Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Burime zyrtare bënë me dije se V. S., 22 vjeç, banues në kryeqytet, ka dalë jashtë banesës dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në njoftimin e sotëm blutë e Tiranës bëjnë me dije gjithashtu se ka arrestuar edhe 2 persona të kapur në gjendje të dehur në timon. “U. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë manovra të gabuara me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe M. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, u kap duke drejtuar automjetin po në gjendje të dehur”, njofton policia.
