Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Themelet që nuk duken
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Themelet që nuk duken
Kendi i Kryeredaktorit

Themelet që nuk duken

Published: September 8, 2025
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Botuar në DITA

Një komb që nuk investon sot në shkollë, do paguajë nesër për pasojat. Fjalë të bukura nga libër citatesh?

- Publicitet -

Jo, llogari e thjeshtë: Nëse nuk merret seriozisht edukimi sot, nesër do duhet të ndërtohen burgje, qendra rehabilitimi, fushata sensibilizimi, struktura mbështetjeje.

Të gjitha më të shtrenjta dhe më të dhimbshme sesa një arsim i mirë.

Sot në ditën e parë të një viti të ri shkollor shikoni ku jemi: vrasje, shpërthime, adoleshentë me thikë në çantë, rini përtace që ngatërron suksesin me shkëlqimin e rremë, dhunë në familje, arrogancë në rrugë.

Dhe një kurvëri e re – jo vetëm ajo e hershmja në trup, por në mendje, në ideale, në shpirt.

E kemi lënë shkollën pas, në listën e prioriteteve. Rrugët, stadiumet, fasadat, resortet që duket sikur janë për vende pa halle, ndoshta janë të nevojshme. Por a ia vlejnë kur mungon edukimi bazë?

I panxëni nesër do t’i prishë rrugët apo stadiumet, rrufjanë do pjellin resortet.

Vetë Kryeministri, që ka një pasion për dukjen e bukur dhe rrokaqiejt, duket se e vuan i pari këtë realitet. Nervozizmi i tij me ata që dëmtojnë apo ndotin stadiumet bizhu dhe plazhet ku po tentojmë klasin e lartë është dëshmia se vizioni i tij për luksin dhe madhështinë, pa një bazë edukimi dhe respekti, është i gabuar dhe i pafrytshëm.

Nuk mjafton të ndërtojmë beton e xham, nëse nuk ndërtojmë edhe njerëz të qytetëruar, që dinë ta vlerësojnë dhe ruajnë atë që kanë. Në fund të ditës, të dekadës, të shekullit, cilësia e një kombi nuk do matet me lartësinë e kullave apo me kilometrat e asfaltuar

Më mirë të kemi më pak stadiume dhe më shumë biblioteka; më pak resorte dhe më shumë laboratorë; më pak drita e shirita për lajmet TV, më shumë dinjitet për mësuesin.

Mësuesi është misionar. A mund të kërkosh misionarë në një sistem që shpërblen fort improvizimin dhe mediokritetin?

Prindërit e sotëm kanë nostalgji për mësuesin e dikurshëm. Rikthimi i seriozitetit të “mësuesit të kohës së Enverit” (jo në ideologji, por në përkushtim dhe autoritet moral) kërkon që mësuesi të mos jetë viktimë e sistemit, por themeli i tij.

Është një ironi e madhe e historisë që shumica e elitës politike, institucionale dhe kulturore që sot mallkon komunizmin, është pikërisht produkt i sistemit arsimor të atij regjimi.

Bij e bija të ish-elitës komuniste, të shkolluar me rreptësi, me disiplinë e me themel, janë sot në krye të institucioneve, partive, bizneseve e universiteteve. Jo pse ishin të privilegjuar, por sepse arsimi ishte serioz dhe i barabartë në mënyrë brutale për të gjithë. Ai sistem mund të ketë rënë, por trashëgimia e tij arsimore i ka mbajtur këta njerëz në majë.

Ndërsa sot, kur arsimi është kthyer në biznes, diploma në mall, dhe shkolla në fasadë, brezat e rinj rrezikojnë të mos kenë më as meritë, as barazi, as mundësi. Dhe kështu, rrota e padrejtësisë vazhdon të rrotullohet.

Edukimi është urgjencë kombëtare.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky shkrim është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Mund të ripublikohet nga mediat e tjera nëse në fund citohet DITA dhe vendoset linku i burimit. Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • Larguar says:
    September 8, 2025 at 5:35 pm

    Arsimi ka tri shtylla qe e mbajne: infrastrultura, kurrikulat/programet/tekstet si dhe stafi pedagogjik. Ne te tria ne kemi deshtuar. Kemi lyer fasada, por nuk kemi krijuar ambiente edukimi. Kurrikulat perkthehen dhe merren lart e poshte dhe po ashtu edhe tektstet mesimore. Jane kaq larg cdo realiteti shqiptar, sa i kane bere konfuze te gjithe, mesues, nxenes madje edhe prinder. Ndersa niveli arsimor i mesuesve nuk ka me nevoje per komente. Te gjithe kerkojne respekt dhe dinjitet, nderkohe qe nuk kane as per veten e tyre. Jane thjesht ne nje nivel medioker. Ndaj arsimin ne e kemi humbur pergjithnje. Mrekulli nuk mund te ndodhin!

