Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “The Sun”: Rruga e re për në Angli vetëm 45 minuta, shqiptarët heqin gomonet e marrin skafet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “The Sun”: Rruga e re për në Angli vetëm 45 minuta, shqiptarët heqin gomonet e marrin skafet
KronikeKryesore

“The Sun”: Rruga e re për në Angli vetëm 45 minuta, shqiptarët heqin gomonet e marrin skafet

Published: March 10, 2023
Shpërndaje

Kreu i qeverisë britanike pritet të takojë kreun e shtetit francez, ku në fokus të takimit mësohet se është vendosur kontrolli i brigjeve jugore të Francës.

Ky kontroll mendohet se ka të bëjë kryesisht me trafikantët shqiptarë, të cilët kanë vijuar sfidat ndaj dy shteteve të fuqishme, teksa në vend të gomoneve tashmë propozojnë dhe reklamojnë rrugë me skaf, rrugë e cila sipas tyre bëhet vetëm për 45 minuta.

Qeveria britanike është e gjithë në këmbë kundër kësaj paligjshmërie, sipas tyre, të cilët po marrin masa dhe tentojnë t‘i kërkojnë bashkëpunim konkret qeverisë franceze për të patrulluar dhe mbikëqyrur brigjet, nga të cilat nisen këto mjete.

- Publicitet -

“The Sun”

Teksa masat e dy qeverive shtrëngohen çdo ditë e më shumë për gomonet e emigrantëve të paligjshëm, këta të fundit kanë një taktikë të re, skafet. ‘The Sun” shkruan se skafet po përdorën, teksa Franca po investon miliarda euro çdo vit për të ndihmuar në rregullimin e politikave të emigrantëve të paligjshëm. Në një video ‘reklamë’ të publikuar në “TikTok”, tregohet anija pranë bregut me pasagjerë dhe ‘premtohet’ që udhëtimi do të zgjasë deri në 45 minuta.

“The Sun” shkruan se një total prej 45,755 azilkërkuesish kaluan Kanalin me anije të vogla vitin e kaluar, me gati gjysma nga Shqipëria dhe Afganistani. Ndërkohë, Forcat Kufitare kanë kontrollin operacional të Kanalit për të frenuar kalimet, me drone, varka, radarë dhe kamera të reja që përdoren për të gjurmuar anijet në ujë dhe për të identifikuar ata që i pilotojnë ato. “Bandat kriminale janë të etura për t’iu shmangur autoriteteve. Krahas masave të reja të shpallura nga kryeministri, Forca jonë Kufitare dhe operacioni i përbashkët që punon me Francën duhet të përmirësojë lojën e saj dhe të qëndrojë një hap përpara.

Shansi më i mirë që kemi për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë efektive është ndalimi i anijeve që largohen nga Franca në radhë të parë. Autoritetet duhet të jenë vigjilente ndaj këtij kërcënimi të ri dhe të çmontojnë bandat e mjerueshme që qëndrojnë pas tij”, është shprehur deputeti konservator Scott Benton. “Duke udhëtuar me varka më të mëdha dhe më të forta, shqetësimi është se ata mund të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar përtej rrugëve të zakonshme, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin”, tha Alp Mehmet, kryetar i Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar.

Reagimi i Qeverisë

“Postimet që promovojnë rrugë të paligjshme për në Mbretërinë e Bashkuar po vënë në rrezik jetën e njerëzve të cenueshëm dhe po financojnë bandat e liga kriminale”, tha një zëdhënës i qeverisë. “Ligji i Migracionit të Paligjshëm do të ndryshojë ligjin në mënyrë që njerëzit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht të mund të ndalohen dhe më pas të kthehen me shpejtësi në një vend të tretë të sigurt ose në vendin e tyre të origjinës”, janë këto paralajmërimet që vijnë nga Britania për emigrantët. Kryeministri Rishi Sunak do të udhëtojë për në Paris për të takuar Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili do të kërkojë që të rriten inspektimet në plazhet pranë pikave të kalimit Calais dhe Dunkirk. Sunak zbuloi këtë javë Projektligjin e tij për Migracionin Ilegal, i cili synon të ndalojë emigrantët të kërkojnë azil ose të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëse mbërrijnë ilegalisht.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?