Redaksionale DITA
Dënimi i Ervin Salianjit sjell në vëmendje të publikut disa FAKTE e të VËRTETA të cilat ndoshta janë zbehur në kujtesën tonë për shkak të kohës së gjatë që ky proces ka marrë.
1. I dënuari Salianji nuk ka denoncuar një krim por ka bërë vetë një krim, ka fabrikuar me prova të rreme një kallzim të rremë!
2. Pretendimi se ka bërë publik dënimin e Geron Xhafajt në vetvehte është një shpifje se ky ishte një fakt publik i njohur qysh nga viti 2002 i pranuar nga vetë i vëllai publikisht dhe i thënë e stërthënë si akuzë nga PD ndaj Fatmir Xhafajt.
3. Akuza se rrinte i fshehur është një tjetër shpifje. Personi Geron Xhafaj nga 2002 ka qënë në Shqipëri e ka lëvizur lirisht jashtë vendit pasi nuk ka pasur ndaj tij asnjë lloj vendimi për ndalimin e tij për ekzekutim vendimi.
4. Nga 2002 deri në 2018 nuk ka pasur asnjë lloj kërkese nga pala italiane për ekzekutim vendimi apo për transferim për ekzekutim vendimi në Itali. Kjo sepse masa e vendimit të dhënë në finale ishte nën 4 vjet dhe pala italiane i arshivon nëse nuk ka interes për personin; pra kur nuk hyjnë në role aktive në këto lloj veprash.
5. Asnjë gjykatë shqiptare nuk mund të bënte njohje vendimi pa patur as kërkesë dhe as vendim nga pala italiane. Plus nëse do të ndodhte kjo ai nuk dënohej sepse dënimi i tij me ligjin penal shqiptar ishte parashkruar!
6. Kjo është edhe një arsye që edhe në Itali ai dënimin e ka vuajtur kryesisht në gjendje të lirë me detyrim mos largimi nga territori (rajoni i Romës) dhe ka qënë në marrëdhënie pune si qytetar normal (jo me detyrim për punë publike) në biznes privat.
7. Pretendimi se u ndryshua kodi penal është një absurd tjetër! Ai ndryshim u bë për ata që nuk kanë marrë pjesë në një proces gjyqësor, pra janë dënuar pa pasur dijeni siç ka ndodhur me shumë shqiptarë të dëbuar (kryesisht në Greqi). Nuk kishte asnjë vlerë në rastin konkret se Geron Xhafaj kishte marrë pjesë në gjykim në të tre shkallët e gjyqësorit italian dhe me avokat mbrojtës!
8. Nga 2002 ndaj Geron Xhafaj në asnjë rast nuk ka pasur asnjë lloj akuze apo edhe pretendim për shkelje ligji. S’ka asnjë lloj rekordi të tillë në polici, në SHISH e prokurori. Kjo në kushtet kur nga 2005 deri në 2013 në pushtet ishte PD dhe në SHIK drejtuesit ishin njerëz te caktuar prej saj deri në vitin 2018 (Visho Ajazi).
Mijëra faqe denoncime e akuza janë bërë prej SHISH në prokurori e te ndërkombëtarët lidhur me trafikun e kanabisit (përfshi dhe të famshmin vitin 2016) dhe në asnjë rresht nuk ka shkruar kush prej këtyre institucioneve ndaj Geron Xhafajt!!
9. Vetëm kur Fatmir Xhafaj u mor me reformën në drejtësi dhe më pas si Ministër – u nxor nga arkivi rasti i të vëllait. Dhe shkuan deri te akuzat bajate dhe më pas te fabrikimi i provave të rreme me skenarin Babale! Po në asnjë rast asnjë provë, asnjë fakt veç trillime përmes gojës së një mashtruesi të dënuar disa herë për vepra penale përfshi trafikun e dëshmi të rreme siç ishte Albert Veliu dhe Alizoti.
10. U përfshi dhe prokuroria e krimeve të rënda (Hajdar Mataj) dhe vetë SHISH për të gjetur apo sajuar prova dhe dështuan. Me turp! (fakte këto të provuara në dosjen hetimore)!