    Reply
  • demo says:
    September 8, 2025 at 5:36 pm

    Me came si Fatmir Mediu,Shpetim Idrizi,Enkel Demi,,e Ardhmja e Camerise eshte e Garantuar.

    Reply
  • altin says:
    September 8, 2025 at 5:39 pm

    Respekte z Adrian.Arsimi yne prej 35 vitesh ka hyre ne gjendje “analfabetizmi funksional”.

    Reply
  • ¿? says:
    September 8, 2025 at 6:37 pm

    Me fal Zoti Thano, per mendimin tim, pergjithesisht keni te drejte ne ato qe thoni, ne ate qe kishim nje sistem arsimor te pranueshem per kohen qe funksiononte ashtu si funksiononte edhe ca nga halli, si te gjitha fushat e tjera. Po e ke nje gabim dhe te rende. Kur thua:
    >
    “Bij e bija të ish-elitës komuniste, të shkolluar me rreptësi, me disiplinë e me themel, janë sot në krye të institucioneve, partive, bizneseve e universiteteve. Jo pse ishin të privilegjuar, por sepse arsimi ishte serioz dhe i barabartë në mënyrë brutale për të gjithë. Ai sistem mund të ketë rënë, por trashëgimia e tij arsimore i ka mbajtur këta njerëz në majë.”
    >
    Keta mender njerezit qe thoni juve, nuk i ka mbajtur ne maje trashegimia arsimore e atij sistemi, por TRASHEGIMIA e atij sistemi. Se po te qe per trashegimine arsimore s’kishte perse mos kishte edhe te tjere ne maje, qe nukishin bij e bija te ish-elites komuniste. E kam fjalen qe maja e tyre sot nuk eshte ndonje merite e vecante e arsimimit te tyre, por e lifhjeve te tyre te gjakut.

    Reply
  • iriqi says:
    September 8, 2025 at 7:05 pm

    Për mua nga supa e peshkut nuk bëhet dot më peshk. Domethënë që ato të mira që kishte në atë kohë, sidomos arsimi, kultura dhe shëndetësia, nuk bëhen dot më. Do të vazhdojmë kështu me gjoja shtet, me gjoja drejtësi, me gjoja demokraci, me gjoja arsim etj etj. Por do na ngeli vetëm fasada, vetëm vezullimi, vetëm VIP-at dhe VIP-eshat kokëboshë, por që shkëlqejnë shumë. Ai sistem arsimi i rreptë dhe autoritar ishte për atê kohë. Sot kemi këtë sistemin tjetër kur diploma blihet. Kur për mësuesin ka vetëm mëshirë dhe përbuzje, por në asnjë mënyrë respekt. E ka marrë ferra uratën. E kam shkruar edhe më parë: Çdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e tij. Studentët çekë duke iu përgjigjur një anketimi theksuan se një sistem shoqëror për së mbari duhet të përbëhet nga dy gjysma: të marrë të mirat e komunizmit dhe ato të kapitalizmit.

    Reply
  • Jetmir Alicka says:
    September 8, 2025 at 7:30 pm

    Nje shqetesim me teper se real. Nje thirrje per te pare realitetin ne sy.Nje kembane qe vazhdon te bjere. Nje emergjence, qe duhet te na shkunde te gjitheve. Edukimi prioritet mbi prioritet. Faleminderit z. Thano

