Policia spanjolle ka zhvilluar kontrolle në selinë qendrore të Partisë Socialiste në Madrid, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje financiare dhe korrupsion, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas Gardës Civile spanjolle, aksioni u krye me urdhër të gjykatës, me qëllim sigurimin e materialeve që lidhen me një hetim të Gjykatës Kombëtare ndaj një ish-anëtari të partisë, i cili dyshohet për përfshirje në afera korruptive të lidhura me një kompani shtetërore.
Kontrollet përbëjnë një tjetër goditje për Partinë Socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez, e cila prej muajsh ndodhet në qendër të një serie skandalesh korrupsioni.
Vetëm javën e kaluar, një tjetër gjykatë njoftoi se po heton ish-kryeministrin José Luis Rodríguez Zapatero për trafik influence dhe vepra të tjera të mundshme penale që lidhen me shpëtimin financiar të një kompanie ajrore. Zapatero i ka mohuar akuzat.
Ndërkohë, nën hetim janë edhe bashkëshortja dhe vëllai i Pedro Sánchez, për akuza që lidhen me trafik influence, akuza që edhe ata i kanë hedhur poshtë.
Një nga çështjet më të rënda për socialistët lidhet me hetimet ndaj një ish-ministri të qeverisë Sánchez dhe një zyrtari të lartë të partisë, të dyshuar për përfshirje në një skemë ryshfetesh që dyshohet se nisi gjatë pandemisë COVID-19.
Pedro Sánchez, i cili drejton qeverinë spanjolle që prej vitit 2018, i ka cilësuar hetimet ndaj familjarëve të tij si një “fushatë njollosjeje”, por më herët ka kërkuar edhe “falje” publike për skandalet që përfshijnë ish-bashkëpunëtorët e tij politikë.

Si ka mundesi bre
Kjo esht nderhyrje ne “punet e ekzekutivit”?
Apapapa
Ky Sancezi te bej urgjent nje ligj te ri jo te kerkoj falje
Turp
Kur del hapur kunder Trump..
Normal qe vihen te gjuthe sherbimet ne levizje dhe fillojne e dalin gjera..
Se per skandale, sa ta gërricësh pak cdo qeveri fillon e nxjerr pluhur..
A thua i futen edhe Vatikanit per ti nxjerre Papes ndonje skandal??
Te presim njehere.