Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie më 6 dhjetor kur të mblidhen të gjithë liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian për samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit që do të mbahet në ambientet e Hotel Marriot.
Niveli i masave të sigurisë që duket se do të jenë ‘të hekurta’ do të jetë i njëjtë me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhën ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.
Në hartimin e masave të sigurisë janë përfshirë edhe stafet e delegacioneve që do të vizitojnë Tiranën. Një pjesë e efektivëve do të shoqërojnë delegacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në qendër të kryeqytetit.
Pas mbërritjes së tyre në Tiranë, përveç stafeve dhe personave të akredituar, nuk do të mund të kalohet perimetri i sigurisë që nis nga Kryeministria në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit ‘Air Albania’.
Pas pritjes zyrtare të delegacioneve nga kreu i qeverisë shqiptare, takimi me dyer të mbyllura është parashikuar të nisë rreth orës 10:30.
Këto masa të shtuara vijnë në një kohë kur Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar protestë “përpara Kryeministrisë” pikërisht më 6 dhjetor.
Ndonëse, Policia e Shtetit i ka refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të zhvilluar protestën më 6 dhjetor në Bulevard me argumentin se cenohet siguria kombëtare, Berisha ka shpërfillur duke theksuar se “do të derdhen në sheshe”, ndërsa qëndrimit të tij ju bashkua sot edhe Ilir Meta.
o.j/dita

Atje Berishe tek Kryeministria.
Goxilla Tiranes me bushtrat e tija
Atje ta marre vesh sa i vlen Hajnia
Kështu ndodh kur mungon drejtësia!!! Shantazh ndaj shtetit që nuk i dënoi dhe i trimëroi! Ligji është njësoj për të gjithë dhe ky veprim i tyre ofendon çdo nënshtetas të këtij shteti!
Tirana do lahet ne gjak. Te merren masa te forta. Bandat kriminale, te nxitura nga ruso-serbet do vrasin vete protestuesit dhe do krijojne alibite sikur i vrau Policia. Kjo nuk duhet lejuar kurrsesi. Te dhenat qe japin disa komentues se ne Tirane ka prani te shume ruseve apo serbeve duhet te shqetesoje seriozisht organet ligjzbatuese shqiptare por edhe ato nderkombetare apo te NATO-s, pasi kfiminelet qe i organizojne dhe drejtojne keto protesta qellimin e kane te destabilizojne vendin e me radhe gjith Ballkanin, per ti hapur shtegun nje nderhyrje te Rusise.
Nuk ka nevoje per 1500 forca te blinduara, mjafton vetem nje snajper per Perbindeshin e Vicidolit, Doktor sali Mortjen!
Ju “Rilindasit” e Rames jeni shume te zgjuar. Ju te gjithe kerkoni te ecni me parullat e Ramutit qe i ben thirrje te huajve te vijne e te investojne tek ne sepse s’kemi as sindikata as opozite .Kjo eshte “demokracia” qe ju kerkoni ! Me vjen keq dhe per Demon qe i eshte bashkuar korit tuaj sepse me shihet nga komentet nuk eshte sufllaqexhi. Ju jeni aq trima sa qe kerkoni te gjithe (mund te jeni 2_3 persona) qe kerkoni nje snajper apo nje kaçak si Avni Rustemi.
CIRK dhe TERROR ne CIRKO-KOLONI