Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kërkoi të hynte te dhoma ku isha unë”, Vladimir Kurti rrëfen njohjen me Dan Hutrën në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Kërkoi të hynte te dhoma ku isha unë”, Vladimir Kurti rrëfen njohjen me Dan Hutrën në burg
AktualitetKronike

“Kërkoi të hynte te dhoma ku isha unë”, Vladimir Kurti rrëfen njohjen me Dan Hutrën në burg

Published: May 30, 2023
Shpërndaje

Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit, e cila ishte një nga tre viktimat që u vranë me armë zjarri brenda ditës nga Dan Hutra ka folur për njohjen me autorin në burg.

Ai është shprehur se kishte qenë vetë Dan Hutra ai që kishte kërkuar të qëndronte në një dhomë me të.

Kurti është shprehur se ka qëndruar për tre muaj në një qeli bashkë me Hutrën dhe dy persona të tjerë.

- Publicitet -

“Dan Hutrën ma kanë sjellë te dhoma në 2022. Edhe e kanë sjellë atje në dhomë pa dëshirën time pasi ai i pa të gjitha dhomat e sektorit nuk pranoi, kërkonte me hy në dhomë tek unë. Sepse ai ishte qëllimi i tij. Nuk ndihem mirë me të tjerët thoshte dhe dua në dhomë me ty. Edhe kërkonte…. nuk pranonte në dhomë me të tjerët.

Po dhe s’e pranove këtu ….e fusin në dhomë në daç refuzoje në daç mos e refuzo. Fillimisht e refuzova. Pasi më tha ka qenë në burg për një vrasje, aty e refuzova. Thashë nuk pranoj të rri në dhomë me të.  Kam thashë hallet e mia, problemet e mia, nuk… a më kupton. Pastaj aty ndërhyri komanda, tha nuk pranon të hyjë në dhoma të tjera me justifikimin që unë s’rri në dhomë me legena, nuk rri në dhomë me… a më kupton.

Kërkoi të hynte te dhoma ku isha unë. Aty erdhi shefi i regjimit dhe tha mbaje për hatrin tim, mbaje a më kupton se është çun i mirë është…. Pastaj aty ka qëndruar 3 muaj në dhomë me mua. Kemi qenë 4 veta. Kanë qenë edhe 2 të tjerë. Pastaj aty filloi me këto unë të ndihmoj, unë të nxjerr nga burgu, unë njof një mik kam një mik timin te spitali i burgut, unë kështu… a më kupton. Si e si me më afru”, deklaroi ai në një bisedë me gazetarin Spartak Koka për emisionin Uniko.

Kurti thotë se marrëdhëniet mes tyre ishin mirë deri në momentin kur filloi të bënte premtime për ta nxjerrë nga burgu me pretendimin se njihte një doktor te spitali i burgut. Më pas ai fliste shpesh se kur të dilte nga burgu do vriste disa persona të caktuar.

“Marrëdhëniet mirë deri sa filloi të fliste. Pasi filloi të fliste të thoshte këto gjërat jo të nxjerr nga burgu, jo njof një doktor dhe ju paguaj 150 mijë Euro që ti të dalësh nga burgu ee… a më kupton. Ai thoshte i njoh ku di unë tani… Ai thoshte e njoh dhe e kam njeri timin thoshte, është te spitali i burgut. Ma pati thënë edhe emrin e atij po tani s’e mbaj mend.

Ata e kishin çuar te godina tjetër. Dhe te godina tjetër nuk ka pranuar që të qëndrojë. Dhe e kanë sjellë nga godina e re, kjo që quhet godina e Spakut. Ai thoshte do vras me policë, do vras këto, do vras ato, ai tërë ditën atë muhabet bënte, unë prandaj kërkova ta hiqja nga dhoma. Mos merrja unë në telefon ai ka qenë duke bërë masakër jashtë”, u shpreh ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?