    Reply
  • Piro says:
    September 8, 2025 at 8:31 pm

    Te jemi realiste: nga punet e para qe bene qeveritaret tane nga 90-tat deri sot ishte kazma qe i vune arsimit kombetar qe nga ai filllori deri ne arsimin e larte me aventuren e prishjes se Akademise me arsyetimin absurd se akademia e Aleks Budes dhe Eqrem Cabeut ishte akademi bolshevike, kur ne strukture ajo ishte kopje e Akademise se Shkencave te Austrise, dhe mbylljen e 13 instituteve kerkimore te saj me pretendimin po aq absurde se punen kerkimore ne Shqiperi ashtu si ne SHBA do ta bejne universitetet qe praktikisht nuk bejne kete. Nga vitet 60-te deri nga fillimi i viteve 90-te Shqiperia ishte qendra boterore e studimeve albanologjike. Ku jemi sot?
    Shikoni statistikat ne internet: ka fare pak vende ne bote (nuk flas as per Evropen as per Ballkanin) qe shpenzojne me pak sa ne per shkence e teknologji.
    Zoti Thano me te drejte thote “Një komb që nuk investon sot në shkollë, do paguajë nesër për pasojat”. Prape, per te qene realiste, duhet thene qe jo neser por jemi duke paguar sot. Krahu i lire i punes i shqiptareve (duke perfshire forcen e kualifikuar shqiptare) punon per te miren e te huajve e jo te Shqiperise dhe burimet natyrore na i shfrytezojne te huajt , dy tiparet esenciae te nje vendi kolonial.

    Reply
  • demo says:
    September 8, 2025 at 9:16 pm

    z.KRYEREDAKTOR,po te kete mend dhe intuite profesionale,komentin e z. Piro e boton neser si nje polemike qytetare per Arsimin. Kaq kisha.

    Reply
  • capi says:
    September 8, 2025 at 10:28 pm

    Si per shume gjera dhe shkolla ka lindur per nje arsye. Ndoshta duhet te shkojme ne gjeneze. Nuk di ku e kemi mesuar, ndoshta kur studionin filozofet grek, thuhej qe shkolla lindi si nevoj te pergatiste, ti jepte femijes njohuri dhe aftesi, te peballonte jeten.
    Te vijme ne ditet e sotme. Te supozojme se femija studion per 20 + vjet, nje fare investimi, dhe per cfare? Cfare i ofrohet ne fund; punesim ne call center, kamarier apo pune jashte profilit qe ka studiuar. Mund te me thote ndonje nese ka ndonje student shqiptar i edukuar ne universitet me te mira te botes, qe vjen e punesohet ne Shqiperi. Vetem shembull nga administrata mos me sillni, se mund te kete ndonje.
    Te investohet ne arsim thote Adriani dhe me te drejt. Por kemi nje problem te madh nuk po kemi femije te mbushim klasat. Nese gjejme ndonje si puna e imzot Nolit qe perfundoi konservatorin ne moshe 55 vjec dhe u rregjistrua ne universitet te mesonte gjuhe te huaja ne moshen 81 vjec
    Jemi ne ekonomine e tregut dhe ndoshta analizen duhet ta fillojme nga “fundi” tregu ose tregu i punes per te qene me te sakte.
    Keto qe thashe me siper jane nga kendeveshtrimi i individit dhe jo kush eshte roli dhe detyra e shteti ne sistemin arsimor

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    September 9, 2025 at 6:26 am

    Lodheni kot burra! Prishja e Arsimit ishte pasoje e prishjes se sistemit. Pse? Ishte krijuar figura e arsimtarit brenda sistemit.Nuk mund te qendronte figura e arsimtarit e shkepitur nga kurrikulat jashte sistemit, e pa varur nga Diktatura! Tani eshte shume vone per ta ndrequar ate qe u prish. Une kam qene mesimdhenes. E lashe ate, kur nje nxenes hyri ne klase pa me marre leje, e lashe ate kur prindi nuk pyeti per shollen, e lashe arsimin, kur drejtori i shkolles, rahmet paste, nuk kish “fuqi” te bindete prindin e djalit qe kishte dale nga binaret! Ishte viti 1994. Tani eshte teper vone. Me vjen keq per “ulerimen” e z.Ardian Thano! Nuk di se si mund te vihet ne binare Arsimi!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 9, 2025 at 7:49 am

