Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Dhjetë vite më parë pak vetë kanë besuar se qeverisja e Edi Ramës do të ishte në tri mandate. Paradoksi tjetër është se tani shumë e besojnë se ai do të jetë edhe në mandatin e katërt si kryeministër i vendit.
I gjendur përballë një opozite që, edhe pas tri betejave politike të humbura, ende nuk e gjen veten dhe mbështetet te njeriu që është thelbi i ndarjes së saj, Edi Rama e ka gjithnjë e më të lehtë për të qeverisur.
Por tik- taku i politikës rrjedh më shpejt nga dëshira e politikanëve dhe koha e llogarisë afron shumë më shpejt nga sa mendohet. A është Rama kryeministri që pritëm, apo ishte një nga të këqijat më të vogla në politikën tonë; besimi ndaj liderit të së majtës ishte i duhuri apo mund të zgjidhej një rrugë tjetër; e majta ka qeverisur përmes vizionit të saj apo mendimi financiar i liderit iu imponua asaj…
E majta do të fitonte në zgjedhjet e vitit 2013, edhe sikur lider i tyre të mos ishte Edi Rama. Do të fitonte jo nga besimi, por nga zhgënjimi. Do të fitonte sepse njerëzit ishin lodhur me qeverinë Berisha, skandalet e saj, historinë vrastare të Gërdecit, blerjen e gjakut dhe mburrjen se e kemi blerë, e më pas, si për të fundosur gjithçka, vrasjet e 21 janarit.
Pra mund të kishte fituar e majta, por jo besimi. Njerëzit besimin e lidhën me emrin e Edi Ramës. U krijua psikoza se vetëm ai, Edi Rama, njeriu i punëve të mëdha në Bashkinë e Tiranës, që përdorte si figurë qeverisëse, edhe fjalën, edhe sopatën, mund ta bënte shtetin. Dhe Rama përdori pikërisht këtë slogan: të bëjmë shtetin.
E majta, e cila ishte ndjerë e tradhtuar në zgjedhjet e vitit 2009, kur Meta shkoi në të djathtë, ia fali Ramës dhe ia pranoi koalicionin e ri. Ai që duhej të ikte, iku. Të tjerat, menduan me naivitet, do të zgjidhen rrugës.
Tani rruga është bërë më shumë se 10 vjeçare. Nëse në katër vitet e para njerëzit gjetën dy fajtorë: greminën financiare, që kishte lënë jo rastësisht qeveria Berisha, dhe fajtori i dytë, pjesa tjetër e qeverisjes, LSI.
Tani qeveria është futur në vitin e tretë të qeverisjes së tretë. Borxhet e qeverisë Berisha, janë larë e shtuar me borxhe të reja, ndërsa libia e qeverisjes në koalicion ka rënë. Në qeveri janë vetëm njerëzit e zgjedhur nga ai vetë, me dorën e tij. Madje as nga garda e vjetër, të cilin Edi Rama e la mënjanë që në fillim, nuk ka më asnjë. Disa nga ministrat ishin e janë fare të panjohur, me pak ose aspak lidhje me të majtën dhe vizionet e saj.
Tani pyetja: A është Edi Rama kryeministri që pritëm, është më se normale, më se e arsyeshme. A përmbushi ai aspiratat e mbi një milion votuesve, të cilët, edhe pse më herët kanë qenë në anë të kundërta të politikës, patën shpresë tek ai? E përmbushi ai besimin e njerëzve, apo besimi ka nisur të kriset dhe mund të çahet në një kohë jo të vonë? Mendjelehtësia në trajtimin e problemeve, i kanë dhënë shpesh “mat”. Nëse ecën kështu, mund të ketë jo shumë larg, një “shah-mat”?
Edi Rama, më thonë miqtë e mi, është më i mirë se sa Berisha. Megjithëse qeverisja nuk e njeh një përmasë të tillë të vlerësimit, unë e pranoj. Të përbashkëta kanë me tepri, ndasimet janë edhe përtej teprisë. Berisha nxori në sipërfaqe botëkuptimin mitingash në drejtimin e qeverisjes, bëri gjithçka që nuk do të guxonte askush ta bënte. Shembulli i Berishës në shembjen e shtetit shqiptar është i pazakontë: si ai nuk ka asnjë tjetër. Edhe mrahasimi me Metën çalon në të gjitha drejtimet, por as kjo nuk është njësi matëse për Ramën.
