Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana renditet e pesta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve për 2021-2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tirana renditet e pesta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve për 2021-2023
EkonomiLajmi i fundit

Tirana renditet e pesta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve për 2021-2023

Published: February 10, 2025
Shpërndaje

Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë.

Në Europë, çmimet e shitjes së apartamenteve për periudhën 2021 deri në 2023 janë rritur 10,3% sipas të dhënave të bëra publike në raportin “Rritja e kostove të strehimit në BE”, të Parlamentit Europian.

Mbështetur te të dhënat e indeksit “KeyData Albania”, në Tiranë nga 2021 deri në 2023 çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%.

- Publicitet -

Çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro që ishte në tremujorin e parë të 2021.

Nga krahasimi i dhënave të publikuara nga raporti dhe të indeksit në Shqipëri, rezulton se Tirana renditet ndër 5 vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në harkun e viteve 2021-2023.

Për të njëjtën periudhë në Europë, rritja më e madhe e çmimeve u kryesua nga Hungaria me rreth 65%. E ndjekur nga Islandë 54%, Lituania 50%, Estonia me 45%, Kroacia me 40% , Bullgaria me 37% etj.

Ndërsa rritja më e ulët e çmimeve është shënuar në Gjermani me 1%, Qipro me 5% dhe Itali 6%. Në disa shtete të tjera europiane si Finlandë, Suedi dhe Luksemburg çmimet janë ulur nga 1 deri 6%.

Raporti analizon rritjen e çmimeve të apartamenteve për gati një dekadë. Nga viti 2015 deri në 2023, rritja e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë është 48%.

Raporti thekson se arsyet kryesore që kontribuuan në rritjen e çmimeve janë kostot më të larta të ndërtimit dhe normat e interesave. Po ashtu nga rënia e ndërtimit që kufizoi ofertën dhe rritja e blerjes së pronave, si një investim për të gjeneruar të ardhura shtesë.

Në Tiranë, rritja e çmimeve të apartamenteve vijon të jetë e vazhdueshme.

Shtrenjtimi nuk është ndalur edhe gjatë 2024-s. Ndër arsyet e rritjes së çmimeve sipas ndërtuesve ishte rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës nga korriku 2023. Ndonëse gjatë 2024-s, kërkesa për blerje ka qenë më e ulët se viti paraardhës.

Në muajin korrik 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, sipas të dhënave të agjencive, rezultoi se rritja e çmimeve në zonat qendrore varionte nga 10 deri 16%.

Konkretisht te disa zona, si ajo pranë Stadiumit Dinamo çmimi maksimal arriti në 2,900 euro për metër katror nga 2,600 euro për metër katror që ishte në 2023. Rritja ishte 16%.

Pranë Parkut Olimpik në Tiranë, në një nga komplekset e reja që po ndërtohet, në muajin korrik 2024 çmimet e shitjes arritën nga 2,200 euro vlera minimale deri në 2,900 euro për metër katror vlera maksimale.

Në këtë zonë, çmimet e shitjes në 2023 variuan nga 2,300 deri në 2,600 euro për metër katror. Rritje çmimesh ka pasur edhe në zonat periferike.

Edhe në fillim të vitit 2025 konstatohet rritje të çmimeve.

Në Komunën e Parisit për ndërtimet e reja, në fazën e parë po ofrohen çmime që variojnë nga 2,400-2,700 deri 3,000 euro për metër katror. Zonat periferike si Fresku, Shkoza dhe Astir, çmimet nisin nga 1,400 euro për metër katror.

Ndërtuesit pohojnë se shkak i rritjes së çmimeve është kërkesa në rritje nga blerësit e huaj dhe blerjet për qëllim investime me qiradhënie afatgjatë dhe afatshkurtër.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Arben says:
    February 10, 2025 at 8:08 am

    Allbania urupiane histori suksesi për drogaxhinjtë.

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    February 10, 2025 at 8:41 am

    Ne vendin me te varfer te Europes ato cmimet me te larta te apartamenteve vertetojne se jane me para informaliteti.
    Sic eshte informale e tere ekonomia ne kete vend.

    Reply
  • labi says:
    February 10, 2025 at 11:04 am

    Kur te plasi nuk do e hane ata qe fitojne rroga nga 500 000 leke ne muaj,do behet me keq se 97,i ka ardh njerezve ne maje te hundes,kjo situate nuk rregullohet me me vote,Salihi i vodhi parat me firmat piramidale,u cuan njerezit po nuk i shkuan deri ne fund asaj qe duhet te benin,tani kane zene mend,do ja hane dreken ne surrel hajdutit.Nje gazete sot jepte lajmin se si po fitojne ata qe japin shtepite me qira ne Tirane Vlore e Sarande,nuk e kuptoj se si mund te blej shtepi nje njeri qe nuk ka prekur kurre pune me dore dhe nuk ka firmosur kurre nje liste rroge.Ekonomia informale po ja merr shpirtin Shqiperise ngadale.

    Reply
  • mali tiranes says:
    February 12, 2025 at 12:21 pm

    Rritja e cmimeve te apartamenteve, veper e hajduteve te PS ne qeveri dhe pushtet lokal.
    U duhet te ndertojne duke perfituar nga pushteti dhe te shesin sa me shtrenjte (tek ata qe fitojne para permes trafiqeve) po duke shfrytezuar pushtetin.

    Reply
  • qeraxhiu says:
    February 12, 2025 at 5:59 pm

    Kodi mafies per te rritur cmimet e apartamenteve ishte:
    Ju rritem vleren e prones”!!!

    Kjo deklarohej publikisht sa here qe donin te nxisnin rritjen e cmimeve te apartamenteve. Nga ana tjeter, qeveria rriste cmimet e references qe ti vene dysheme mundesive te shitjeve.
    Shprehje e bashkepunimit ne fushen e rritjes se cmimeve. Dhe na perrallisnin se gjoja ne Tirane eshte rritur kerkesa, se po blejne italianr, se po vine e blejne nga periferite. Po kush ka aq para sa te bleje nje apartament ne Tirane?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?