    Z.Ardian ka të drejtë por kush e dëgjon.Gazeta DITA ka kohë që ka vënë ULËRIMËN PËR EDUKIMIN NË SHKOLLA.
    Ania ka marr uji që në 1990 me ndryshimin e sistemit të IMPONUAR NGA PERËNDIMI KAPITALIST-NJERIU PËR NJERIUN-UJK.
    Shpura e PD me në krye S.Berishën jo vetëm i vuri shqelmin MERITOKRSTVE NË ARSIM,Por zbatoi KATOVICËN E RAMIZ ALISË,me ligjin 24/1duke shplrbër ADMINIDTRATËN NGA QËNDRA NË BAZL,Duke futur në institucionet arsimore e kudo llumin e shoqërisë, duke shkatrruar AKADEMIT e E.HOXHËS të akredituara në to edhe personalitete të AKADEMIVE TË BOTËS.!
    Vetëm në ushtri u larguan mbi 2000 kuadro me AKADEMI USHTARAKE,duke vën në krye SPIUNIN BASHKIM GAZIDEDE,për të organizuar GRUSHTIN E SHTETIT 97,98.!
    Tashmë e ka marr FERRA URATËN-siç thot populli.
    Në emër të fjalës së lirë mësuesi nuk i flet dot as me goi nxënësit e jo më ti heqi CELULARIN QË NË TË KA FOTO E VIDIO PORNO.
    Se prindi tanimë nuk shkon në shkollë për të korigjuar fëmijën e tij,por për ti kërkuar llogari mësuesit pse nuk I vuri notën 10 por 4 fëmijës së tij TAP-TOPI.
    Pa u edukuar shoqëria nuk mundet të vihet moto qeveria,pasi qeveria meriton atë popull që e zgjedh.
    Zoti e ruajt Shqipërinë.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 9, 2025 at 7:53 am

    Z.Ardian ka të drejtë por kush e dëgjon.Gazeta DITA ka kohë që ka vënë ULËRIMËN PËR EDUKIMIN NË SHKOLLA.!
    Ania ka marr uji që në 1990 me ndryshimin e sistemit të IMPONUAR NGA PERËNDIMI KAPITALIST-NJERIU PËR NJERIUN-UJK.
    Shpura e PD me në krye S.Berishën jo vetëm i vuri shqelmin MERITOKRSATVE NË ARSIM,Por zbatoi KATOVICËN E RAMIZ ALISË,me ligjin 24/1duke shpërbër ADMINIDTRATËN NGA QËNDRA NË BAZË,Duke futur në institucionet arsimore e kudo llumin e shoqërisë, duke shkatrruar AKADEMIT e E.HOXHËS të akredituara në to edhe personalitete të AKADEMIVE TË BOTËS.!
    Vetëm në ushtri u larguan mbi 2000 kuadro me AKADEMI USHTARAKE,duke vën në krye SPIUNIN BASHKIM GAZIDEDE,për të organizuar GRUSHTIN E SHTETIT 97,98.!
    Tashmë e ka marr FERRA URATËN-siç thot populli.
    Në emër të fjalës së lirë mësuesi nuk i flet dot as me goi nxënësit e jo më ti heqi CELULARIN QË NË TË KA FOTO E VIDIO PORNO.
    Se prindi tanimë nuk shkon në shkollë për të korigjuar fëmijën e tij,por për ti kërkuar llogari mësuesit pse nuk I vuri notën 10 por 4 fëmijës së tij TAP-TOPI.
    Pa u edukuar shoqëria nuk mundet të vihet moto qeveria,pasi qeveria meriton atë popull që e zgjedh.
    Zoti e ruajt Shqipërinë.

    Reply
  • MeteH says:
    September 9, 2025 at 9:17 am

    Kapterr Lalaj kjo Gomarice madhore nga katundi i atij Poliagjentit si gjithmone traplliqet e tij plot gabime ortografike i ka ne 2 kopje. Si per te vertetuar se eshte dopio-budall.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 9, 2025 at 9:18 am

