Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Theu byrzylykun elektronik, arratiset ortaku shqiptar i mafiozit të vrarë të Romës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Theu byrzylykun elektronik, arratiset ortaku shqiptar i mafiozit të vrarë të Romës
KronikeLajmi i fundit

Theu byrzylykun elektronik, arratiset ortaku shqiptar i mafiozit të vrarë të Romës

Published: December 8, 2023
Shpërndaje

Dorian Petoku, ‘mbreti’ i narkotikëve, është arratisur nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli), ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore.

Shqiptari është arratisur të premten nga komuniteti i Sessa Aurunca, në provincën e Caserta, Itali, në të cilën ishte caktuar në tetor të vitit të kaluar. Ai ishte liruar nga burgu në bazë të ekspertizës që vërtetonte varësinë e tij ndaj drogës.

Por arratisja ndodhi një ditë pasi doli lajmi për pendimin e Fabrizio Capogna-s, një eksponent kryesor i trafikut të drogës, i cili vendosi të bashkëpunojë në hetimet e Prokurorisë së Romës për trafikun e kokainës të shqiptarëve dhe të grupit të Leandro Bennato, një grup pjesërisht i përfshirë në vrasjen e Diabolik, raporton “Fanpage.it“.

- Publicitet -

Petoku ka thyer byrzylykun elektronik duke shkaktuar alarmin e lidhur me policinë. Pavarësisht mbërritjes thuajse të menjëhershme të policëve, shqiptari kishte humbur çdo gjurmë.

34-vjeçari shqiptar ishte mik i “Diabolik” Fabrizio Piscitelli, i cili vdiq në një pritë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio.

Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian. Rëndësia e tij është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?