Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana në flakë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Tirana në flakë
AnalizaKronike

Tirana në flakë

Published: October 14, 2026
Shpërndaje

Protestuesit u vunë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private në kryeqytet, ndërsa policia nuk arriti t’u jepte fund përplasjeve, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës, autobotëve me ujë dhe forcave speciale.

Flakët dhe tymi i zi mbuluan qendrën e Tiranës të mërkurën, ndërsa protesta e studentëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama u përshkallëzua për të dytën ditë radhazi në përplasje të dhunshme me policinë, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe djegie të pronës publike e private.

Të paktën 21 persona rezultojnë të lënduar, përfshirë 14 efektivë policie, ndërsa 35 persona u shoqëruan nga forcat e rendit gjatë përplasjeve që vijuan për disa orë në rrugët e kryeqytetit.

- Publicitet -

Protesta nisi paradite përpara Ministrisë së Arsimit, ku qindra studentë që kishin bojkotuar leksionet u mblodhën për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete dhe dorëheqjen e qeverisë.

Por tubimi u shndërrua shpejt në një përballje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë, tulla, kapsolla dhe sende të tjera të forta.

Protestuesit shkulën kangjellat metalike, përmbysën kazanët e mbeturinave dhe ngritën barrikada në rrugë, ndërsa zjarre shpërthyen në disa ndërtesa publike dhe biznese private.

Godina e Ministrisë së Arsimit u përfshi nga flakët, ndërsa një degë e Iute Credit në afërsi të saj u dëmtua gjithashtu nga zjarri. Përplasjet u përhapën në rrugët përreth, duke paralizuar lëvizjen në një pjesë të qendrës së Tiranës.

Pavarësisht mobilizimit të qindra efektivëve, përfshirë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe përdorimit të përsëritur të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, policia pati vështirësi të rivendoste rendin dhe të pengonte përhapjen e dhunës.

Në dy reagime të njëpasnjëshme, Policia e Shtetit u kërkoi pjesëmarrësve të distancoheshin nga personat e maskuar dhe aktet e dhunës, duke paralajmëruar ndjekje penale për përgjegjësit.

“E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private”, shtoi ajo.

Policia paralajmëroi se Kodi Penal parashikon dënime deri në shtatë vjet burgim për vepra të caktuara penale që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr.

Rama hesht, ndërsa shtohen thirrjet për dialog

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar publikisht gjatë dy ditëve të përplasjeve që kanë përfshirë kryeqytetin, megjithëse protestuesit i kanë përshkallëzuar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Sipas mediave pranë qeverisë, gjatë një mbledhjeje të kabinetit të mërkurën, ai ka deklaruar se personat që ushtronin dhunë nuk ishin studentë, ndërsa ka kërkuar që shqetësimet dhe kërkesat e studentëve të dëgjoheshin.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dënoi aktet e dhunës dhe vandalizmit, duke u bërë thirrje protestuesve të respektonin ligjin.

“E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit,” deklaroi Peleshi. “Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik”, shtoi ai.

Peleshi theksoi se përgjegjësia qytetare dhe dialogu ishin të rëndësishëm edhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dënoi gjithashtu sulmet ndaj institucioneve, ndërsa deklaroi se dyert e ministrisë mbeteshin të hapura për dialog me studentët.

“Protesta qytetare studentore dhe dhuna ndaj godinave dhe pronës publike, dhuna ndaj vendit të punës të punonjësve publikë, aq më shumë kundër punonjësve të Arsimit, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën!”, deklaroi ajo.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet të garantohet, ndërsa ndërhyrjet e policisë duhet të jenë proporcionale.

“E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar,” tha ai. “Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit,” shtoi Begaj.

Përshkallëzimi i dhunës shkaktoi reagime edhe nga Bashkimi Europian dhe Ambasada Britanike në Tiranë, të cilat dënuan sulmet ndaj institucioneve dhe pronës, por njëkohësisht shprehën shqetësim për pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës nga policia.

“Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve”, deklaroi BE, duke kërkuar që këto raste të hetohen me përparësi. “Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe dialog mes palëve.

Ambasada Britanike mbajti një qëndrim të ngjashëm, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Shqipërisë.

“E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia”, deklaroi ambasada.

