Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana dhe Struga nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Veliaj: “Promovimi i të rinjve, pasaporta jonë europiane”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tirana dhe Struga nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Veliaj: “Promovimi i të rinjve, pasaporta jonë europiane”
AktualitetLajmi i funditPolitike

Tirana dhe Struga nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Veliaj: “Promovimi i të rinjve, pasaporta jonë europiane”

Published: June 6, 2022
Shpërndaje

Tirana dhe Struga do të punojnë bashkë për zhvillimin e nismave dhe projekteve në fushën e teknologjisë, mjedisit, turizmit dhe kulturës. Bashkia e Strugës, në bashkëpunim me Lëvizjen Popullore “Bashkimi”, ka shprehur interesin të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës dhe Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon për realizimin e këtyre nismave.

Në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy qyteteve, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu vullnetin e Tiranës për të çuar përpara projektet. “Nëse kemi hapësira ku mund të bashkëpunojmë, për të forcuar marrëdhëniet dhe të organizojmë aktivitete të përbashkëta, ta bëjmë me shumë kënaqësi këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Shumica e stafit janë të rinj, pjesa më e madhe e drejtuesve janë vajza dhe zonja, çka tregon fytyrën tonë të emancipuar. Pasaporta jonë europiane është jo vetëm si duken qytetet, por edhe si menaxhohen”, deklaroi Veliaj.

Ai u shpreh se marrëdhënia speciale mes dy qyteteve reflektohet edhe në numrin e lartë të turistëve në të dy anët. “Dua që qytetarët, këtej dhe andej kufirit, ta shfrytëzojnë këtë hapësirë të përbashkët turistike, si për qytetarët e Strugës që vijnë në fundjavë në Tiranë për muzikë, shoping apo aktivitete, dhe anasjelltas. Një milion qytetarë të Tiranës kanë një mundësi të shkëlqyer ta vizitojnë Strugën. Mezi pres që, siç ne kemi një raport special, ashtu edhe qytetarët tanë ta kenë një raport të tillë special mes tyre dhe të mundohemi t’i inkurajojmë lëvizjet këtej dhe andej kufirit”, dekleroi Veliaj.

- Publicitet -

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis Merko vlerësoi Tiranën si shembull që duhet ndjekur edhe nga njësitë e tjera vendore në rajon. “Është privilegj për ne, si qytet i vogël, të bashkëpunojmë me një bashki shumë të madhe dhe me një kryetar që e njeh e tërë bota, jo vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo rajoni. Çdo herë ju kemi ndjekur dhe ju kemi si “brand” të kryetarëve në rajon. Masat që merrni dhe punët që bëni kemi filluar t’i praktikojmë edhe nëpër bashkitë dhe komunat tona. Ju jeni këtë vit Kryeqyteti i të rinjve dhe të rejave, që edhe për ne është një shtysë në këtë drejtim. Masat që keni marrë, si Dita pa Makina ose mbjellja massive e pemëve, na ka inkurajuar edhe ne që të ndërmarrim nisma të tilla. Tirana është edhe si udhërrëfyese e punëve që duhet t’i bëjmë edhe ne”, u shpreh Merko.

Marrëveshja e lidhur mes Tiranës dhe Strugës parashikon bashkëpunimin për binjakëzimin mes dy bashkive, zhvillimin e turizmit, krijimin e javës kulturore “Kultura e dy qyteteve”, zhvillimin e aplikacionit online për kapacitetet industria–ekonomike, zbatimin e projektit për mbrojtjen nga ndotja “Të dielat jeshile”, projektin e mbjelljes së pemëve nga qytetarët “Pema ime binjake”etj.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?