Ai nuk mund të krahasohet as me rivalët e tij për postin kryeministror. Me kë? Cili në opozitë është gati? Basha? Do të ishte qesharake nëse do të synohej seriozisht ardhja e tij në pushtet. Jo vetëm nga gjumi bashkiak, por nga gjithçka e tij, që nga vjedhjet masive, roli enigmë në strukturat e drejtësisë në UNMIK, lidhja me Fazlliçin, nipin e shefit të sigurimit serb, Stanishiç dhe bashkëpunëtorit më të afërt të Millosheviçit, afera e Rrugës së Kombit, ajo e detit, dhe, mbi të gjitha, vrasjet e 21 janarit.
Bardhi? Një ndër paradokset e mëdha të politikës, një nga dështimet më të ndjeshme të saj. Ky individ beson se për të qenë dikush në politikë nuk duhet të kesh as skrupuj, as nder, as ide dhe as vizion. Pra secili prej ofertave të sipërme, përfshirë edhe Berishën, nuk i bën ballë turrit politik të Ramës.
Në anën tjetër qeverisja ka një rrëshqitje kaq të thellë në drejtimin e kundër të së majtës, braktisje të pritshmërive të atyre që e votuan dhe e mbështetën. Si ndodhi që drejtuesi i së majtës mendon djathtas dhe i thotë të vetëve të ulin kokat?
Nëse deri më tani njerëzit kanë pritur dhe shpresuar, tashmë jemi një pikë ku besimi mund të kthehet në zhgënjim dhe shpresa në revoltë. Thuhet se shefi i tashëm i qeverisë është i lodhur me pushtetin apo se është i vetëkënaqur me pasurinë që mund të ketë vënë. Nëse është i lodhur me pushtetin, bën mirë të hiqet mënjanë, nëse ai është bërë tashmë një njeri i pasur, gjithçka mund të trokasë në derën e tij.
Për më tepër, ekonomia që duhet të ishte një si lokomotivë tërheqëse për të ardhmen, është peng i parasë së zezë. Po ikin nga vendi edhe ata që e kanë një mundësi jetese normale, që ishin mesi i artë i shoqërisë nga gjendja financiare, maja e artë nga fuqia intelektuale – dhe e gjithë kjo nga humbja e besimit, nga fakti se figura e Ramës nuk ka më as enigmën e njeriut që pritej.
I dhënë pas tepsisë krejt i vetëm, nuk kupton se pushteti i vetëm nuk iu dha për të lëvduar veten në tryezën qeveritare, por për të bërë të kuptueshme një njësi tjetër besimi fhe zhvillimi. Qeverisja ka bërë edhe punë të mira, por e ka përkeqësuar gjendjen sociale të shtresave të varfra, ndërsa koncesionet thithin miliarda për një pakicë.
Rama i beson shumë përshfaqjes dhe shout, por koha që ka përpara është më e pakët se ajo që i shkoi. Ajo do jetë vendosëse për jetën e tij politike e jo vetëm për të. Në tri vitet e ardhshme ai do duhet të përgjigjet. Në mos qoftë vonë edhe për përgjigjen.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Rama përdori pikërisht këtë slogan: të zhbëjmë shtetin. Ja uli breket shtetit or Bedriiiii????
Nqs ka patur ndonjehere shtet tek ne eshte pikerisht vitet e fundit
Me para shqiperia permendej vetem negativisht
Berisha,ke bere nje shkrim qe edhe Gebelsi po te ngjallej nuk do ta kishte shkruar per Ramen!
Ramen nuk e krahason me hallet e popullit dhe pervojen me te mire botërore,por e krahason ne Berishen!
Me mire krahasoje me pushtimin otoman ,qe te na besh te lumtur nen sundimin diktatorial te antishqiptaret Rama!
Ti ke merak se Rama do fitoje edhe mandatin e 4,bile une them se do mbretërore e do vdes si mbret,per derisa media punon cdo dite per ta mbajtur popullin ne gjumin letargjik!
Berisha,ju gazetaret e DITA-s jeni bere si analistet neper TV ,qe jane ndare perfundimisht se kujt do t’i sherbejne,kuptohet interesave te padroneve te tyre qe i paguajnë!
