Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars
EkonomiLajmi i fundit

SHIFRAT: Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, lindjet ranë me 18% në janar-mars

Published: May 26, 2025
Shpërndaje

Tirana është i vetmi qark në rang vendi që ka rritje popullsisë, si një qendër graviteti që tërheq emigracionin e brendshëm, por nga ana tjetër Kryeqyteti kryesoi qarqet me rënien më të madhe të lindjeve në tremujorin e parë të vitit 2025.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në qarkun e Tiranës lindën 1750 foshnja në tremujorin e parë 2025 me rënie 18 % në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Tirana u rendit e dyta pas Kukësit për ritmin e lartë të rënies nga 12 qarqet e tjera. Nga ana tjetër popullsia e qarkut të Tiranës ndërmjet dy censeve 2011 dhe 2023 është rritur me 7.3 për qind.

Faktorët për rënien e lindjeve në Tiranë lidhen me kostot e larta të jetesës për çiftet e reja dhe çmimet e larta të kujdesit për fëmijët.

Çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me shumë se 60% që nga viti 2018-ta sipas të dhënave zyrtare, ndërsa stoku i banesave sociale mbetet në vendnumëro. Qiraja dhe kredia zënë më shumë se 35 për qind të ardhurave mujore duke i shtyrë çiftet të kufizojnë lindjet. Për të rinjtë që duan të krijojnë familjet kostot e banesave dhe qirave pothuajse janë dyfishuar. Qiraja mesatare tani në zonat kryesore në Tiranës varion nga 300-80 euro në muaj, më shumë se dyfish nga viti 2019 ku qiratë ishin nga 150 deri në 300 euro në muaj. Gjithashtu çmimi i një metri katror banesë në periferi këtë vit është 100-1200 euro ndërsa në zonat brenda unazës së dytë më shumë se 2000 euro, gati dyfish me para pandemisë.

- Publicitet -

Tirana ka një kontribut të madh në numrin e lindjeve pasi në kryeqytet projektojnë të jetojnë shumica e të rinjve shqiptare që nuk duan të ikin nga vendi. Në vitin 2024 në Tiranë lindën 8495 bebe, të cilët zunë 38 për qind të totalit të lindjeve në rang vendi, por teksa popullsia rritet, lindjet po bien ne pikiatë.

Arbana një e re që është eksperte e komunikimit dhe mediave sociale po rrit 2 fëmijë. Kishte dëshirë të lindte edhe një të tretë, por kostot janë bërë të papërballueshme, thotë ajo. Në krahasim me vitin 2016 kur lindja fëmijën e parë kostot janë shtuar më shumë se dyfishi. Paketa e lindjes nëse shkon në spital privat është rritur nga 1000 euro në 2600 euro aktualisht. Gjithashtu veshjet, ushqimet dhe ë gjitha infrastruktura për fëmijët është rritur më shumë se dyfishi.

”Që kur kam lindur fëmijën e dytë unë dhe bashkëshortin im të dy me paga mbi mesataren nuk arrijmë të kursejmë. Madje nuk arrijmë të blejmë veshje të reja dhe të tjera gjëra për vetën tonë si më parë. Kemi limituar shpenzimet e argëtimit dhe daljet me miqtë, pasi vit pasi tarifat që nga çerdhet kopshtet dhe kontrollet mjekësore po rriten përditë. Kryesisht për arsye të rritjes së kostove kanë lënë mënjane planet për të lindur fëmijën e tretë që aq shumë e kemi dëshiruar”, tha ajo.

Pas lindjes, prindërit përballen me shpenzime të ndryshme për kujdesin e foshnjës, të cilat janë dyfishuar në 5 vite. Brenda një 5 vjeçari, çmimet e kurseve private kanë pasur një ndryshim çmimi me thuajse 40%.

Për kurse sportive apo muzikore, çmimet mesatare kanë qenë 3500 lekë, aktualisht janë 5000 lekë. Ndërsa rritjet më të lartë me mbi 50% e kanë pësuar kurset e gjuhëve të huaja për fëmijët 5 vjeç e lart. Me të njëjtat ritme janë rritur edhe çmimet e mallrave të tjera dhe shërbimeve për fëmijë. INSTAT raportoi pak ditë më parë se në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Labi says:
    May 26, 2025 at 8:19 am

    Eshte heret nuk keni pare gje akoma,e ka ne plan i gjati te zbrazi Shqiperine, vetem me para te pista mund te blesh tani shtepi ne Tirane se dhe kredi banka nuk jep me. Atyre qe kan prona nuk i kthehen cdo gje behet qe uji te shkoj te oligarket e mallistet.

    Reply
  • Detari says:
    May 26, 2025 at 8:51 am

    U shkretetuan fshatrat dhe qytetet e vogla, tani rradha e ka teheran-a.

    Reply
  • demo says:
    May 26, 2025 at 8:53 am

    Qeveria i ka te jitha mjetet per te normalizuar cmimet e banesave,.Jo me IA e me dixhitalba,po me gishta ja ben llogarine e kostos se ndertimit Ndertuesit.+kosto e Truallit.Ato lejet e ndertimit mos i japi me 20% e 50%.Trojet publike,Lulishte,Parqe publike,jane prone e Qytetareve,jo e qeverrise Rama.Mesoje Hajdutin sa te duash,,E ka ne thua hajdutllukun.Eshte Lubi e pangopur,prandaj rriten cmimet e banesave..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  2. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  5. 1thundrak on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?