Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana solidarizohet me Kharkivin e shkatërruar nga lufta, Veliaj premton ndërtimin e një shkolle të re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tirana solidarizohet me Kharkivin e shkatërruar nga lufta, Veliaj premton ndërtimin e një shkolle të re
AktualitetLajmi i fundit

Tirana solidarizohet me Kharkivin e shkatërruar nga lufta, Veliaj premton ndërtimin e një shkolle të re

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Në shenjë solidariteti me popullin ukrainas, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë një shkollë të re në qytetin e Kharkivit, të shkatërruar nga lufta, si dhe do të ndihmojë në procesin e rindërtimit.

Në një fjalim të mbajtur para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përmes një lidhjeje direkte me video, kryetari i Bashkisë së Kharkivit në Ukrainë, Ihor Terekhov falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe Shqipërinë për mbështetjen ofruar vendit të tij.

“Sigurisht, ne do të jemi në gjendje ta rindërtojmë Kharkivin pas luftës, më shpejt, nëse marrim ekspertët dhe specialistët më të mirë në fusha të ndryshme. Tani ekipi im është duke punuar për krijimin e një Këshilli Koordinues të qyteteve partnere, për të shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase mjetet e bashkëpunimit ndërkomunal. Qyteti i Tiranës ka përvojën e tij në rimëkëmbjen urbane dhe zhvillimin ekonomik, prandaj ne jemi mirënjohës për ndihmën tuaj në procesin e rindërtimit të pasluftës, duke përfshirë pjesëmarrjen e qytetit tuaj në punën e Këshilli Koordinues të qyteteve partnere. Jam i bindur se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë paqe, stabilitet dhe prosperitet. Faleminderit për vëmendjen dhe ndihmën tuaj për Ukrainën”, tha kryebashkiaku Terekhov.

- Publicitet -

Kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj menjëherë pozitivisht ftesës së kryebashkiakut të Kharkivit për të qenë pjesë e Këshillit Koordinues të qyteteve partnere, që do të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës.

Veliaj shprehu gatishmërinë e Tiranës për të kontribuar për rindërtimin dhe kapërcimin e pasojave të luftës.

“Jam i sigurt se do të ketë një “Plan Marshall” për rindërtimin e Ukrainës, ku ne duam të luajmë rolin tonë. Përsa kohë që mes luftës ne jemi duke folur për shkolla, arsim, për dije, për fëmijët, për të ardhmen, unë besoj se ky është një moral ku ne jemi pjesë vëllazërisht me miqtë tanë në Kharkiv. Mezi pres të luajmë rolin tonë modest. Unë besoj se mes qyteteve mund të jemi praktik, mund të jemi efiçentë, dhe do doja shumë që në frymën e shkollave fantastike që kemi bërë në Tiranë, me të njëjtin dizajn, me të njëjtin concept, t’i dhurojmë Kharkivit një shkollë të bukur, siç kemi konceptuar shumë prej hapësirave fantastike të Tiranës, për djemtë dhe vajzat e qytetit tuaj. Ne jemi Shqiptarë, jetojmë në Tiranë, në Kryeqytetin Europian të Rinisë. Ne duam të bëjmë një të mirë në këtë det të madh të kontributeve, duke menduar dhe projektuar që tani Ukrainën e lirë, Ukrainën fitimtare, Ukrainën e të ardhmes”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Shqipëria dhe Tirana kanë qenë gjithmonë pranë atyre që kanë pasur nevojë dhe shprehu besimin se fitorja në Ukrainë nuk do të vonojë. “Të gjitha qëndrimet e kombit tonë, të qytetit tonë, të shtetit tonë, kanë qenë në mbështetje të vëllezërve dhe motrave kosovare kur ata kishin nevojë, në mbështetje të opozitës së Iranit kur ata kishin nevojë dhe u transferuan në Shqipëri, në mbështetje të aktivistëve të Shoqërisë Civile dhe gazetarëve të Afganistanit kur ata kishin nevojë, dhe sot mbështesim qindra fëmijë nga Ukraina kur ata kanë nevojë. Është fryma dhe ADN-ja jonë. Ne këta jemi! Pavarësisht se mbështetja jonë është simbolike, me emërtimin e një rruge “Ukraina e Lirë” në qytetin tonë, ose disa herë me ndërtimin konkret të një shkolle, dua që ta dini se jemi me ju dhe ju mbështesim me të gjitha mundësitë tona. Sigurisht, jemi një shtet i vogël, por me Kryeministrin dhe Shqipërinë që është anëtare e Këshillit të Sigurimit, apo me gjithë rrjetin tonë të qyteteve mbështetëse për Ukrainën, jemi me ju. Mezi presim orën e fitores që padyshim do të vijë”, nënvizoi Veliaj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?