Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thellohet pabarazia, rritet numri i personave me pagë minimale dhe maksimale në tremujorin e dytë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Thellohet pabarazia, rritet numri i personave me pagë minimale dhe maksimale në tremujorin e dytë
EkonomiKryesore

Thellohet pabarazia, rritet numri i personave me pagë minimale dhe maksimale në tremujorin e dytë

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

Vendimet e qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe dyfishimin për nivelet e larta drejtuese ndikuan përkatësisht në zgjerimin e kategorisë së punonjësve me pagë minimale dhe atyre më pagë maksimale në totalin e të punësuarve më sigurime.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga totali i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore 30.6 për qind e tyre kanë paga deri në nivelin minimal 40,000 lekë.

Kjo kategori pësoi rritje me 7.6 pikë për qind në raport me një vit më parë. Kjo ndodhi për shkak të ndryshimit të kufijve të pagës minimale, e cila u rrit në prill 2023 në nivelin 40 mijë lekë nga 340 mijë lekë që ishte më parë.

- Publicitet -

Në tremujorin e parë 21.6 për qind e totalit të punonjëseve paguheshin deri në pagën minimalë 340 lekë dhe 17 për qind ishin në kategorinë 340-40 mijë lekë.

Pesha e punonjësve me pagë 40-50 mijë lekë në totalin e të punësuarve u rrit gjithashtu me ritme më të larta se kategoritë e tjetra. Ne tremujorin e dytë 18.2 të punonjësve me sigurime ishin në këtë nivel page, nga 14 për qind në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e ndjeshme u vu re në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë. Personat me nivele të larta ta pagave zunë 8.8 për qind të totalit te të punësuarve me një rritje gati 3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2022. Zgjerimi i kësaj kategorie erdhi si rrjedhojë e vendimeve të qeverisë për dyfishimin e pagave në funksionet e larta të administratës publike pas zgjedhjeve vendore.

Pavarësisht presioneve që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore struktura e punësimit në vendin tonë dominohet nga personat që paguhen në pagën minimale.

Vendi ynë ka pagën minimale një nga më të ulëtat në Europë sipas të dhënave të krahasueshme nga Eurostat. Ky nivel në Shqipëri imponohet nga modeli ekonomik bazuar tek krahu i lirë i punës dhe në industri që kërkojnë intensitet punësimi të tilla si industria e përpunuese dhe bujqësia.

Prej dekadash vendi nuk po mundet të integrohet në zinxhirët e lartë të vlerës dhe të orientojnë zhvillimin ekonomik bazuar në aftësi. Pagat e ulëta janë faktori kryesor shtytës për emigrimin e lartë të forcës punëtore dhe kryesisht moshave të reja.

Të gjitha anketat mbi emigracionin tregojnë se mbi rreth 90 për qind e emigrantëve vendosin të largohen për arsye ekonomike.

Emigrimi në nivele të larta rrezikon edhe me tej zhvillimin e ekonomisë, pasi me një forcë pune të plakur dhe me mungesë të thellë aftësish në tregun e punës vendi rrezikon të mbetet në rrethin vicioz të një ekonomie joproduktive.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spektakël në qiell më 12 gusht, eklipsi total diellor rikthehet në Evropë pas 27 vitesh
  • Zjarret në Mallakastër dhe Krujë drejt shuarjes
  • 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  • Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  • Horoskopi 10 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Komentet e Fundit

  1. Rexha on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Churchill Vlorë on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  3. Mentori on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  4. Dursakja on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?