Kryeministri Edi Rama ka vazhduar takimet këshilluese në lidhje me kufizimin e rrjetit social TikTok.
Nga shkolla “Halit Coka” në Kamëz, Rama bëri një krahasim më këtë platformë në Kinë, ku është edhe origjina.
Sipas tij në Kinë, TikTok i mëson fëmijët si të lexojnë apo si të zgjidhin ushtrime, ndërsa në vendin tonë ndodh e kundërta.
Rama thotë se tik tok krijon varësi tek fëmijët si droga, duke i dhënë më shumë ushqim në varësi të oreksit të tyre.
“Ne jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i tik tok-ut do të ishte një rrugë qoftë edhe për një periudhë se cfarë do të bëjnë të tjerët dhe për ta hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve”.
“Nëse flasim për tiktok problem është se në vendin tonë bazohet në një algoritëm që stimulon të gjitha ato gjera që nuk duhen stimuluar. Ndërsa tik tok në kinë që është vendi i origjinës është komplet tjetër. Aty fëmijëve në ekran iu dalin gjera të bukura, si lexohet, si zgjidhen ushtrimet etj. Ndërsa në këtë botën tonë është komplet tjetër. Prandaj ka lindur një debat i madh në shumë vende që këto rrjete duhen marrë nën kontroll të paktën për pjesën e atyre që janë deri në moshën 16 vjeç.
Janë marrë disa masa në aspektin administrativ, por nuk ka mekanizma teknologjik për të vendosur filtra dhe për të ndarë kush mund ta përdore dhe kush jo. Dihet që rrjetet sociale pranojnë anonimitetin dhe kur pranohet kjo asgjë nuk është e qartë. Ne jemi duke studiuar të gjitha aspektet.
Ne jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i tik tok-ut do të ishte një rrugë qoftë edhe për një periudhë se cfarë do të bëjnë të tjerët dhe për ta hequr një shok shumë të keq nga duart e fëmijëve dhe për të pasur pak më shumë kontroll mbi atë momentin kur ata shkojnë në për ato labirinte.
Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë është që këto rrjete janë të ndërtuara si gropa thithëse dhe cdo kujt i çojnë më shumë në bazë të gjerave që cdo kush klikon apo sheh aty. Kanë të njëjtin efekt që kanë drogat, i bëjnë njerëzit të varur nga ekrani sepse i japin më shumë ushqim në varësi të oreksit të tyre”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria është vend i sigurt dhe se vrasjet e njerëzve të pafajshëm janë të rralla.
Ndërsa sa i përket vrasjeve mes atyre që lajnë hesapet me njëri-tjetrin, kreu i qeverisë u shpreh se “kokat të hanë”.
“Vrasje të njerëzve të pafajshëm janë shumë të rralla dhe ky është fakt”, u shpreh Rama, duke shtuar se “rrotullohen me ditë të tëra për të nxitur sa më shumë ndjenjën e pasigurisë, por këtu nuk ka pasiguri”.
“Shqipëria nuk e ka një problem sigurie. Problemi i sigurisë po bëhet serioz në kryeqytetet e vendeve të mëdha, në pikë që pjesën më të madhe të qytetit burrat dhe gratë nëse lëvizin i lënë orët dhe çantat në hotel ose në shtëpi, se nuk është e sigurt që kthehen me orët ose çantën.
Në Shqipëri patjetër që ka vrasjen por ama ne sot kemi një numër mestar vjetor të vrasjeve që shkon drejt mesatares së vende të tjera.
Sot kur ndodh një vrasje, jashtë atyre vrasjeve që bëhen mes këtyre që lajnë hesapet me njëri-tjetrin që për ata kam thënë dhe e them kokat të hanë, dhe nuk….
Po them për vrasje të njerëzve të pafajshëm të cilat janë shumë të rralla, dhe ky është fakt, janë tronditëse por merren dhe rrotullohen me ditë të tëra për të nxitur sa më shumë ndjenjën e pasigurisë. Por këtu nuk ka pasiguri”, tha Rama.
j.l./ dita
Rama,mos fole brockulla.
Ti nuk ke kellqe t’i afrohesh Tick-Tock, eshte kocke e forte per dhembet e tua.
Per arsimin dhe shkollen duhet menduar ndryshe. Tik toku nuk eshte gogoli. Gogoli eshte ne shkolle. Duhen ndryshime rrenjesore, jo telekamera. Duhet spostuar vemendja ne gjera te mira. Duhet gjetur menyra qe arsimi te jete argetim dhe te behet nepermjet praktikes direkte. Me shume youtube, me shume eksperimente, pune praktike (ku konkluzionet dalin si rezultat ne fund dhe jo “lexoni ne shtepi nga faqjja… deri ne faqen…”), me shume laboratore, me shume sport, metoda te avancuara (RAI Scuola). Duhet qe nxenesve tu vijje keq diten e pushimeve qe nuk ka shkolle. Ndryshoni edhe klasat qe duhet te marrin me shume formen e nje studio bashkebisedimi. Oh sa e merzitshme eshte klasa e sotme e 2024 njelloj si ne 1900 !? Drejtoret duhet te jene mjjeshtra te marketingut ne shkolla dhe filtrues te mesuesve qe nuk vlejne.
Duhet te hiqet urgjensishte. Nuk jemi te pergatitur per nje m gje te tille. A shikoni ;parlamendin se si bejen shpoellaret duke shar e duke u rrahur cdo dite. Keshtu femijet marrin edukaten e ketyre qe vijne ne parlament pa pik kulture ! Pranadj ju qe thoni nuk duhet te hiqet ti toku i ju e keni gabim duhet te ruhet jeta e femijeve pasi kultura qe paraqesin ata qe kerkojn te drejtojen vendin eshte shum e ulte !