Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot pjesë e tryezës “Tirana City Talks”, me urbanistë e arkitektë, të cilët diskutuan për ndërtimet dhe hapësirat publike, se si ato ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në fjalën e tij, Veliaj preku çështjen e ndërtimeve në Tiranë dhe nevojën që ka qyteti për t’u zhvilluar, pikërisht sepse është kthyer në një Kryeqytet me mbi një million banorë.
“Lista e zgjedhësve në Bashkinë e Tiranës, që sapo u publikua, përbëhet nga 702 mijë vetë. Janë banorë mbi 18-vjeç me të drejtë vote. Ndërkohë, në 2021 kjo listë ishte 680 mijë. Pra, popullsia mbi 18 vjeç është rritur me mbi 20 mijë vetë brenda dy vitesh. Shumica prej tyre janë familjarë, kanë edhe fëmijë nën moshën 18 vjeç. Në qytet mund të negociohet për shumë gjera, por jo për gjithçka. Numri i njerëzve që jetojnë në Tiranë është diçka e panegociueshme. Pyetja është: e mbyll derën e shtëpisë apo do të përshtatesh? Ne duhet të përshtatemi. Këtu nuk duhet të diskutohet më a do ndërtojmë pallate të reja, siç thonë gjithologët e famshëm. Po për sa kohë një gjitholog nuk ka ikur nga kulla e tij, nga vila e tij, nga shtëpia e tij, për të jetuar në një shtëpi qerpiçi, poshtë një ure, apo në një ndërtim pa leje, pse duhet ta bëjnë të tjerët? Ne kemi një disonancë shumë të madhe të asaj që predikohet nga opinionbërja dhe të asaj që është fakt i panegociueshëm. Këta 702 mijë veta janë këtu për të qëndruar gjithmonë. Dhe po ju them, nëse vazhdojnë me këtë ritëm, ne do të jemi në vitin 2025 me 720 mijë votues. Tirana do të jetë një vend që prodhon 40 deputetë”, u shpreh Veliaj.
Kryebashkiaku tha se trendi i rritjes së ekonomisë së Shqipërisë ecën në paralele me trendin e ndërtimit në Tiranë. Ai nënvizoi se punuar për ekonominë e vendit dhe historinë e suksesit të Tiranës, e cila sot mund të marrë edhe titujt e Kryeqytetit Europian të Rinisë apo Qytetit Europian të Sportit sepse ka sheshin “Skënderbej”, Pazarin e Ri, pork a edhe palestra dhe terrene sportive për fëmijët.
Veliaj risolli në vëmendje edhe pallatin e shembur në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 Nëntorit. “Para 4-5 ditësh ra tërmet në Tiranë, kurse para katër javësh prishëm pallatin e fundit, të dëmtuar nga tërmeti i kaluar, i cili u bë e pikë e madhe diskutimi. E kam fjalën për Pallatin nr. 4, në rr. Myslym Keta, i cili siç e patë, me një të prekur të ekskavatorit, u shkërmoq i tëri. Po të kishim dëgjuar gjithologët, ata që nuk janë ekspertë, urbanistë apo arkitektë, ose po të kisha dëgjuar analistët, që thonë: ‘Kryetar, ty të duhen vota, pse e prish tani këtë pallatin? Bëje pas Vitit të Ri, merri ato vota dhe bëje pas zgjedhjeve të majit’, çfarë mendoni se do të kishte ndodhur pas tërmetit që ra javën e kaluar? Kush do ta kishte fajin, nëse njerëzit do të ishin ende aty? Kush do linçohej publikisht, si vrasësi i atyre njerëzve? Gjithologët? Po kush i merr vendimet? Dikush që klikohet apo dikush që votohet? Ku është roli i arkitektit, i specialistit dhe i inxhinierit? Debati i sotëm vjen në momentin më të mirë, ndaj do të doja të bëja një ftesë për të qenë më vokalë, për të mbështetur atë që thotë shkenca dhe dija. Ne kujtohemi për Luljeta Bozon vetëm kur bie tërmeti dhe pastaj kthehemi prapë te tallavaja e atyre që nuk janë të fushës, të cilët nuk mund të japin mend dhe as të marrin vendime. Nuk janë as të votuar dhe as profesionistë të certifikuar, për të thënë se kur duhet të prishet një pallat, cili pallat mund të riparohet apo ku ka një hapësirë ku ne mund të ndërtojmë një habitat të ri. Pra, kjo mbyllet vetëm këtu, në këtë tryezë, apo secili prej nesh duhet të kthehet në një megafon të shkencës dhe dijes edhe përtej kësaj tryeze, si një antidot? Si një vaksinë ndaj injorancës dhe gjithollogjisë?”, tha Veliaj.