Katër muaj protesta paqësore

Përplasjet e së mërkurës pasuan një ditë tjetër trazirash në Tiranë, gjatë së cilës protestuesit sulmuan me gurë dhe kokteje Molotov forcat e policisë, ndërsa këto të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.

Sipas Policisë së Shtetit, pas protestës së të martës u arrestuan 16 persona dhe u proceduan penalisht 49 të tjerë, nën dyshimet për dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe dëmtim të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private.

Gjatë përplasjeve u dëmtuan gjithashtu bankomate, kamera sigurie, kangjella metalike dhe objekte të tjera publike, ndërsa u raportuan të lënduar në radhët e protestuesve dhe policisë.

Ndërhyrja e forcave të rendit u vu në qendër të kritikave pas publikimit të një videoje ku disa efektivë transportonin në mënyrë të papërshtatshme një protestues 19-vjeçar me këmbën e thyer pranë Parlamentit.

Pas publikimit të pamjeve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi pezullimin nga detyra të katër efektivëve dhe shefit të Rendit në Komisariatin Nr. 1, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi hetimet për incidentin.

Shpërthimi i dhunës në dy ditët e fundit shënon një kthesë të fortë për një lëvizje proteste që prej gati katër muajsh kishte organizuar marshime kryesisht paqësore kundër qeverisë së Ramës, pa arritur të impononte ndryshime në politikat e saj.

Protestat, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, nisën në fund të majit si kundërshtim ndaj një projekti turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, në bregdetin e Adriatikut.

Të organizuara fillimisht nga banorë të zonës, aktivistë mjedisorë dhe organizata të shoqërisë civile, protestat u shndërruan gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, duke tërhequr studentë dhe të rinj që kërkonin dorëheqjen e Ramës, fundin e korrupsionit dhe mbrojtjen e pasurive publike.

Gjatë verës, protestuesit marshuan vazhdimisht në rrugët e Tiranës, ndërsa flamingoja, shpend karakteristik i lagunës së Nartës, u kthye në simbolin e një lëvizjeje që bashkoi kundërshtimin ndaj zhvillimeve turistike në zonat e mbrojtura me pakënaqësinë ndaj qeverisjes së vendit.

Kjo pakënaqësi është ushqyer edhe nga një seri hetimesh për korrupsion që kanë përfshirë ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, si dhe nga lidhjet me krimin e organizuar të ekspozuara në dosjet e drejtësisë.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj, përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Të dy i mohojnë akuzat.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, të mbështetura edhe në komunikimet e dekriptuara nga aplikacioni Sky ECC, kanë ekspozuar marrëdhënie mes eksponentëve politikë dhe anëtarëve të grupeve kriminale.

Një prej rasteve më të spikatura është ai i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i dënuar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Këto çështje kanë shtuar trysninë politike ndaj Ramës, i cili drejton qeverinë që prej vitit 2013, ndërsa protestuesit akuzojnë mazhorancën socialiste për korrupsion, klientelizëm dhe lidhje me krimin e organizuar.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/10/whatsapp-video-2026-10-14-at-18-28-02-1-6acfadf359425.mp4

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • Vlora 97 says:
    October 14, 2026 at 5:23 pm

    Mire ia kan bo po hë. Le t dali prap luan poturja t u thot sorra korba

    Reply
  • Berati says:
    October 14, 2026 at 5:24 pm

    Gjynah. Gjithe ato zjarre dhe asnje rilindes brenda.

    Reply
  • Limitet tona... says:
    October 14, 2026 at 6:24 pm

    anarki qe nuk dihet si perfundon. Si thote populli :ujku(Saliu) qimen e nderron….

    Reply
    • K R says:
      October 14, 2026 at 10:11 pm

      Se ha më njeri teatrin me Saldhiun o ti brekushja e Shurrelit

      Reply
  • Limitet tona... says:
    October 14, 2026 at 6:33 pm

    Kemi te bejme me te njejtet barbare………..

    Reply
  • demo says:
    October 14, 2026 at 6:51 pm

    Te thashe Rame,te thashe,
    Mos e hiq gardhin jashte
    Mos i hiq Ato kangjella
    Do te duhen here te tjera.

    Te thashe qe ne fillim
    Mos bej sikur je trim,
    Kur vjedh shtetin dhe buxhetin
    Leri pordhet me miletin.

