Në faqen e parë të gazetës DITA, të cilën mund ta gjeni sot në kioskat e shtypit në gjithë vendin, mund të lexoni:
1 – Roboti i përgjigjet Viktor Malajt: Redaksia teston Inteligjencën Artificiale duke i dërguar një artikull kundër saj. IA replikon, madje ia vendos edhe titujt vetë replikës me analistin e njohur të DITA
2 – Nga Fatos Tarifa – Kur të huajt janë pseudoshkencëtarë: Shqipëria dhe shqiptarët sipas antropologes britanike Stephanie Schwandner-Sievers dhe historianit James Pettifer. Pse pikëpamjet e tyre janë amatoreske
3 – Qendra ‘Marshall’ – Analiza e presidentit Begaj: Sfidat shqetësuese të një epoke të re
4 – Urdhëri i Ministrisë: Formularë dhe skemë pikësh, si do vlerësohen spitalet publike
5 – Mbaron Ramazani: Dita i uron të gjithë besimtarëve muslimanë gëzuar Fitër Bajramin

Ditë të mbarë dhe lexim të këndshëm!