Tirana City Talks, një cikël debatesh publike, ka si qëllim kryesor krijimin e një forumi që mirëpret diskutimin e temave qendrore të urbanizimit dhe ndërmjetëson shkëmbimin e ideve mes qytetarëve të Tiranës, grupeve të interesi dhe Bashkisë së Tiranës.


Po trendi i emigrimit me ke ecen paralelisht, me trendin e ndertimit? Ata cunat e Londres e lane Kukesin per Tironen?
Te shkerdhefsha trendin, plere
Erion Veliaj nga fshati i humbur Terpan i Beratit. I dyshuar si djali i jashtligjshem Ahmedin Axhadit.Shites fiqsh ne Tirane . Ngeles dhe pastrues bore ne shkollen e tij ne Amerike. Po na jep leksione ekonomie.
Nuk zgjidhet gje duke share Erjonin .Gjithkush qe ka mendim apo ide te shkruaje.Nga sa kemi pare ne shtetete te konsoliduara si Holanda shoqata e mbrojtjes se mjedisit eshte e plotfuqishme deri ne ekstrem per ambjentin.
Nuk mund te ndertosh . Shtepiat shiten me ankand.
Pra duhet nje inventarizim i ndertimeve per popullaten e Tiranes ,mos behen leket gure e tulla allashqiptarshe.Leket qe vijne nga bijte tane te orjentohen drejt shkollimit elektronik, matematik, kimik, dhe shkencave ekzakte shume te kerkuara ne tregun e punes edhe ne bote.
Ne bujqesi intensive , por me parametra shkencore jo te demshme per njerzimin.
Ne sporte e ne arte te shtrenjta ne tregun e madh mediatik.
Ne blegtorine bio te vendit me male gjigande etj.
Tirana e para nentedhjetes me rruge te ngushta …te hiqen trotuaret si ne bote kundrejt vijave dhe shpejtesise se ulet te levizin edhe njerzit makina edhe trami edhe bicikleta kundrejt semaforeve.
te hiqen gardhet e kangjellat ne pjese te ngushta te rrugeve.
Jo pas meje ……
Ti mbret pa kurore pyet stafin e urbanistikes, ndonese edhe vete e din, a jane llogaritur themelet dhe taracat e pallateve para viteve 90’ per te mbajtur BUNKERET ME TONELATA UJI ❓
PREMTON PER TE NDIHMUAR UKRAINEN, PREMTON PER TE NDIHMUAR PRESHEVEN POR ATA NUK E DINE SE KATET E FUNDIT QE JANE NEN TARACAT PO KALBEN E MYKEN NGA LAGESHTIRA❗️
DREJTORI AUREL CUKO NE BASHKI, AI QE ZURI VENDIN E ISH DREJTORIT FETI
FANAJ QE VDIQ NGA COVID,ME NDERHYRJEN E DEPUTETES SE PS, LULJETA BOZO, (TE CILES I KISHA DERGUAR DVD, FOTO E LETER SI INXHINIERE), SOLLI GRUPIN TAX FORCE ME 15 QERSHOR 2022.