    Nuk i hoqi Mehmet Shehu
    Hijerende sa dridhej dheu
    Jo ti nje cope hajdut
    Bithejashte edhe kopuk.

    Dili zot tradhetive,
    Tenderat e Ministrive
    Kompanite e Jahudive,
    Qe u fal Vloren e Pavaresive.

    Vlora ka ulur koken,
    Se burrat kane marre Boten
    Jane larguar ata hundlesher
    Qe te merrnin gjak ne vetull.

    Kane mbetur disa laneter
    Korrozinj e Bangladesher,
    Nga Zverneci gjer ne Skele
    Do bejne Vloren Izraele

    Mu te sheshi i Flamurit,
    Vuri rruspat xhagajdhuri
    Naten ne erresire hajduti
    Do ndertoje Muze cifuti.

    Por ka djem kryeqyteti
    Studenta Universiteti
    Djem trima,te ditur shume,
    Mbaji Edvin,se tu suleee!

    Reply
    • Fjalë me vend says:
      October 15, 2026 at 5:01 am

      Bravo demo! E ke qarë, më bukur prishet!

      Reply
  • Populli says:
    October 14, 2026 at 7:48 pm

    Kokefortesia, arroganca, injoranca dhe etja per pushtet te pakufizuar e nje k/ministri ketu te con, se protesta e flamingove ka hyre ne muajin e 5-te qe ka kerkesa te qarta dhe te panegociueshme, kerkon doreheqjen e tij bashke me qeverine dhe te largimit te atij kerrmes se PD Sali Berisha, bashke me gjithe kopen e hajduteve qe i ndjekin nga pas keta. Protesta dhe populli s’kishte nevoje per propoganden e tij bajate qe po bene gjate gjithe kesaj periudhe te protestes duke i share dhe perbuzur ata, por per veprime konkrete, dhe te terhiqej me lezet ashtu si i ka hije nje politikani evropian. Ky as i beri keto qe ata, ai popull i zemruar dhe i lodhur tej mase me keta zagare te politikes PS-PD, por filloi me aksion te shiste territore dhe cfare ka mbetur ne kete shqiperi te djegur ti jepte me koncesion, ne kundershtim me ligjet e miratuara po me veton e tij, ne menyre qe kur te ikte ta linte vendin nje toke te djegur. Fali gjithcka tek oligarket e tij, gjithe pasurite publike po i shfrytezojn bota dhe populli nuk merre nje lek pre tyre, dhe e transformoj shqiperine nga nje vend i pasur ne nje nder me te varferit e botes. Nuk la pa mbledhur rreth vehtes, ne qeveri dhe kudo baxhelle, injorante dhe putane, i pasuroi me pasurite dhe parate e taksapagueseve shqiptare dhe vazhdon akoma ti mbroje ato nga drejtesia. Turp e faqe e zeze ku e katandisi shqiperine, shkaterroi gjithcka dhe e dogji, e ka mbushur me resorte kur populli s’ks buke te haj dhe ne pensionistet marrim 100 mij lek pension ne muaj. Kete gje qe po bene ky klloun, kete beri edhe Sali Berisha ne 97′, dogji dhe shkaterroi gjithcka duke lene pas nje toke te djegur. Ai kerrma nga ana tjeter na del si shpetimtar i shqiperise dhe nxit protestuesit per shkaterrime dhe protesta te dhuneshme, kurse naten flasin bashke dhe ndajne pasurite publike, kullat dhe ligjet qe do mbrojne ne parlament per ti shpetuar drejtesise nga bemat qe i kane bere ketij popullit dhe te gezojn pasurite marramendese qe i kane vjedhur ketij populli, bile duke korruptuar edhe falur pasuri publike edhe jashte shqiperise per qoka politike qe ata ta mbajne akoma ne pushtet per te vazhduar vjedhjen e popullit. Ju do mbeteni ne histori so antishqiptar dhe tradhetar te kombit me keto qe i keni bere dhe po i beni ketij populli. Dorehiqu, leri politikat mashtruese me BE bashke me ato fyckat e korrupruara qe te premtojn se do te fusin ne BE, jashte rregullave dhe ligjeve te saj. Keto nuk i ha me populli, i cili eshte zemruar jashte mase dhe po kerkon ato qe ti ske deshire ti realizosh, doreheqjen tende, te qeverise dhe gjithe kastes vjeter politike. Largohu me turp tani dhe bashke me Sali Berishen dhe kasten e haduteve qe u ndjekin nga pas shkoni vete para drejtesise dhe i ktheni parate e vjedhura popullit te haje nje kore buke. Turp te keni dhe mos e befshit piken e hajrit.

