidhura me pandeminë në vitin 2022. Kufizimi i lirive individuale, i synuar fillimisht për të mbrojtur njerëzit nga Covid-19, ndikoi negativisht në ecurinë e treguesit në 2020 dhe 2021.

Por çdo përmirësim në 2022 u kompensua nga zhvillimet negative diku tjetër. Për më tepër, Kina – shtëpia e gati një të pestës së popullsisë së botës – i dha fund politikës së saj zero-covid vetëm në dhjetor, pasi kishte mbyllur dhjetëra miliona qytetarë të saj për muaj të tërë gjatë gjithë vitit.

Qeveria braktisi politikën zero-covid pas protestave të gjera kundër saj. Por reagimi represiv i shtetit ndaj atyre protestave ndihmoi që demokracia e Kinës të zvogëlohej në 1.94, më e ulëta që nga fillimi i indeksit në 2006.

Rusia regjistroi rënien më të madhe demokratike nga çdo vend në botë, duke rënë 22 vende poshtë renditjes në vendin e 146-të. Ambicia e Vladimir Putin për të rivendosur pozicionin e Rusisë si një fuqi perandorake kundërshtohet ashpër nga Perëndimi, por dënimi nga vendet joperëndimore nuk është aspak universal.

Rreth dy të tretat e njerëzve jetojnë në vende, qeveritë e të cilave janë ose neutrale ose të prirura nga Rusia. Makina propagandistike e Putinit po përpiqet të bindë jugun global se qëllimi i Perëndimit është të “ndajë dhe shkatërrojë” Rusinë. Në vetë Rusinë, kontrolli i fortë i shtetit mbi median dhe shtypja e protestuesve kundër luftës kontribuan në një rezultat të ulët historik prej 2.28.

Polarizimi mbetet kërcënimi më i madh për demokracinë në Amerikë, megjithëse pjesëmarrja e lartë historikisht në zgjedhjet e ndërmjetme në nëntor dhe një refuzim i gjerë i kandidatëve që ende mohojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndihmuan që rezultati i vendit të mbetet i qëndrueshëm në 7.85.

Europa Perëndimore, shtëpia e tetë nga dhjetë vendet e para në indeks, ishte i vetmi rajon që regjistroi një përmirësim të dukshëm në vitin 2022. Rezultati i saj rajonal u kthye në nivelet para pandemisë dhe Norvegjia ruajti pozicionin e saj të gjatë në krye të renditje, e ndjekur nga afër nga katër vende të tjera nordike. (Zelanda e Re doli e dyta në renditjen globale.)

Turqia, i vetmi “regjim hibrid” në rajon, ka regjistruar një rënie të madhe gjatë dekadës së fundit, gjë që pasqyron sundimin gjithnjë e më autokratik të presidentit të saj, Recep Tayyip Erdogan. Vendi përballet me një zgjedhje vendimtare këtë verë që mund të vendosë statusin e tij demokratik. Pavarësisht disa përmirësimeve globale, demokracia mbetet nën kërcënim, thekson raporti.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025

Komentet e Fundit

  1. Detari on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  3. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. nastradini on Goxhaj flet për akuzat lidhur me UÇK dhe Iranin: Nga varet si do vijojë protesta
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?