    Te ngrihen themelet eshte tamam pune qe nuk duket. Kjo bota e sotme i Ka zet punet qe s’duken. S’mund te harxhosh 4 vjet si minister qe te angazhohesh serioisht qe ngrihet nentoke nje bazament solid per 20-50 apo 100 vitet e ardhshme. Do te heqin nga puna me shpejt, se nuk Ke c’è postosh ne fejsbuk. Pa’ postime ne fejsbuk je kot fare. Psh, kur Rama s’ka ndonje gje te re per ta inaguruar, gjysmendertuar, ndonje takim me dhendurret ebrenj apo show me pergjunje ndaj kryeministres torollake te Italise, i fut Ca foto nga relievet malore. Ka pyll qe s’eshte i bukur kur e mbulon bora apo jeshillleku? Mileti hutohet nga keto foto te bukura dhe harron qe Rama nuk eshte fotograf i National geografic por drejtues i ekzekutivit. Dje ftonte shqiptaret te bejne nje xhiro nga aksi (qe ne fakt eshte nje segment rrugor) Qukes – Qafe Plloce. Sikur me qene pronar agroturizmi qe ne fundjave ofron nje pakete me te ngrene dhe kafen e ofron pa’ leke pronari. Ka nje gje Rama, qe s’mohohet dot, i ben te kushtueshme gjerat. Dhe e di qe themeli ndonjehere ha gjysmen e parave. Ndonjehere e kerkon kete proces. Por shpesh justifikohet se s’ka fonde dhe o burra, mbush fasaden e kalli mu ne te themeleve. Qe ne arsim te shkojne punet mire ne bazen e themelit duhet te vendosen dy prioritete; edukimi dhe njohurite themelore. Qe ne kopesht. Se femijet, brezi qe po vjen dhe eshte ne numer me i paket demografikisht, s’eshte vetem thesar i familjes. Duhet trajtuar si thesar i shtetit. Shteti duhet “tua bleje ” femijet familjeve. Duke i mbrojtur, incentivare, trajtuar si thesar i rralle. Dhe Jo thjesht me te talentuarit, me cilesore, por edhe me te vonuarit. Imagjino 100 te burgosurit e pas 20 vjeteve, sa shume kushtojne ti ushqesh ne burg. Po ti edukosh qe sot dhe te investosh qe te behen njerez te mire, produktive dhe zanatcinj ti Jo vetem s’do harxhosh para kot ti mbash burgjeve pas 20 vjetesh, por perkinsrazi, keta do fusin ne arken e shtetit kontribute nga puna e tyre duke e mbajtur shtetin e duke ia rikthyer investimin disa here. Prandaj eshte e rendesishme te investosh mire dhe sakte ne themelin e edukimit dhe njohurive. Neser do kesh prespektive dhe jo arkive fejbuku me foto suksesesh te perkohshme tollumbacesh qe i shfryu sezoni i ri i zgjedhjeve. Kryeredaktori✍️, gjithnje i shkurter ne permbajtje dhe i thelle ne vezhgim👍🤝.

    Reply
  • SPAK says:
    September 9, 2025 at 9:30 am

    Po shikoja pamje nga rruga Qukes -Plloce! Me pelqeu! Ishte nje rruge e enderuar shume vite te shkuara! Urime! Pashe edhe shkollen ne Geshtenjas, bashkekohore! Prape urime! me kujtohet kur Saliu bente rruge te ngushta vetem me nje kalim ! Mjeran Vicidolas! Nuk mund te them Tropojan se Tropojasit jane ne krye te Botes! Si mundet qe nje qeveri te beje nje vend kur gjysma tjeter e saboton! Saliu mund te udheheqe vetem me vjedhje e vrasje me Klane! I kemi harruar<no i kemi ne trupat tane rrahjet e salinjianeve dhe nga kosovaret e tij te Bukoshit! Ne Shqiperi behet nje lufte e tmershme midis Botes se civilizuar dhe hordhive te Saliut!

    Reply
  • Ardiani says:
    September 9, 2025 at 10:02 am

    SPAK, civilizimin nise nga vehtja se ke harruar “urimin” apo me sakte urinimin me te madh per kete pushtet aktual Rama – shpopullimin e vendit e shkolla te tera pa nxenes brenda.

    Reply
  • SPAK says:
    September 9, 2025 at 10:43 am

    Sa koqe qenke o Ardian! Me medioker se Muli dhe Albana dhe te tjere nuk ka! Mos harroni cunin e Fahrit dhe njerez medioker si ty!

    Reply
  • iriqi says:
    September 9, 2025 at 10:49 am

    O SPAK. Nëse Saliu merr frymë ende faji është i Të Gjatit! Kuptove! Në mandatin e tij të parë Rama linte të kuptohej se e pengonte Meta të bënte punë të mira. Tani vazhdon dhe i bie dajres për Salën. Ndërkohë që po ka mbi 12 vjet në pushtet. Rama është i dobët, i paaftë dhe mashtrues. Shiko çfarë ngjan me gjykatësit! Me shitjen e pasurive kombëtare! Me bankers etj etj. E keqja e Shqipërisë sot nuk e ka më emrin saleh (njê kufomë e pakallur në varr), por Edi Rama

    Reply
  • Artan says:
    September 9, 2025 at 10:59 am

    Nuk jam dakord,me ty o oriqi,per punen e Salehut.Por kjo nuk do te thote qe i Gjati nuk eshte kthyer ne nje karagjoz.Kam pershtypjen se ai do qe te dale nga loja,por ata ustallaret qe e vune aty nuk jane dakord. Si eshte ajo shprehja: Hedh nje pare e hyn ne valle,jep dhjete e nuk del dot.