    Reply
    • xxx says:
      October 15, 2026 at 6:46 am

      Nuk leshon pushtet Ramuti, sa te jete gjalle. Me ato cka bere e ka te qarte, po e la eshte i mbaruar. Kjo pune do veje keq se ate rruge mori Kryekerma. Andaj u lidh me izrael e me trump.
      Ku jane satanai e bijte e satanait ky plak 62 vjec i vjeter do dal ti kerkoje ti gjeje e tu lutet- paguan direkt ne dore, me llokma Shqiperie e jete shqiptaresh.

      Reply
  • HORRI I VIÇIDOLIT DON MJEGULL says:
    October 14, 2026 at 9:13 pm

    Tirana në flakë bravo shqipe për protesta shqiptarëqe 1000 protesta u bënë në Beograd Paris …dhe nuk ju vu zjarri

    Reply
    • Genci paris says:
      October 14, 2026 at 10:11 pm

      Me cilin sy e pe ti
      Me ate me xham apo me ate pa xham

      Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    October 15, 2026 at 4:16 am

    TirOna osht kryeQIteti KRIMIT…Gjirizin Lalsit’ i KRRIMINELEVE !

    Reply
  • demo says:
    October 15, 2026 at 4:28 am

    Tirana ne Flake
    (Kopje e ripunuar)

    Te thashe Rame te thashe
    Mos e hiq gardhin jashte,
    Mos i hiq ato kangjella
    Do te duhen here te tjera.

    Te thashe qe ne fillim
    Mos bej sikur je trim,
    Kur vjedh shtetin dhe Buxhetin
    Leri pordhet me miletin.

    Nuk i hoqi Mehmet Shehu
    Hijerende,sa dridhej dheu,
    Jo ti nje cope hajdut
    Bithejashte edhe kopuk.

    Jo ti hajdut ikonash
    Kullufites makaronash
    Qe te moren per sevap
    Kur fute ne dhe tet Ate.

    Dili zot Tradhetive
    Tenderat e Ministrive,
    Kompanite e Jahudive
    Duan Vloren e Pavarsive..

    Vlora ka ulur koken,
    Se Burrat kane marre Boten.
    Jane larguar ata hundlesher,
    Qe te merrnin gjak ne vetull.

    Kane mbetur disa surreter
    Korrozinj e Bangladesher,
    Skafista,kontrabandjere
    Bysnesmena,Hoteljere.

    Kapobanda u ben Nder
    U sjell miq me shume vlere,
    Nga Zverneci gjer ne Skele
    Ta beje Vloren Izraele.

    Mu tek Sheshi i Flamurit
    Vuri rruspat xhagajdhuri
    Laberine e perzuri,
    Do ndertoje Muze cifuti.

    Por ka djem kryeqyteti
    Studenta Universiteti.
    Djem trima,te ditur shume,
    Mbaji Edvin,se te vune drune

    Reply
    • Fjalë me vend says:
      October 15, 2026 at 8:54 am

      Uaaaauuuu, edhe Ali Asllani do e kishte zili këtë poezi. Kurse Arben Duka do duartrokiste gjysëm ore👏👏👏👏👏👏👏👏👏

      Reply
    • % says:
      October 15, 2026 at 6:14 pm

      Ti na qenke përvecse zuzar e llum i internetit, ti na qenke edhe adhurues i kriminelëve Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha! je një ndyrësirë e bastard, je një qen bir qensh!

      Reply
  • Shqip says:
    October 15, 2026 at 5:16 am

    Qe Saliu eshte nje ndyresire, komunist, plehre kjo nuk diskutohet. Por ju mor rilindasit e surrelit keni 13 vjet qe karten e gogolit tundni se ai u mban ne pushtet.
    Vdekte muti i vicidolit sa me pare, e marrshni rrugen bashke me te dhe ju muterit e rilindjes te shpetoje ky popull nga antishqiptaret me te medhenj qe ka patur.