Mjaft me shkrime te tilla qe vene ne gjumin r skllavërisë kete popull!
Korigjim:Jo Berisha,por Berdiu!
Filloi fushaten Bedriu, nisi nga e para llafollogjite per Ramen dhe opoziten.
Cope langaraqi
Rama nuk eshte aspak mè I mirè se Berisha ose me I keq se Berisha…jJANÈ te dy te keqinj pra jo njeri pak me I mire se tjetri…JANÈ TÈ NDRYSHEM NE LIGÈSINÈ DHE MARRÈZINÈ E TYRE
Nje analize reale z.Islami por perveç kritikave te drejta drejtuar Rames mungojne idete ,propozimet dhe se si mund te avancohet me tej.Fatkeqesisht se kush do te qeverise e vendos vota e sovranit dhe nqs z.Rama fiton do te thote se akoma nuk jane prezantuar konkurrente potenciale qe mund t’a mundin ate dhe ky eshte nje boshllek i cili po i ben deme te pallogariteshme shqiptareve(dhe ju lutem mjaft se ai i vjedh votat se kete e kemi degjuar dhe do t’a degjojme sa te jete Salehu ne skene)PS si parti e majte duhet te ktheje syte nga pensionistet si me te vuajturit e ketyre koherave dhe akoma me shume se per shkak te moshes nuk duhet t’ju shtojme akoma me shume vuajtjet dhe veshtiresite …koha nuk pret.
Po të marrim qeverisjen e Ramës në disa fusha ::psh:arsimin, ka pësuar rënie në të gjitha nivelet, rinia mëndjen per tu larguar nga vendi, shëndetësia edhe më keq, bujqësia përtokë. Për çfarë shërben atëhere qeveria për të na rjepur lëkurën se të gjitha na i rrëmbeu, djersën, mundin ndofta edhe gjakun, sepse na i larguan fëmijët, se ja shkatërruan të ardhmen këtij vendi. Ata që i bënë këto vite këta politikane nuk ia ka bërë asnjë pushtues. Mallkuar qofshin, dhe haku i këtij populli nuk do të mbetet pa u paguar!
Tik-taku i parapolitikës është çakorduar keqazi dhe sot për sot s’ka perëndi që e sjell në terezi.
Mirë non-gradat e dala jashtë përdorimi si mall skarco, por kur pretendojnë majat e pushtetit dhe humbameno që s’dinë sa bëjnë 7×7, kjo është për të vënë kujën.
Me kët farë opozite do kishte fituar rishtazi dhe Ver llapa (ndjesë pastë) dhe jo më shoku i tij i lagjes 😁
Mezi presim Vendimet e Konferences Partise Socialiste,qe te hikim.Pa ato nuk ikim.
Nuska do ti varim tek benevreket.
O Bedri Islami, habitemi me Ju, per vete faktin se jeni vete nje gazetar me profesion por edhe nje politiken me emer te mire, por te mbeshtetesh Edi ramen pas 4 vjecarit te pare te tij, sikunder ju keni bere deri para nje jave, eshte e pafalshme. Edi Rama eshte nje person qe nuk ka haber nga asgje shteterore, edhe pse ka 27 vjet ne politike. Eshte vetem nje rrugac me te gjitha veset e uleta, nje person pa asnje virtyt, eshte nje sivella i Sali Berishes, por me te vetmin ndryshim, se Saliu nuk eshte rrugac, por njejte si Edi rama varrmihes i Shqiperise.
Te gjithe elitat e spektrit politik, ekonomik, kulturor, shkencor duhet te hapin portat
qe te vine elemente te rij, ku gjeja me kryesore eshte “Merita e tyre Personale” dhe te
mos fshihen pas “Diplomash pa Vlere”, e sa “Gjuheve te Huaja” zoterojne, qe eshte
nje tregus pozitiv, por te jene te dedikuar per perparimine shqiperise, jashte skemave
e makinacioneve per “qellime te tjera” dhe ti trajtojne me respekt koleget e ish profesoret
e tyre dhe mos mendojne, sic ka ndodhur me disa individe, se tani eshte koha e tyre, dhe
fillojne te diktojne, e jo te argumentojne. E verteta eshte se ka ardhur koha
qe edhe ata te kene mundesine te jap kontributin tyre, e te lene nje gjurme pozitive.