11. Kanë kaluar mbi 22 vjet nga akuzat për vëllain e Fatmir Xhafajt (nga 2002) dhe mbi 7 vjet nga telenovela Babale dhe ASKUSH nuk ka mundur të japë NJË FAKT apo NJË PROVË që implikojnë vëllain e tij në një shkelje ligjore të çfarëdolloji, se për çështje trafiku as që bëhet fjalë, por veç llafe, shpifje e baltë pa fund e deri në krijimin e provave të rreme të tipit Babale! Si ka mundësi 22 vjet pa asnjë fakt e provë inkriminuese vazhdojnë me këtë telenovelë shpifjesh!
12. Sipas ligiit italian dhe atij shqiptar Geron Xhafaj konsiderohet i rehabilituar edhe penalisht pra i padënuar në kartelën e tij dhe është qytetar i lirë në këtë vend e në çdo vend tjetër europian sipas standarteve normale të tyre!
13. Gjithë argumentat për sa më sipër Fatmir Xhafaj i ka shteruar në intervistën e gjatë e të detajuar në DITA pas vendimit te shkalles se pare! Kushdo mund ta lexoj se është online!
14. Tashmë kjo është një çështje e hetuar dhe stërhetuar me gjithshka me akuzen për trafik dhe pasuria gjithashtu. Ka hetime dhe vendime gjyqsore gjithashtu edhe per akuzën për trafik për Geron Xhafajn dhe çështja është pushuar për mungesë provash me vendim të Gjykatës së Posaçme!
15. Edhe për hetimin pasuror janë kryer hetime të plota për Geron Xhafajn e gjithë familjarët e tij (përfshi dhe Fatmir Xhafajn) dhe nuk ka rezultuar asnjë fakt inkriminues pasi nuk ka pasur asnjë lloj pasurie të pajustifikuar! Përkundrazi gjithshka normale.
Aludimet se nuk jane kryer jane hetime të tilla janë gjithashtu shpifje! Ka vendime gjyqësore nga Gjykatat e Posaçme edhe për to!
16. Edhe akuzat për trupin gjykues e ndikimin mbi to janë shpifje të rënda!
Gjykimi në Apel është bërë me nje prokuror me veting të kryer dhe nga tre gjyqtarë me veting gjithashtu të kryer dhe dy prej tyre kanë qënë pjesë e trupit gjykues për vendimin e vulës së PD-së!!
Relatorja, kryesuese e trupit gjykues është e djathte familjarisht dhe e njohur per kete fakt. Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qe gjyqi u zgjat me rreth 40 seanca!
17. Nese do kishte ndërhyrë Fatmir Xhafaj në proces siç këta thonë nuk do zgjaste kaq shume se nuk ishte fare ne interesin e tij e te familjes dhe të avokateve kjo gjë. Përkundrazi.
Le të shpresojmë që ky dënim të shërbejë edhe si një mesim i mirë për të gjithe politikanet e ketij lloji qe e ngrene karrierën mbi çimkat dhe shpifjen!
Fatmir Xhafaj, por as PS, nuk janë shprehur gjatë gjithë këtij procesi dhe ka qene e gjitha nje beteje ligjore permes avokatëve! Ndryshe nga ata qe shkojne me grup deputetesh ne sallen e Kuvendit, qe i bejne presion gjyqtareve e prokuroreve dhe kur nuk u jepet e drejta i sulmojne e denigrojne siç ndodhi me kete rast.
Ky është qëndrimi i tyre për drejtësinë! “E mirë” kur u jep të drejtë dhe “e poshtër, e kapur, e korruptuar dhe e kriminalizuar” kur nuk ju jep të drejtë dhe i konsideron të barabartë para ligjit! Si në rastin Berisha edhe në rastin Salianji! Sepse janë njëlloj! Komplet mendësi Babaliste!
Salianji po përpiqet të bëjë si i dënuar politik por ai është dhe do mbetet një i dënuar ordiner siç është e tillë edhe vetë vepra që ka kryer dhe ai vetë me karakterin e tij njerëzor e politik!
Thjesht një ORDINER!
—-
Duke klikuar KËTU mund të lexohet intervista e plotë e Fatmir Xhafaj dhënë për gazetën DITA në 2020