    Reply
  • nastradini says:
    October 15, 2026 at 5:22 am

    Flaken studentet duhet t’ja vene SPAK te hetuesve te Enverit, qe eshte fajtori kryesor i agravimit te situates tragjike qe po perjeton Shqypnia dhe qe genjen e mashtron popullin me video erotike duke imituar aktivitet si estrade per katunare dru me pre, por qe ne fakt eshte OTURKAU ku dhjet Edi Rama jashteqitjet e tij enveriste bashke me GJKKO e Irena Gjokes si nje turp dhe rezil i Drejtesise enveriste shqyptare, qe eshte si Drejtesia e Putinit ne Rusi. Krahasoni Drejtesine e Edi Rames dhe SPAK e Shqypnise me Drejtesine e Kroacise, Rumanise etj. por edhe SPAK e Kosoves ne Hage, qe arrestoi ne detyre Hashim Thacin dhe e denoi me 25 vjet burg dhe pastaj me tregoni se kujt i duhet vene flaka te parit:

    SPAK-OTURAKUT TE HETUESVE TE ENVERIT, APO SARAJEVE TE EDI RAMES NE SURREL?

    Reply
  • Per te mos harruar... says:
    October 15, 2026 at 7:24 am

    Po po, pa tjeter, Rama qe nuk dha doreheqjen,.. policia qe sdi te veproje, etj etj,…. Po (ai qe po djeg Tianen) hajduti nuk ka faj fare,???? i thoshin nje here e nje kohe.. … Ta gezoni protesten Orgen Peci… beji shurren baces tani. Me duket cudi si gezohen shqiptaret per djegien e Tiranes…

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 15, 2026 at 7:27 am

    VO:
    -Gjërsa në DITA të shkruaj ANONIMI,
    Shqipërinë do e mbys SALIKRIMI,
    Nuk ka më AVNI RUSTEM,
    Që tu tret TRURIN NË ERË.!
    -Azem Hajdatëri që u eleminua nga Saliu ndonse edhe Ai ishte SPIUN I SHUNFISH DEKLARO 1997.I:
    NË SHQIPËRI KA 1000.000 SPIUN,1000.000 HAJDUT,1000.000 NË PUNË DHE PA PUNË.
    NË PD ’91 U FUTËN 64.000 SPIUN E KOMUNIST TË ENVERIT,NDËRSA NË PS U FUTËN SHUMË KOMUNIST,POR PS I PASTROI ISH KOMUNISTËT,KAN NGELUR 1,2,3..!
    KJO ËDHTË NJË NGA ARSYET PSE PS FITON DHE PD HUMB QË NGA 1992 MBI 99 % DHE NGA 2013 MBI 10 HERË RRESHT.
    NDAJ,E.RAMËN E DO 80 % E POPULLIT,SHBA,BE..NDËRSA SALIUN 20 % E MILITANTVE TË KAMUR PREJ TIJ ME PRONA E DOLLAR DHE VETËM PPE E TIPIT BELERI.
    EL.NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    October 15, 2026 at 9:03 am

    O Ethem na mori lumi
    Ditë e natë nuk na ze gjumi
    Mjerë ne ish komunistët
    Po na djegin berishistët.

    O Ethem, ore Ethem
    E vërtetë, s’është thashethem
    Do na zezë ndonjë verem
    Ndërro emrin në Adem.

    Kurse unë do quhem Dule
    Në dorë do mbaj ca lule
    T’ia dhuroj ndonjë pule
    Të më japë ca fasule.

    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    Reply
    • + says:
      October 15, 2026 at 5:26 pm

      ..e shkruar nga frymëzimi YT sepse mban një pras në byt..hë… mbaje mbaje prasin.. vetëm më pras mund të mbarsesh edhe në byt…hë… mbaje e shijoje …. …

      Reply
  • 1thundrak says:
    October 16, 2026 at 3:40 am

    T3 qifte çyrbja treshe ÷ adi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 nëntor 2026
  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës

Komentet e Fundit

  1. K R on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. Dashnor Osmani on Peshku në det, tigani në zjarr
  3. Privilegjet e kastës–Pabarazia–E vërteta on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Une, uje,uje on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  5. Cesma pa uje on VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?