    Reply
  • Një shqiptar në Itali says:
    September 9, 2025 at 11:25 am

    Ore dudum kari , kush të ka thënë ty që kryeministrja e Italisë na qënka torollake ? Hej Zot, një abaneze kokëloqe, një fshatar gjysëm idiot, përgojon kryeministren e Italisë që qeveris një popull 60 milionsh dhe që ka qeverinë më të konsoliduar e më të sigurt në Evropë e BE . Ikë ore zgjebe i fëlliqur, kopetent i madh ti aq sa për të sharë kryeministrat e botës të zgjedhur nga popujt e tyre , injorant .

    Reply
  • Qerimi says:
    September 9, 2025 at 12:14 pm

    Pir flet ketu per Akademi. Une kam qene vete punonjes ne nje nga 16 institutet e Akademise se shkencave dhe kam njohur personalisht dijetaret e saj Aleks Buda, Eqrem Cabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi me kontribute madhore ne fushen e albanologjise dhe kontributet e tyre ne shkencen shqiptare, ata qe e bene Shqiperine per here te pare “Qender Boterore te Studimeve Albanologjike”. Per fatin tone te keq ajo kohe perendoi ne vitet 90-te kur mbeti vetem nje hije e zbehte e asaj qe ishte dhe u politizua ne ekstrem duke vene ne krye te saj mbeshtetes te partive politike qe nga indjeri G. Beqiraj dalluar si peshengrites por pa botuar asnje punim shkencor. Po keshtu, Skender Gjinushi politikan i karrieres ne epoken e komunizmit deri ne vitin 2019 1987 pa asnje aktivitet shkencor as ndonje botim shkencor te botuar ne moshe pensioni (70vjec).
    Fan Noli do te thoshte: “Pse keshtu o mjere ne?”

    Reply
  • Dudumi says:
    September 9, 2025 at 1:20 pm

    @nje shqiptar ne Itali, s’qenka vetem ajo torollake, paska shoke si puna jote. Mire qe qenke nje, se me kaq edukate sa paske treguar do prishje pune po te ishin shume si Ty.

    Reply
  • Dashi says:
    September 9, 2025 at 1:45 pm

    Dudumi , sa idiotë përveç teje, ka pjellë jotëmë ? Cila është edukata jote që ofendon, pa e njohur fare kryeministren e një vëndi të huaj, e mbi të gjitha, ky vënd , mik i ngushtë i Shqipërisë ? Unë nuk jam vetëm, por me opinionin tim janë të gjithë shqiptarët e Italisë, sepse nga kjo kryeministre dhe miqësia e saj me kryeministrin e Shqipërisë, përfituam pensionet, që as i kishim ëndërruar. Jemi 500 mijë që përfitojmë . Kryeministrja e Italisë, sipas sondazheve, gëzon përkrahjen e shumicës së italianëve, madje më lart se sa e kishte para se të fitonte para 3 vjetësh . Ndërsa aktualisht në Francë është qeveria e tretë që rrëzohet brënda vitit dhe presidenti Makron e ka përkrahjen vetëm 12 % , Gjermania në gjysëm krize politike dhe ekonomike, Spanja po ashtu . Meloni është e blinduar nga italianët në qeverisjen e vëndit . More vesh o dudum torollaku ?

    Reply
  • Mesues says:
    September 9, 2025 at 2:20 pm

    Shkolla nderton te ardhmen e nje vendi dhe te nje populli. Te lumte Zoti Adrian Thano me kete shkrim dhe analize per arsimin. Shume vende ne perendim kane bere arsimin e larte masiv, duke e ulur shume nivelin shkencor ne universitetet e tyre. Me mijra te rinj te paafte abuzojne tani me te ardhurat e prindeve. Zgjasin studimet per shume vite me rradhe por edhe kur diplomohen nuk jane te afte te ushtrojne profesionin e cilesuar ne diplome.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 9, 2025 at 4:52 pm