GRUPI TAX FORCE I PERBERE PREJ 5 VETESH VURI DUART NE KOKE KUR PA LAGESHTIREN DHE SUVANE E RENE NE TRE MJEDISE TE SHTEPISE.
ME PAS PREGATITI LAJMERIMET PER MBLEDHJEN E RRADHES ME DATE 20 QERSHOR KU BEHEJ FJALE PER SPOSTIMIN E DY DEPOZITAVE NGA SOLETA TE KAFAZI SHKALLES.
ME DATE 20 QERSHOR DY PRONAREVE TE DEPOZITAVE IU LA DETYRE QE DERI ME 30 QERSHOR TE KISHIN SPOSTUAR DEPOZITAT NGA SOLETAT TEK KAFAZI SHKALLES(SIC E QUAN BASHKIA).
URDHERI U DHA ME GOJE E JO ME SHKRIM SIC E KERKON RREGULLORJA E KESHTU REZULTATI DIHET❗️
( DEPUTETJA BOZO U HABIT QE GRUPI TAKS FORCE NUK KISHTE VEPRUAR ZYRTARISHT POR AMATORISHT❗️
SHKAKU❓
E DIN BASHKIA)
ME DATE 30 QERSHOR ASNJERA PREJ DY DEPOZITAVE NUK KISHTE LEVIZUR❗️
ME DATE 3 KORRIK, NE KOHEN QE UNE NUK ISHA NE SHTEPI, DEPOZITA E FAMILJES HIMA QE ISHTE PAS ASAJ TE FAMILJES RRELI ISHTE SPOSTUAR NE FILLIM TE TARACES, GJYSMA SAJ BIE MBI ANEKS ❗️👿👹
I SHKROVA DREJTORIT AUREL CUKO CILI ISHTE QELLIMI QE SOLLI GRUPIN TAKS FORCE MBASI AI GRUP ERDHI, PA, IKU❗️
AUREL CUKO ME KTHEU PERGJIGJE QE UNE DUHEJ TA ZGJIDHJA PROBLEMIN ME ANE TE ADMINISTRATORIT TE PALLATIT NDONESE AUREL CUKO E DIN SHUME MIRE SE PALLATET E NDERTUARA PARA VITEVE 90’ NUK KANE ADMINISTRATOR❗️
NDERKOHE LAGESHTIRA NGA MURI
TUALETIT KA DALE TEK MURI JASHTEM NE KORIDOR.
NUE SHOQE E GRUPIT ME DHA NUMRIN E CELULARIT TE ERJON VELISE 067 205 59 82 ME TE CILIN AI KOMUNIKON ME QYTETARET DHE UNE I KAM DERGUAR DISA MESAZHE.
ME KOT, NGA DATA 17 TETOR 2022 E DERI ME SOT,20 JANAR 2023 NUK KAM ASNJE PERGJIGJE❗️😱
DEPOZITAT KANE MBETUR VENDNUMERO, ME AUREL CUKON 6 MUAJ TRAFIK LETRASH DHE ASNJE ZGJIDHJE❗️
Ai vazhdon te kembengule per administrator e asamble banoresh ndonese 6 muaj e ca mbeta duke ia perseritur se pallatet e ndertuara para viteve 90’ NUK KANE ADMINISTRATOR E ASAMBLE BANORESH..
IU LUTA DEPUTETES LULJETA BOZO T’I TELEFONONTE PERSERI AUREL CUKOS AJO ME THA SE NUK KA CFARE TE BEJ ME MBASI E KA TELEFONUAR DHE SI NUK I HAP CELULARIN…😱
PRANDAJ UNE DUHEJ TA NDIQJA VETE CESHTJEN MBASI AJO ZATEN QENKA E PAMUNDUR SE KA THYER KEMBEN…
CFARE MUND TE BEJ UNE KUR TE GJITHE BEJNE VESHIN E SHURDHER❓😱
KY ESHTE SHTETI, KJO ESHTE BASHKIA❗️👹👿🤬