Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë
Lajmi i funditPolitike

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë

Published: October 9, 2025
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten që të pezullojë dekretin e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, pasi ky dekret u ankimua nga avokatët e kryebashiakut të shkarkuar me vendim qeverie, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Gjykata Kushtetuese njoftoi gjithashtu se trupi gjykues vendosi njëzëri që të kalojë çështjen me kërkues Veliajn në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025, duke u referuar ankesës së tij për shkarkim të padrejtë nga Këshilli i Ministrave.

Begaj i dekretoi zgjedhjet në Tiranë më datë 9 nëntor bashkë me 5 bashki të tjera, ku vakancat u shkaktuan nga dorëheqjet e kryebashkiakëve socialistë.

- Publicitet -

Veliaj e kishte ankimuar vendimin e qeverisë duke u bazuar në një nen të Kushtetutës që parashikonte qartë se vendimi i shkarkimit pezullohej në momentin e ankimimit, por kjo nuk e ndaloi Presidentin e Republikës Bajram Begaj që të dekretonte datën e zgjedhjeve.

Presidenca shpërndau një sqarim publik, ku këshilltarët ligjore të kreut të shtetit marrin përsipër të interpretojnë shkarkimin e kryebashkiakut he me anë të një kapërcimi juridik sugjerojnë se ankesa e tij duhej të ishte drejtuar në Gjykatën Administrative dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”, një kryetar bashkie i zgjedhur mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, kur dënohet me vendim të formës së prerë ose kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore.

Partia Demokratike e akuzoi presidentin Begaj se kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe se kishte rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndërmorën dhe iniciativën për të kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbuluar një skemë korrupsioni.

Shkarkimi i Veliajt, që shihej deri pak muaj më parë si një figurë qendrore e Partisë Socialiste dhe pasardhës i Edi Ramës, u inicua pikërisht nga Rama që udhëzoi këshilltarët socialistë të bashkisë që të nisnin procedurën e shkarkimit, që u finanalizua më pas me vendimin e qeverisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Remo says:
    October 9, 2025 at 12:43 pm

    Nje shuplake per noter Bajromin…
    Shpejt ne vend te tij, kapterr Ethemin!

    Reply
    • ¿? says:
      October 9, 2025 at 3:39 pm

      Hahahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa!

      Reply
  • SOKRATI says:
    October 9, 2025 at 1:17 pm

    Presidenti i Republikës deklaroi publikisht, se nuk i është ndaluar askujt dhe asnjë institucioni e drejta për të bërë ankimim në institucionin më të lartë të drejtësisë. Ku është përgjegjësia e Presidentit këtu?!

    Reply
  • capi says:
    October 9, 2025 at 3:01 pm

    Thuhet te pezulloj, dmth ta shtyje deri sa te marri vendim GJK. Po Bakja si Bakja, pushke pa sigurese, shkrep kot.
    Megjithate kjo nuk ndryshon arsyen perse eshte shkarkuar, ka qe nga shkurti qe nuk shkon ne pune.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    October 9, 2025 at 3:06 pm

    Presidenti i rrezuar e mbaruar ka qene e eshte aty poshte mollaqeve te Rames nga dita qe e futen ne presidence.

    Reply
  • KCK Live ne Surrel says:
    October 9, 2025 at 3:26 pm

    Ku pyet Rama per Kushtetuese e per gjykata, aq me teper nuk e gelltit dot qe t’ja dhjesin ate Manastirqien ne kale.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 9, 2025 at 4:12 pm

    OK,GJK:
    -E dyta herë(pas rrëzimit të SALI HAHDUTIT për SHITJEN E DETIT 2009) që hedh në koshin e plehrave VKM E DEKRETIN E MAXHORANCËS.!
    -Presidenti zbatoi VKM të Kryeministrit,pa ju drejtuar GJK,e cila me të drejtë e rrëzoi,Pasi K.Ministri imponoi edhe KËSHILLIN BASHKIAK TË TIRANËS DUKE E THIRRUR NË SELINË E PS..E PAPRECEDENTË.!
    -Tashmë E.Rama dhe B.Begaj do të bëhen TABEL QITJE NË KUVËND E FOLTORE PREJ NON GRATËS E KO..FATKEQSI KOMBËTARE.!

    Reply
  • demo says:
    October 10, 2025 at 12:15 am

    Cdeshe re Rame qe thrrite tersin!C`deshe Re Rame qe zbrite shejtanin me helikopter?
    Rrumi Zi afrikan,qe nuik e kishte zbardhur as te fto0htit Amerikan.
    Ishe mire.Po te ecnin punet fjolle..Hajde duro Berishen qe 442 protesta hodhi bomba zjarri mbi Bashkine per ta vrare Veline,tani po pergjerohet per Veline se mos ju dhje kushtetute e dhjere qe ne 2008.

    Reply
  • Ashburn USA says:
    October 10, 2025 at 3:33 am

    Kemi kaq kohe qe degjojme inerpretime te ndryshme te neneve 62 dhe 115 te kushtetutes. Te shkruajtura ne shqip dhe profesionistet (juristet) japin zgjidhje te ndryshme. Ketu lind pyetja, a ka the nene te tjera keshtu qe i bejne gjyqetaret konfjuse ne inerpretimet juridike apo arsimimi i ketyre juristeve le per te deshiruar ne formimin e tyre academik profesional dhe ne njohjen e thelle te gjuhes shqipe. Nderhyrja e GJK ketu eshte shume e domosdoshme dhe uroje qe te jete thellsisht nje shembull per juristet atje. Ne nga larg shikojme nje Tirane shume te zhvilluar krahasuar me 10 vjet me pare, degjojme qe nje i zgjedhur me vota absolute u arrestua dhe qendroje i burgosur pa nje aktakuze deri sa prokurori formuloje kerkesen per ta mare te pandehur dhe oposita qe demostroje para bashkise per afro nje vit nuk eshte gati te garoje per ta zevendesuar ???!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?