    @Dashi. Mos shko AQ larg se cfare pjellin nenat, po nejse. Kryesisht, le qe ti nuk e di, por bisedimet per ceshtjen e pensioneve jane shume vite me pare. U konkludian tani, por nuk eshte e qarte skema. Dhe ceshtja e pensioneve s’eshte muhabet qeverish sesa te drejtash. Psh, ti mund ta hedhesh ne gjyq shtetin italian nqs te “ha” vitet e pensionit. Biles Jo shtetin por Institutin e caktuar (INPS). Po ore qe e njoh kryeministren, qekur ishte 15 vjec dhe bertiste si e cmendur per Msi( trashegimtare e partise neofashiste). Ti thua qe e duan italianet 😀😀Ti e do cfare mendojbe italianet per zgjidhjen qesharake te kampit te Shengjinit per emigrantet e paligjshem? Sigurisht qe s’è di. Doemos qe kampin e solli tek ne se Ka shume respekt qofte per emigrantet e qofte per ne. Per ta mbyllur, nqs dy kryeministrat jane miq(?!), me siguri per te bere qejfin ty po e perdorin miqesine. Qe te shtohen te kenaqurit me luge bosh si ty

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    September 9, 2025 at 7:34 pm

    Përgëzime autorit, për këtë Refleksion në këtë fillim Viti shkollor!
    Kjo analizë e shkurtër por domethënëse, ka kapur çështjet kryesore ku çalon arsimi i këtyre 35 viteve të fundit.
    Është vërtetuar katërçipërisht se politika antishqiptare e 35 viteve të fundit, ka ditur mirë se ku ka goditur. Pse jo, edhe duke zbatuar Doktrinat e fqinjëve shovenë.
    Arsimi shqiptar që patëm, ka ikur për të mos ardhur më kurrë.
    Së pari u kujdesën që të mbyllnin Shkollat Pedagogjike që patëm. Nga dalin mësuesit e sotëm? Edhe sikur vetëm dy shkolla të ishin mbajtur nga ato shkolla, tjetër lloj mësuesi do kishim sot.
    Çfarë Pedagogjie dhe Psikologjie mësojnë? ZERO!
    Tekstet shkollore, të përkthyera keqas e jo të shqipëruara, luftojnë për të fituar pjesën e tyre, në tenderët që qelbin këtë vend. Të quajturit “tekste alternative”, bënë kërdinë. Nuk e kuptoj dot, çfarë “alternative” tjetër mund të gjendet për teoremat e Gjeometrisë? Po për përkufizimin e pjesëve të Ligjëratës, çfarë “alternative” tjetër mund të gjendet? E për sa e sa gjëra të tjera…
    Mjerë prindërit, që mendojnë se i kanë fëmijët në shkollë, e që kanë përshtypjen e rreme se fëmijët e tyre po arsimohen!
    Ka shumë e shumë gjëra të tjera, por autori meriton vëmendje dhe përgëzime, qoftë edhe vetëm për faktin se ai e sjell me të tillë nerv dhe logjikë, këtë çështje në këtë fillim Viti shkollor.
    Për “forcë zakoni”, le të urojmë suksese këtyre fëmijëve të paktë, që ende, janë në këtë vend!

    Reply
  • Dashi says:
    September 9, 2025 at 9:13 pm

    Dudumi , edhe një xhaxhai im , e mban mënd Belinda Ballukun që 10 vjeçe të internuar me gjithë familje , qante gjithë ditën , po sot është zv.kryeministre . T’a thashë këtë , meqë ti e paske njohur Melonin që 15 vjeçe që bërtiste për partinë fashiste . Po ç’janë këto marrëzira a derëzi , po 15 vjeçarët rriten , mësojnë , krijojnë eksperiencë dhe mund të bëhen edhe udhëheqës shtetesh . Sa për pensionet me Italinë , ja ke futur qores . Unë njof me dhjetra shqiptarë , që kanë dalë në pension këto 2-3 muaj . Shumica , ndonse në moshë pensioni , nuk kishin asnjë shpresë , sepse nuk kishin vite pune të mjaftueshme as në Shqipëri , as në Itali , por duke i bashkuar vitet e punës të së dy shteteve , automatikisht dolën në pension . Një person që e njof , 66 vjeçar kishte 16 vite pune në Itali ( duhet të kishte 20 që të merrte pension të pjesshëm) , kishte gjithashtu 19 në Shqipëri , i duheshin edhe 16 . Me marrveshjen e dy qeverive , atij ju bënë 35 vite pune dhe doli automatikisht në pension . Fluturonte nga gëzimi , kishte punuar në ndërtim sa i kishte rënë bretku , kur i ra nga qielli pensioni . Si ky , me qindra të tjerë do të dalin çdo vit . Kjo marrveshje ishte një revolucion për shqiptarët e Italisë , sepse milionat i paguan Italia , Shqipëria ca pare të prishura paguan , prandaj nuk ishte aq e thjeshtë . Marrveshjen e pensioneve e bëri pa asnjë diskutim Meloni e Rama . Ato bisedime që thua ti , ishin ndërprerë me vite . Po mirë , le t’a bëjë edhe Greqia , apo Anglia , pse nuk i bëjnë marrveshjet ? Sepse duhet buxhet për marrveshje pensionesh . Sa për kampin e refugjatëve , qeveria italiane e ndërtoi në Shqipëri , për të dekurajuar invazionet e emigrantëve që po e mbysin Italinë , me kuptimin që emigrantët të mendonin që po të niseshin për në Itali , do të përfundonin në Shqipëri . Deri tani nuk i ka dalë me sukses , për shkak të një vendimi gjykate . Po Shqipëria çfarë ka humbur ? Do t’i mbeten gratis ato ndërtesa që mund t’i hyjnë shumë në punë . Prandaj të kundërshtova rëndshëm kur shave Melonin , ndoshta edhe një çikë nxitueshëm .

