Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Incidenti në Bukuresht, Kosova do kërkojë trepikëshin në UEFA dhe CAS!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Incidenti në Bukuresht, Kosova do kërkojë trepikëshin në UEFA dhe CAS!
KryesoreSport

Incidenti në Bukuresht, Kosova do kërkojë trepikëshin në UEFA dhe CAS!

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Federata e Futbollit të Kosovës Ka reaguar në lidhje me incidentin e shkaktuar nga tifozët vendas gjatë ndeshjes Rumani-Kosovë.

FFK dënon gjuhën e urrejtjes së ultrasve rumunë. Teksa thekson se do të dorëzojë padinë në UEFA dhe CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).

“Përmes futbollit ngritim urat ndërmjet popujve, nuk i shembim ato”!

- Publicitet -

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër incidentin e rëndë të shkaktuar nga tifozët e kombëtares së Rumanisë. Gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, Rumani-Kosovë, në “Arena Nationala”, në Bukuresht.

Tifozët e kombëtares së futbollit të Rumanisë, përmes gjuhës së urrejtjes e dëmtimit të imazhit të vetë kombëtares përmes shprehjeve të tilla dhe sjelljeve jo sportive, kanë denigruar ndeshjen e mbrëmshme të futbollit.

Për këtë gjë, Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar menjëherë aty për aty. Duke kërkuar suspendim të lojës deri në tërheqjen e pankartave dhe slloganeve të urrejtjes gjatë ndeshjes.

Kjo kërkesë e FFK-së është miratuar nga delegati i ndeshjes. Derisa janë tërhequr të gjitha pankartat dhe janë ndalur të gjitha thirrjet urrejtëse kundër Kosovës, nuk ka rifilluar ndeshja.

Pas incidentit të këtillë, është kërkuar nga delegati i UEFA-s të evidentohen të gjitha shkeljet. Që kanë rezultuar me vërejtje ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë.

Dhe është kërkuar që të gjitha shkeljet të procesohen te organet përkatëse të UEFA-s.

Federata e Futbolli e Kosovës po ashtu iu ka drejtuar Komisionit Disiplinor të UEFA-s.

Me kërkesën që të merren masat adekuate në raport me brohoritjet nacionaliste, pankartat dhe gjuhën e urrejtjes.

Incidentet e këtilla nuk duhet përsëritur. Futbolli vetëm ndërton ura ndërmjet nesh, nuk duhen shembur ato.

Falënderojmë edhe një herë të gjithë ata që kanë dënuar incidentin e djeshëm.

Përkundër kësaj, FFK ka diskutuar dhe ka mbledhur deklarata dhe materiale të incizuara e të fotografuara.

Të cilat e plotësojnë dosjen e ankesës për dënim të kësaj ngjarje.

Me kërkesë për rishikimin e të gjitha ndodhive nga kontrollorët, specialistët dhe nga sektori i referimit për vendimet e padrejta.

Presidenti Ademi ka telefonuar organet kompetente për këtë rast, dhe ka kërkuar të merren masa.

Duke përmendur edhe rastin e ndeshjes me Zvicrën për mosdhënien e penalltisë.

E po ashtu edhe rastin e penalltisë së mundshme me Rumaninë e mosdhënien e kartonit të kuq. Në rastin e ndërhyrjes ndaj Rrahmanit.

Në këtë drejtim, FFK, në kuadër të procedurave ligjore, për të gjitha shkeljet që janë bërë, do të përgatisë edhe komentet e nevojshme.

Dhe do ta dorëzojë padinë në UEFA, si dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS)”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?