    Reply
  • Dashi says:
    September 9, 2025 at 9:32 pm

    Ore dudumi , se tani e rilexova shkrimin tënd , ku thua që unë nuk e di që Meloni bërtiste për MSI- në , që unë nuk e ditkam , sa e ka përkrahjen në popull qeveria Meloni . E ka 33% , sipas sondazhit të fundit të Mentanës në La 7 , pak më tepër se sa e kishte kur fitoi shumicën partia e saj Frateli D’Italia dhe bëri aleancë me Legën dhe Forca Italia . Dudumi , unë kam shkuar në Itali në vitin 1992 , me një bursë të një organizate internacionale , pra kam plot 33 vjet në Itali , këtu kam bërë universitetin , punoj në administratë dhe punët e Italisë i di pa asnjë diskutim më mirë se ty . Njëkohësisht ndjek rregullisht edhe Shqipërinë pasi , jo vetëm që e dua , sepse është vënd lindja ime , por më lidh me Shqipërinë ngushtësisht edhe profili i punës që bëj në Itali .

    Reply
  • Linda says:
    September 9, 2025 at 10:14 pm

    Te drejte ke zoti Thano. Po te shikosh se ne cfare derexhe ka rene arsimi qe nga Ministreve Arsimit tek ,rektoret dhe dekanet, per te perfunduar teknmesuesit. Jemi ne ardheun e Plagjatures deklaron kryeministri, por ndoneseve njeh problematiken asnje mase nuk ka mare tu heqe titujt akademike kesaj banden maskarenjsh! Une do jem konkrete meqe njoh nje strukture akademike. Imagjinoni ne cfare derexhe ra Fakulteti i Mjekesise Dentare duke patur ne krye Edit Xhajanken, jo vetem qe i dha vetes titullin Profesore me mashtrimeve maryfete, me doktorature plagjature qe e ka zhdukur. Kjo surrat qe me shumevte jep pershtypjen e nje kurve sesa shkencetare shkateroj fakultetin sa shumica e personelit akademik e bojkotuan sepse kerkonte ti pajtonte ne spiune kunder kolegeve te tyre. Kjo buce, ndjese per fjalorin, por realisht e meritom, se ashtu njihet ne gjithe territorin e zones kadastrale te QSUT shkateroi fakultetin e vodhi, e griu e degjeneroi cilesine akademike me veset e saj perverse.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 9, 2025 at 11:30 pm

    @Dashi! Nuk me dukesh dhe aq i kultivuar ne komentin e pare, po hajde, se u ofendua Meloni qe e quajta torollake 😀Po degjo, se ajo nuk Ka ndonje talent e vecante pervec te folures pambarim. Sesi votohet ne Itali dhe sesa zgjatin qeverite italiane, e Ke vete parasysh ti. Nuk Ka sesi Italia te paguaje pensionin per vitet qe ke bere ne Shqiperi, eshte kundersens. Keta nuk tolerojne as bojen e shkrimit kur behen kontratat e firmosen. Persa i perket sondazheve, eshte gjithandej ne Evrope nje eufori e te djathtes. Por do cshpejt krahu. Persa i perket emigranteve, kampi i Shengjinit eshte afere korruptive. Keshtu e percepton publiku i gjere ne Itali.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?